E enjte, 24.06.2021, 07:51 AM (GMT+1)

Lajme

Gazeta kombëtare “Bota sot” shpall Sali Berishën, personalitet të vitit 2010

E enjte, 21.04.2011, 06:47 PM


Gazeta kombëtare “Bota sot” do të nderojë me mirënjohje të veçantë dr.Sali Berishën personalitetin e vitit si dhe akademik Mark Krasniqin, për shkrimin më të lexueshëm nga lexuesit e gazetës e vebfaqes www.botasot.info.

Redaksia e gazetës kombëtare “Bota sot” përmes vebfaqes www.botasot.info ka realizuar anketën me lexues të vet për zgjedhjen e personalitetit politik shqiptar të vitit 2010.

Në listën personaliteteve janë përfshirë 10 liderë nga të gjitha trojet tona etnike, Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Në anketën që zgjati për rreth 2 javë, më së shumti vota mori dr.Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë.

Si risi e veçantë e kësaj ankete është e dhëna se megjithëse hyri në skenën politike në muajt e fundit të vitit, Ukë Rugova mori vota të konsiderueshme për të qenë një nga liderët politikë shqiptar të preferuar.

 

Redaksia e gazetës kombëtare “Bota sot” poashtu përmes vebfaqes www.botasot.info ka zgjedhur edhe shkrimin më të lexueshëm e më të klikuar të akademik Mark Krasniqit “Le ta dijë Evropa mbarë, tash e mbas s'jemi shqiptarë!” të botuar në gazetën kombëtare “Bota sot” dhe në vebfaqen www.botasot.info. Ky shkrim pos që është lexuar me kënaqësi nga lexuesit, ka përçuar tek opinioni porositë kombëtare për unitet e bashkim kombëtar si dhe për vlera të përbashkëta kombëtare të shqiptarëve kudo që janë e kudo që jetojnë.

Akademik Mark Krasniqi
Akademik Mark Krasniqi



(Vota: 4 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora