E premte, 08.11.2024, 11:27 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Dasmë mbretërore

E premte, 29.04.2011, 06:23 PM


Muzika dhe brohoritjet dominonin sot rrugët e Londrës, ku më shumë se 600 mijë njerëz u mblodhën për të marrë pjesë në ngjarjen që është cilësuar Dasma e Shekullit – në martesën e Princit Uilliam me Kejt Midëllton.

 

Supozohet se dasmën mbretërore përmes televizionit e kanë ndjekur rreth 2 miliardë njerëz në gjithë botën.

 

Ceremonia u zhvillua në Uestminster Abei, në prani të 1900 të të ftuarve, në mesin e të cilëve shumë pjesëtarë të familjeve mbretërore nga e gjithë bota, personalitete të njohura të politikës, artit dhe sportit.

 

Të ftuarit filluan të vinin në katedrale disa orë para fillimit të ceremonisë që zyrtarisht nisi në mesditë. Pas ceremonisë, të sapomartuarit u nisën drejt pallatit mbretëror me një karrocë të hapur.

 

Manifestimi është transmetuar drejtpërdrejt në ekrane gjigante në pikat kyçe të Londrës. Përmes tyre, e gjithë Londra dëgjoi betimet e bëra nga çifti i sapomartuar.

 

Entuziazmi në rrugët e kryeqytetit britanik është përshëndetur nga kryeministri Kamerun.

 

“Është e mrekullueshme që kemi njerëz nga Zelanda e Re, Australia, Kanadaja dhe të gjithë po kalojnë kaq mirë”, tha Kamerun.

 

Në mesin e shumë të huajve ishte edhe Nina.

 

“Sapo u ul aeroplani, mora autobusin dhe erdha drejt e këtu”, tha Nina, studente, e cila ka ardhur në Londër nga Shtetet e Bashkuara.

 

Xhoana Shin, një mbështetëse e monarkisë, veçoi atmosferën festive në kryeqytetin britanik.

 

“Njerëzit flasin me njëri-tjetrin. Shoferët e kamionëve dhe taksive të përshëndesin. Është shumë bukur dhe ka shumë dashuri përreth. Kjo është pikërisht ajo që na duhet”, u shpreh Shin.

 

Princi Uilliams është djali i princeshës së ndjerë Dajanë, popullariteti i së cilës nuk është zbehur as pas kaq shumë vitesh nga vdekja e saj tragjike në Paris.

 

Kejt Midëllton, nga ana tjetër, është nusja e parë në familjen mbretërore që nuk vjen nga një familje aristokrate dhe që është e diplomuar. Paraardhësit e saj ishin minatorë.

 

Pas përfundimit të ceremonisë, Kejt doli nga Uestminster Abei si Dukesha e Kembrixhit, titull që ia dha Mbretëresha Elizabetë.

 

Në Britaninë e Madhe sot ishte festë dhe ditë pushimi. Në gjithë vendin, për nder të martesës së shekullit, do të mbahen më se 5 mijë festime, që do të kushtojnë disa miliardë funta.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora