E shtune, 19.06.2021, 03:30 PM (GMT+1)

Lajme

Presidentja Jahjaga priti kryetarin e Shoqatës së Personave me Hendikep dhe Aftësi të Kufizuara të Kosovës

E enjte, 21.04.2011, 07:59 PM


Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot z.Agim Vatovci, kryetar i Shoqatës së Personave me Hendikep dhe Aftësi të Kufizuara të Kosovës.

 

20.04.2011

Pasi e uroi për zgjedhjen në krye të vendit, z. Vatovci e njoftoi Presidenten Jahjaga me gjendjen dhe problemet me të cilat përballen personat me hendikep dhe aftësi të kufizuara në Kosovë.

 

Presidentja Jahjaga premtoi nga ana e saj angazhimin e plotë për të përkrahur shoqatën dhe personat që i takojnë kategorisë së personave me hendikep dhe aftësi të kufizuara.

 

***

 

E nderuara Presidente ,

 

Së pari ju falenderoj për takimin me ne si njerz të vacantë, në emër të shoqates së personave  me aftësi të kufizuara, kryetar i së cilës jamë unë, pranoni urimet ma të përzemerta për postin e ri  dhe për ditlindjen e 36.

 

Jemi të vetëdishëm për sfidat që shoqeria kosovare po ballafaqohet në përgjithsi por dua të besoj se me emrimin e juaj në postin e Presidentes pozita e jonë do të përmisohet.

 

Mbrojtja institucionale do te jetë ma azhure, dhe me siguri me përkrahjen e juaj aspekti ligjor për mbrojtjen dhe përkrahjen e personave me aftësi të kufizuara do te jetë në nivel ma të lartë dhe dëshirojmë të shtojmë edhe diçka tjeter e nderuara presidente se si personat me aftësi të kufizuara  nuk dëshirojnë të jenë barrë e shoqërisë kosovare, por dëshirojmë  të jem pjesë përbërse e ndërtimit dhe forcimit të kësaj shoqërie.

 

Jeni dëshmuar në të kaluaren si përkrahse e proçeseve pozitive në Kosovë, besoj se atë gadishmeri do ta dëshmoni edhe në rastin tone.

 

Ju faleminderit

Agim Vatovci

044-377-377

 

Prishtinë

20.04.2011

 



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora