E diele, 13.10.2024, 05:23 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Në Mitrovicë do të ndërtohet xhamia më e madhe

E merkure, 18.05.2011, 06:43 PM


Nga Express

 

Myftiu i Komunës "Bajram Pasha" të Stambollit të Turqisë, Izet Shener, gjatë një vizite në Mitrovicë ka prezantuar projektin për ndërtimin e një xhamie të re në qendër të qytetit, e cila, sipas tij, do të jetë xhamia më e madhe që ndonjëherë ka pasur Kosova.

 

Myftiu Shener, pas një takimi me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, tha se ndjehet mirë që gjendet në Mitrovicë, komunë kjo me të cilën komuna e "Bajram Pashës" në Stamboll mban kontakte vëllazërore.

 

“Duke pas parasysh nevojat e mëdha të besimtarëve të Mitrovicës për hapësira për të kryer obligimet e tyre fetare, ne kemi vendos që të ndërtojmë këtu një xhami moderne, të tipit që ekziston në komunën Bajram Pasha. Kemi sjellë me vete edhe projektin e xhamisë të bërë gati nga ekspertët tanë, me qëllim që edhe ju të jepni pëlqimin tuaj dhe të përgatisni në afatin sa më të shkurtër të mundshëm kohor lejet përkatëse dhe të na ndihmoni për disa çështje përgatitore për fillimin e menjëhershëm të punëve në realizimin e projektit”, tha Shener, transmeton KP.

 

Ndërkaq, kryetari Kastrati, pasi e falënderoi Myftiun Shener për ndihmat e vazhdueshme që Myftinia e Komunës Bajram Pasha ka ofruar për qytetarët e Mitrovicës, tha se pushteti lokal i kësaj komune është vëllazëruar me dy komuna të tjera të Turqisë dhe ka një bashkëpunim shumë të mirë edhe me komuna të tjera, të cilat po ashtu kanë ofruar ndihmë në forma të ndryshme.

 

“Lajmi për ndërtimin e xhamisë nga ana e juaj këtu është një lajm i mirë për qytetarët tanë, sidomos për besimtarët myslimanë, të cilët kanë pasur nevojë për një xhami të tillë për kryerjen e obligimeve fetare. Unë ju garantoj se komuna do të ofrojë me kohë të gjitha lejet e nevojshme për ndërtim dhe do të ndihmojë aq sa ka mundësi në ndërtimin e kësaj xhamie”, tha kryetari Kastrati.

 

Xhamia e re, më e madhja dhe më moderne në Kosovë, do të ndërtohet në qendër të qytetit, në vendin ku tani ndodhet Xhamia “Isa Beg”, apo siç njihet nga qytetarët, Xhamia e Zallit, e cila do të rrënohet, pasi që është dëmtuar gjatë luftës nga kriminelët serbë. Ajo do të ketë rreth 2.500 metra katrorë hapësirë të shfrytëzueshme, duke përfshirë këtu edhe hapësirat për mësim-besim dhe do të ketë dy minare me lartësi prej 48 metra. Punët në realizimin e këtij projekti pritet të fillojnë së shpejti, ndërsa përfundimi i xhamisë në tërësi shpresohet të bëhet brenda afatit dyvjeçar.



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora