Shtesë » Lajme
Xhafer Leci: Dhimbje e madhe për familjen Haziri
E diele, 22.05.2011, 07:58 PM
Dhimbje e madhe për familjen Haziri
Nga Xhafer LECI
Amshimi i hershëm i Milotit 14 vjeçar
Në Kirchheim Teck të Gjermanisë, në lokalet “B. Nachhilfe” Rruga Tannenberg Str.55, u mbajtën të pamet për vdekjen tragjike të të riut 14 vjeçarit Milot Haziri. Miloti vdiq të (shtunën) më datë 23.04.2011, në komunikacion në vendin e ngjarjes tragjike, në Kryqzimin e Autostradës A 81, afër Bad Dürrheim-it, nja
Në veturën V W Sharan, cilën e ngiste e motra e Milotit gjendej e tërë familja 6 anëtarëshe e Vesel Haziri-t,vetëm pak minuta para se të ndodhte përplasja e veturës, Miloti e liron rrypin për të rregulluar diçka, dhe në atë momente ndodhë më e keqja vdekja e tij duke dalë jashtë për dritare në autostradë.
Në ceremoninë e varrimit në vendlindjen e tij në në Komunën e Shtimes, kishin marrë pjesë rreth 600 familjarë, miq e shokë. Pasi mbahen të pamet në Kosovë, kryefamiljari, i ati i Milotit, Vesel Haziri me të vëllain Hazirin, djemtë, nipa, miq e shokë organizuan të pamet edhe në Gjermani.
Kjo është një dhimbje e madhe për familjen Haziri, miq e dashamirë mërgimtarë.
Të përcjellësh kufomën në vendlindje, ta varrosësh atje, të pritësh të pame, dhe përsëri të kthehesh në vend të huaj, të organizosh të pame, kjo është dhimbje e shumëfishtë.
Kemi dëgjuar nga të moçmit kur na thonin: Vendi i huaj është shumë i ftohtë.
Nga të gjitha anët e Kirchheim -Teck-ut, Nürtingen-it, Wernau-së, Rechenbach-ut etj. rrethina, si dhe nga Zvicra e vende tjera të Perëndimit, qindra mërgimtarë tanë, miq,shokë, vëllazër shqiptarë vinin si lumi pa ndërpre për tu shpallë nushllime familjes Haziri.
Miloti si një lule ende pa i mbushur 15 pranvera, iku në Boten e Amshueshme.
Miloti ishte fëmiu i 3-të, i Veselit, Ai la motrën, dy vëllezër, nënën dhe babën të pikëlluar.
Zoti dhe fati e deshi që të gjithë anëtarët tjerë të familjes së Vesel Haziri-t, shpëtuan nga vdekja, me plagë të lehta pa pasoja.
Miloti ka qenë një nxënës i shkëlqyer në Gjimnazin “Ludwig Uhlan”Klasa D.8 , në Kirchheim.
Ai kishte sjellje shumë të mira njerëzore, ishte i shëndosh, trup gjatë 190 cm,
luante basketboll. Ishte i afërt dhe i dashur për të gjithë.
--------------------------------------
Përkthimi në shqip:
Die Kirchheimer Basketballer trauern um Milot Haziri
Basketbollistët e Kirchheim-it ndjejnë dhembje për Milot Haziri-n
* 24.11.1996 - † 23. April 2011
Am Ostermontagmittag trafen sich fast 150 Freunde, Bekannte, Basketballer an der Sporthalle Stadtmitte, um der Familie Ihr Beileid auszusprechen.
Të hanën e Pashkëve në mes ditë takohen rrethë 150 shokë, të njofshëm, basketballistë në Sallen e Sportit në Qendër të Qytetit, për ti shpallur ngushllime familjes Haziri.
---------------------------------------------
Për këtë rast shumë të dhimbshëm kanë shkruar dhe folur, disa kanale televizive, gazeta e revista gjermane. Si.p.sh.
SÜDKURIER
KURIERI JUGOR
Schwarzwald-Baar-Kreis
30.04.2011 . Unfall
Polizei sucht dringend Zeugen
Policia urgjentisht këkonë dëshmitarë
[0]
Dieses Archivfoto zeigt den am Ostersamstag bei Bad Dürrheim verunglückten VW Sharan.
Bild: SK-Archiv/Hornfix
Arhivi Foto e veturës në vendin e ngjarjes.
Përgaditi:
Xhafer Leci
Kirchheim-Teck, 15.05.2011