E premte, 19.04.2024, 09:24 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Pergenjeshtrim nga Dr. Arben Petto

E merkure, 08.06.2011, 07:32 PM


Reagimin e Dr. Petto po e publikojme sic eshte derguar, njekohesisht shprehim keqardhjen per shqetesimet e lindura pas publikimit te shkrimit te z. Kristo Qendro.

I. Dardani

 

______

 

Te nderuar Zoterinj

 

Megjithe respektin qe kam per median e perpjekjet Tuaja  sot lexova i indinjuar nje botim Tuajin  ku nje Sharlatan me emrin Kristo Qendro e paraqiste veten si projektuesin dhe ideatorin e teleferikut te Dajtit.

 

Une jam Dr.Arben Petto, projektuesi dhe realizuesi i ketij projekti, themeluesi  i  Kompanise qe realizoi kete projekt Kompani e cila sot quhet "Dajti Expres".

 

Nuk dua tju bej histori, por dua shkurtimisht tju bej me dije se Une jam Inxhiner profesionist rrugesh dhe teleferikesh pyjor,  dhe Titullin doktor i Shkencave e kam marre pikerisht per realizimin e ketij projekti, ku anetar komisioni ka qene dhe K. Qendro, i cili ka votuar per noten maximale 10 (dhjete),

 

Rreth shtate vjet me pare nen drejtimin Tim me projektin e firmosur dhe vulosur prej Meje, Komuna Dajt miratoi ndertimin e Teleferikut per pasagjere Tirane - Dajt.

 

6 muaj me vone Qarku Tirane miratoi kete Projekt ne prezencen Time,

 

dhe perseri 6 muaj me vone Sekretaria Teknike e KRRTSH mbas mbrojtjes se Projektit perpara Tyre nga ana Ime aprovoi Lejen e sheshit dhe Lejen e Ndertimit  per ndertimin e Teleferikut per pasagjere Tirane - Dajt, me Drejtues Teknik Z. Arben Petto.

 

dhe pak jave me vone ne prezence te Kryeministrit te asaj kohe Zoti Fatos Nano dhe Qeverise se Tij, ne pranine e mediave me jepet Leja perfundimtare e ndertimit e firmosur nga Zoti Fatos Nano.

 

Ne inagurimin e punimeve Kryeministri dhe Une vume gurin e pare dhe u deklarua fillimi i punimeve.

 

Stafi i at'hershem ka qene si me poshte:

 

1. Arben Petto,  Drejtor dhe Drejtues Teknik,

2. Prof. Panajot Koci

3. Ing. Erzen Bulica,

4. Ing. Florian Koci,

 

nenkontraktor zgjodha per bazamentet Zotin Ilir Trebicka.

 

Bashkepunuan Gjergji Kuke, Benimpex & Co, Doppelmayer, dhe me vone Banka Credins ku nje rol te vecante luajti bleresi i ardhshem i nje pjese te aksioneve Z. Muhamet Malo si dhe SIGMA sha.

 

Eshte i turpshem, i pamoralshem madje i felliqur shkrimi i Kristo Qendros, i ketij personazhi genjeshtar dhe pa moral.

 

Per paturpesine e Tij mbase mund te flisnim gjate Une dhe koleget e mij, por eshte e kote.

 

Ky sahanlepires rrinte si zagar ne zyrat tona e na lutej ta merrnim ne pune si perkthyes.

 

Me vjen keq qe i them keto fjale por eshte e verteta e hidhur.

 

Sot struktura e Kompanise ka ndryshuar, Muhamet Malo ka blere shumicen e aksioneve, Une kam kaluar aksioner i dyte dhe Sigma sha e trete.

 

Me kane informuar koleget e mij qe Kristo merret me pastrimin e zyrave dhe si plak qe eshte (79 vjec) i jepet nga kompania nje kure falas per prostatin.

 

Desheroja qe Ju ta pergenjeshtronit kete shkrim te genjeshtert ne Gazeten Tuaj, pasi Ju jeni te rinj dhe ne karrieren Tuaj ben mire te zere vend vetem e verteta  sepse keshtu rrisni reputacionin Tuaj personal dhe te Gazetes Suaj.

 

Me respekt,

Dr. Arben PETTO.



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora