Shtesë » Lajme
Asllan Dibrani: Qendra e Vetëvendosjes në Gjermani zgjerohet edhe me një nëndegë në Nürnberg
E enjte, 05.05.2011, 07:57 PM
Qendra e Vetëvendosjes në Gjermani zgjerohet edhe me një nëndegë në Nürnberg
Nga Asllan Dibrani
Vetëvendosja dita ditës është duke bërë avancime te reja pos në Kosove edhe në Diasporën Shqiptare, gjë që e vërteton me aktivitetin e vet për çdo ditë. Ma ndryshe nga partitë politike të deri tanishme që veprojnë në diasporën shqiptare e qe e bënë pikë e pesë diasporën! Levizja Vetëvendosja duke u përqafuar si jo partiake, janë duke gjetur përkrahje të shumta në mase, duke e shpaluar programin e vet pran qytetarëve ku dallon nga partitë tjera në program rregullore dhe ne qëndrime . Vetëvendosja me iniciativën e qytetareve po zgjerohet dita ditës. Në Nürnberg të Gjermanisë me iniciativën e disa përkrahësve te Lëvizjes Vetëvendosje u themelua edhe këtu pika e kësaj qendre në praninë e shumë qytetarëve. Interesimin e këtij takimi e shtoj edhe prezenca e zotit Bashkim Osmanit përgjegjësi i "Qendrës Vetëvendosje" për Gjermani. Bashkim Osmanin në këtë takim e shoqëroj edhe dhe anëtari i kryesisë Arben Maloku në kryesine e Qendrës se Vetëvendosjes për Gjermani.
Në fillim të takimit u intonua Himni Kombëtarë. Tubimin e hapi zotëri Ibrahim Islami (Bushi) i cili i përshëndeti te gjithë te pranishmit dhe u uroi mirëseardhje në këtë tubim shumë të rëndësishëm. Pastaj fjalën ia dha drejtuesit te Qendrës Vetëvendosje për Gjermani Bashkim Osmanajt i cili qysh në fillim foli rreth rolit që ka luajtur kjo Lëvizje që nga themelimi i saj në Kosovë po edhe në Gjermani. Pastaj foli edhe për rolin e prezencës se Vetëvendosjes si pjesë e institucioneve shtetërore të Kosovës pas futjes se saj në Parlament me 14 deputetet . Me këtë rast u bë edhe elaborimi i programit politik dhe ekonomik si dhe roli i diasporës që do ta ketë në të ardhmen nëse do te vijë deri te marrja e pushtetit nga VV. Fjalën e mori edhe Arben Maloku i cili foli rrethe programit të Lëvizjes dhe prioritetin qe ajo i jep Diasporës Shqiptare në programin e saj. Kjo na bënë të ndihemi mirë që është e vetmja Lëvizje politike e cila nuk i shantazhon por ju jep prioritet veprimi dhe progresi në te ardhmen qytetarëve te vet . Nga të pranishmit u konstatua se në bazë te popullatës shqiptare që graviton në këtë rreth është nevoja që të themelohet edhe këtu një nëndegë e Vetëvendosjes me çka pas leximit të programit edhe u bë zgjedhja e kryesisë.
Këshilli i nëndegës se Vetëvendosjes për Gjermani për qytetin e Nurbergut ishe nga këta pjesëmarrës me sa vijon:
Ibrahim Islami
Arton Begu
Jeton Islami
Valdet Helshani
Ilir Ibrahimi
Haki Lepaja
Shemsi Islami
Bajram Islami
Gazmend Islami (Balli Kombëtar)
Shkelzen Murtezi
Faton Selmani
Këshill zgjodhi edhe kryesine e përberë nga:
Ibrahim Islami: Kryetar
Faton Selmani: Nënkryetar
Arton Begu: Sekretar
Haki Lepaja : Arkëtar
Pas zgjedhjes se kryesisë fjalën e mori kryetari i ri Ibrahim Islami i cili përshëndeti të pranishmit për besimin e dhënë, gjithashtu e falënderoi z. Osmanaj për përkrahjen dhe punën e palodhur që po bënë në përkrahje te L.VV dhe realizimin e aspiratave tona Kombëtare. Në fund u dha edhe një program me përmbajtje kulturore dhe kombëtare.