E shtune, 09.11.2024, 12:27 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Arrestohen 6 zyrtarë të Kuvendit të Prishtinës

E marte, 03.05.2011, 06:08 PM


Gjashtë zyrtarë të Kuvendit Komunal të Prishtinës janë arrestuar sot, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

 

"Arrestimi i tyre është bërë nën dyshimin për keqpërdorime në Komunën e Prishtinës, lidhur me një tender që ka pasur të bëjë me mbulimin e lumit Prishtevka. Dëmi i veprës së dyshuar arrin në qindra mijëra euro", thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Policia e Kosovës gjithashtu ka publikuar inicialet dhe moshën e gjashtë personave të arrestuar; R.Sh. i lindur në 1943, E.R. i lindur në 1960, Q.B. i lindur në 1966, R.S. i lindur në 1960, H.K. i lindur në 1965 dhe H.F. i lindur në 1964.

 

Në njoftim thuhet se hetimet janë kryer nga Drejtoria për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ndërsa Prokuroria ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë për personat në fjalë. (a.h.)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora