Shtesë » Lajme
Beteja për Tiranën, Basha mban avantazhin
E premte, 13.05.2011, 07:58 PM
Kandidati i “Aleancës për qytetarin” Lulzim Basha vazhdon të ruajë avantazhin përballë kandidatit socialist, Edi Rama në bashkinë e Tiranës.
Sipas të dhënave të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve janë hedhur te dhena per 474 kuti të numëruara, nga 485 që ka bashkia Tiranë.
Deri në këto momente, Basha ka marrë 122 700 vota, kundrejt 121 975 vota të marra nga Rama, duke ruajtur kryesimin.
Basha mori kryesimin në garen e forte per kryeqytetin, në orët e parë të mëngjesit të nje dite me parë, duke e mbajtur atë në vazhdimësi.
Nga mëngjesi i sotëm ka rinisur numërimi në njësinë nr.5, i cili po vazhdon me ritme te ngadalta.
Numërimi në këtë njësi, e fundit për kryeqytetin po monitorohet nga shumë vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë këtu edhe disa ambasadorë.
__________
Njësia 5, Arvizu: Mjaft, njerëzit janë të lodhur!
Problemi me kontestimet e fleteve te votimit ne njesine numer 5 dhe nderprerja e vonesat ne procesin e numerimit kane sjelle sërish ambasadorin amerikan Aleksander Arvizu ne qendren e numerimit ne kete njesi, ne oret e vona te nates.
Ambasadori, pasi ka marre takim me perfaqesues te dy partive, ka deklaruar per mediat se procesi duhet te vijoje normalisht, njerezit jane te lodhur nga tejzgjatja e numerimit. Ai ka kerkuar t’i jepet fund situates se krijuar, duke u shprehur qarte: “Enough is enough”- ka thene ai.
“Eshte per te ardhur keq qe procesi eshte nderprere. Sot eshte e premte mbrema, gjithcka na nisur te dielen ne darke. Eshte kohe egjate, njerezit jane te lodhur. Komisioneret jane te lodhur, mediat jane te ldhura, vezhguesit jane te lodhur, madje edhe vete kandidatet me te cilen kam bisdeuar, Basha dhe Rama me kane thene se jane te lodhur”- tha Arvizu.
Sipas tij, nese nje flete votimi vihet ne pikepyetje, ka menyra per ta bere kete, por nuk duhet te nderpritet numerimi. Ai ka pohuar se ka pasur ‘lojera’ te pranueshme te politikes, duke iu referuar vonesave gjate procesit te numerimit, por tashme limiti eshte arritur.
__________
PS fiton 34 bashki, PD 31 të vogla
Rezultati i bashkive në rang vendi është fituar nga opozita.Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për 65 bashki të vendit ku ka përfunduar numërimi i votave, opozita ka fituar në 34 bashki të vendit, ndërsa maxhoranca ka fituar në 31 bashki të tjera. Harta e këtyre rezultateve është e shpërndarë në të gjithë vendin, ku të dy krahët kanë fituar bastione të njëra-tjetrës. Kështu, maxhoranca ka fituar disa bashki në Jug të vendit, të konsideruara si bastione të së majtës, ndërsa e njëjta situatë është edhe për opozitën, që ka arritur të fitojë disa bashki, të cilat ishin bastione të Partisë Demokratike. Ky është dhe rezultati përfundimtar për të gjitha bashkitë e vendit, pa llogaritur vetëm Tiranën, e cila ka mbetur në kutitë e fundit për të llogaritur kryebashkiakun e ri.
Rezultati
Maxhoranca ka fituar disa bashki, të cilat kanë qenë bastione të së majtës në Jug të vendit. Janë fituar bashki si Leskoviku, Bilishti, Delvina, Roskoveci apo Librazhdi, të njohura si bashki që kanë fituar në të kaluarën majtas. Nga ana tjetër, edhe Partia Socialiste ka arritur një rezultat në shumë bashki të djathta, si në Kavajë, të cilën e fiton për herë të parë, apo edhe bashki të tjera, si Shijaku, Laçi, Burreli, Rrësheni. Harta e rezultateve tregon se bastionet i kanë humbur vlerat e tyre në shumë bashki dhe vetëm në pak prej tyre është ruajtur tradita e fitoreve sipas krahëve respektivë, si Shkodra për të djathtën, apo Vlora për të majtën. Por, nga ana tjetër, nëse llogariten bashkitë e mëdha të vendit, që janë edhe qendrat e qarqeve, fituese del Partia Socialiste. Kështu, opozita ka fituar bashkitë e Gjirokastrës, të Korçës, Elbasanit, Fierit, Vlorës; Partia Demokratike ka fituar në Lezhë, Shkodër e Kukës, ndërsa dje konfirmoi fitoren edhe në Bashkinë e Durrësit. Një tjetër detaj, duke llogaritur rezultatin edhe për komunat, qarqet në shumicë i zotëron maxhoranca, pasi ka siguruar fitoren në shumicë, si në këshillat bashkiakë, ashtu dhe për sasi të njësive vendore. Në të njëjtën kohë, kur ka përfunduar rezultati për 270 njësi vendore, Partia Demokratike ka fituar 133 komuna në mbarë vendin. Partia Socialiste deri tani ka konfirmuar fitoren në 57 komuna në të gjithë Republikën. Në rang vendi mbeten dhe mbi 100 komuna në garë, ku ende nuk janë numëruar votat, por duke iu referuar shifrave aktuale, opozita ka fituar 32 për qind të komunave, ndërsa maxhoranca ka fituar 68 për qind të tyre. Konkretisht, në mjaft rrethe, edhe pse bashkia është fituar nga opozita, të gjitha komunat e tjera janë fituar nga e djathta. Koalicioni qeveritar ka fituar komuna edhe në zona të njohura si bastione të së majtës në Jug të vendit, si në qarqet e Korçës, Fierit, Vlorës, Beratit etj.
34 bashki janë fituar nga koalicioni i opozitës “Aleanca për të ardhmen” në mbarë vendin, ndërsa mbeten për t’u vendosur edhe për disa bashki të tjera, të cilat janë në proces.
30 bashki janë fituar nga koalicioni qeveritar “Aleanca për qytetarin” në mbarë vendin, ndërsa mbeten për t’u vendosur edhe për disa bashki të tjera, të cilat janë në proces.
Bashkite
Rezultati për bashkitë e vendit ndryshon si në Veri të vendit, ashtu edhe në Jug të tij. Të dyja koalicionet kanë fituar në qarqe të ndryshme, edhe pse mjaft prej tyre konsideroheshin si bastione. Ngjyra e fitores nuk është më e përqendruar si më parë, por në çdo qark ka pasur fitore nga të dy krahët. Konkretisht, në Kukës PD-ja ka fituar këtë bashki, ndërsa PS-ja ka fituar Krumën. Në Lezhë, PD-ja ka fituar këtë bashki, ndërsa PS-ja ka fituar Laçin. Në Korçë, PS-ja ka fituar Bashkinë, ndërsa Bilishtin e ka fituar PD-ja. Në qarkun e Elbasanit, PS-ja ka fituar Bashkinë kryesore, ndërsa të tjera, si Librazhd, Cërrik, Belsh, janë fituar nga PD.
Komunat
Fitorja në komuna ka pasur ngjyra të ndryshme dhe domethënëse për të dyja koalicionet. Disa nga komunat e fituara nga PD-ja janë Voskopoja, Vithkuqi etj., ndërsa ka shënuar fitore edhe në komunat që rrethojnë Tiranën, si në Farkë, Kashar, Paskuqan, me përjashtim të Dajtit. PS-ja ka fituar në disa komuna të mëdha, siç është Otllaku në Berat, Lekbibaj në Tropojë, Shëngjinin apo edhe komunën Rrethinat në Shkodër. Nëse shihet ndarja e komunave, pothuaj në çdo qark të vendit maxhoranca ka marrë shumicën e komunave, ose më saktë, shumicën e njësive vendore, çka do t’i sigurojë maxhorancës shumicën vendimmarrëse në të 12-të qarqet e vendit.
Rezultati në njësi vendore
BASHKITE E FITUARA NGA PD
Peqin
Çorovodë
Poliçan
Leskovik
Bilisht
Kukës
Bajram Curri
Peshkopi
Lezhë
Vau i Dejës
Fushë-Arrëz
Pukë
Kamzë
Vorë
Rrogozhinë
Delvinë
Klos-Mat
Bulqizë
Manëz
Sukth
Krujë
Cërrik
Çorovodë
Belsh
Roskovec
Libohovë
Mamurras
Shkodër
Koplik
Librazhd
Përrenjas
BASHKITE E FITUARA NGA PS
Patos
Kuçovë
Divjakë
Ballsh
Memaliaj
Tepelenë
Këlcyrë
Përmet
Ura Vajgurore
Maliq
Ersekë
Pogradec
Rrëshen
Rubik
Laç
Kavajë
Vlorë
Berat
Fier
Lushnjë
Himarë
Orikum
Sarandë
Konispol
Burrel
Fushë-Krujë
Shijak
Gjirokastër
Këlcyrë
Korçë
Selenicë
Durrës
Elbasan
Krumë
Komunat e
fituara nga PD
Drenovë
Velabisht
Gjocaj
Pajovë
Përparim
Shezë
Cakran
Fier-Shegan
Perondi
Krutje
Tërbuf
Qendër-Mallakastër
Cepo
Lunxhëri
Luftinjë
Petran
Drenovë
Gorë
Lekas
Moglice
Mollaj
Qendër Bulgarec
Vithkuq
Voskopojë
Liqenas
Pirg
Pojan
Vreshtas
Barmash
Çlirim
Baz
Derjan
Macukull
Xiber
Zerqan
Mollas-Elbasan
Gjinar
Labinot-Mal
Strum
Bubullimë
Kolonjë (Fier)
Remas
Tërbuf
Greshicë
Ngracan
Selitë-Mallakastër
Antigonë
Lazarat
Picar
Qendër-Libohovë
Barmash
Hoçisht
Progër
Grykë-Cajë
Shqigjen
Zapod
Dajç-Lezhë
Zejmen
Dajç-Shkodër
Postribë
Blerim
Iballë
Qelez
Qerret
Komunat
e fituara nga PS
Levan
Dushk
Golem-Lushnjë
Gradishtë
Fratar
Hekal
Qendër-Tepelenë
Qendër-Piskovë
Libonik
Novoselë-kolonjë
Krumë
Lekbibaj
Arras
Shëngjin
Kalaja e Dodës
Rrethinat
Fierzë-Pukë
Luzni
Dajt
Njësitë Bashkiake, beteja e re PD-PS
Procesi i numërimit të votave për kandidatët e 11 njësive bashkiake në Tiranë pritet të nisë ditën e sotme në Tiranë, në disa prej këtyre njësive, thanë burime pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ky proces pritej të niste ditën e djeshme, por partitë politike kërkuan shtyrjen e tyre për të pushuar numëruesit e votave, të cilët kanë qenë të angazhuar me kohë të plotë në numërimin e votave për kryebashkiak të Tiranës dhe për Këshillin e Bashkisë. Ky proces pritet të jetë sërish i gjatë nisur edhe nga numri i madh i votave që do të numërojnë komisionerët e të dyja palëve, duke përfshirë votat për kreun e njësisë vendore, si dhe për këshillat e minibashkive.
PS:Numëruesit e rinj nuk po fillojnë punë
Akuzat mes palëve nuk janë ndalur edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Përfaqësuesi ligjor i PS në KQZ Genci Gjoncaj akuzoi kreun e KQZ-së Arben Ristanin se po pengon punën e komisionerëve të majtë në KZAZ-të e njësisë 10 e 5, duke mos çuar aktet e emërimit për këta përfaqësues. “Përfaqësuesit tanë në këto njësi janë në pritje të akteve të emërimit të tyre për të ushtruar detyrën sipas përcaktimeve ligjore, ndërkohë administrata e KQZ-së vepron në mënyrë të jashtëligjshme duke mos iu vënë në dispozicion vendimmarrjen e KQZ-së. Kjo administratë e politizuar në ekstrem vazhdon të pengojë në mënyrë të qëllimshme veprimtarinë e këtyre dy njësive vendore, të cilat janë në përfundim të procesit të numërimit të votave”, tha Gjoncaj.
ERALD KAPRI