Shtesë » Lajme
Selatin Kaçaniku: Laboratorët për kontrollin e cilësisë nga ''GIZ'' (GTZ)
E diele, 22.05.2011, 07:57 PM
Të hënën “ GIZ “ ( GTZ ). i premtoi MTI-së se do të bashkpunojë në
funksionimin e laboratoreve për kontrollin e ushqimeve.
Ndjeva kënaqësi kur e lexova këtë lajm në gazete. E çërasa vehten me
krenari sepse, në një takim në “ GIZ “ , një javë para vizitës së
Ministrit të Gjermanisë për zhvillim ekonomik në Kosovë, u angazhova
duke propozuar dhe duke favorizuar ndihmën e “ GIZ “ në këtë drejtim
në krahasim me përkrahjet në lëmenjtë të tjerë. Pra, u angazhova në
drejtim të dhënies së donacioneve për ngritjen e laboratoreve për
kontrollin e cilësisë, në veçanti të kontrollit të cilësisë së
artikujve ushqimor.
Aq më gëzoi lajmi ( dhe reagimi shpejtë i GIZ ) sa që harrova
hidhërimin për ate se as kësaj rradhe Ministria nuk i tregoi asgje,
nuk i raportoi asgje, nuk e lajmëroi konsumatorin për të cilin, ashtu
është rregulluar me ligje dhe është deklaruar me dokumentet e
Ministrisë, kujdeset ajo vet?!
E në Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit që doli po nga kjo ministri
dhe është miratuar nga Qeveria, është thënë shumë qartë se kush është
i obliguar të merret me informimin, arsimimin dhe vetëdijësimin e
konsumatorit. Edhe në Programin për mbrojtjen e konsumatorit 2010 –
2014 janë “ vizatuar “ detyrat dhe obligimet, të cilat vlejnë njësoj
për të gjitha institucionet duke filluar nga MTI-ja, anise po kjo
Miknistri është “ vendlindja “ e Programit ?!
Nejse, ndoshta edhe informimin e tërthortë nëpërmes mediumeve të
informimit ndokush e nënkupton si përmbushje të obligimit. Por. Kujt
t ia “ varim “ arsimimin dhe vetëdijësimin, kujdesin permanent ndaj
konsumatorit takspagues i cili finanson të gjitha ministritë dhe të
gjithë zyrtarët ?
Edhe diç nuk më pëlqei: Angazhimi që këto laboratore të jënë në
pronësi private?!
Jo, jo ! Laboratoret duhet të vendosen mbi Plane të qëndrueshm të
biznesit, të pandikueshme nga politika dhe plotësisht neutrale. Këto
cilësi, mendoj se, nuk mund të përmbushen pa monitoirimin 24 orësh nga
konsumatori me të drejtën e vetos !
të jenë nën kompetencën e atij të cilit i dedikohen, nën kompetencëen
e menaxhimin e atij që është për 24 h Monitorues, vezhgues,
inspektues… në treg si dhe është shtylla kryesore, sensi i tregut,
Konsumatorit !
Dhe, përderisa institucionet tona kanë qëndrim si të guvernantës (
dados ) ndaj konsumatorit, aq më shumë fuqizohet ngulmtësia dhe
insistimi i konsumatorit për të formuar Ministrinë për Mbrojtjen e
Konsumatorit, për t u mbrojtur vet e për t i mos mundësuar më
kënqësinë e kujdesit dhe mbrojtjes sonë atyre të cilët nuk na
kuptojnë, nuk kanë sens….dhe ( ndoshta ) nuk kanë dëshirë për t u
marrë me ne ?! Në Ministrinë ku janë resoret e fushat “ më të
rëndësishme “ kauza e konsumatorit mbetet “ e mrama birë e kavallit “
?!
Konsumatori nuk mund të pajtohet me “ fatin e bonjakut “ sepse
konsumatorit do të duheshte t i shërbejnë të gjitha institucionet –
sepse është elementi kryesor i tregut të (ç)lire të Kosovës…të Botës.
INFORMIMI, ARSIMIMI, VETËDIJËSIMI I KONSUMATORIT NË VUSHTRRRI “
0 “, ZERO, HIQ, ASGJE…?!
Po vazhdoj aty ku mbeta. E vërteta Qeveria jonë dhe ministritë, po
edhe institucionet tjera nuk e kanë absolvuar këtë shkallë. Por,
fillimisht ( le të shpresojmë ) do të punojnë për vehten e tyre në
planin e informimit, arsimimit e vetëdijësimit e pastaj u vie rradha
edhe konsumatorëve tjerë ?!
Nga një hulumtim i Organizatës “ Grupi Avokues “ në Vushtrri doli se “
Konsumatorët nuk dine ku të ankohen “, se nuk dine se ekzistuaka Zyra
për Mbrojtjen e Konsumatorit…
Si funksionoin zingjiri i informimit mund të imagjinohet edhe nga
fakti se as KONSUMATORI nuk qe i njohtuar as për këtë hulumtim as për
takimin ku janë trajtuar rezultatet, temat e hulumtimit ?!
Ajo që do të thoja është kjo: Se rezultatet janë këto që janë e
arsyeja qëndron te mospërmbushja e obligimit ligjor të institucioneve
tona për të informuar, arsimuar e vetëdijësuar konsumatorin. Është për
të ardhur keq se institucionet tona, edhe Qeveria edhe Ministritë,
pandehin se këtë rol duhet ta kryejnë mediumet e informimit ?!
Organizata vullnetare të rinjëve vushtrrias “ Grupi Avokues “ meriton
lavdëratë për temën e zgjedhur dhe trajtimin.
Edhe me këtë rast u pa se e vetmja mbrojtje për konsumatorin në
Kosovë, përkundër ekzistimit të Ligjit dhe të Programit për mbrojtjen
e konsumatoirit – është vetëmbrojtja. Dhe, përderisa institucionet
tona nuk marrin mundin për t i përmbushur obligimet ligjore rreth
informimit, arsimimit e vetëdijësimit të konsumatorit, ku bëjnë pjesë
edhe vet me famljarët e tyre, atëherë detyrohemi që me forcat tona të
informohemi e ti këmbejmë informatat, të arsimohemi dhe t ju ndihmojmë
edhe konsumatorëve tjerë ta srsimohen, dhe kështu së bashku, me
kapacitete të shtuara të ngrisim vetëdijen tone duke ua mundësuar këtë
cilësi të re edhe atyre që do t i zgjedhim në të ardhmen për të na
përfaqësuar dhe për t i menaxhuar sektoret jetike për interesin dhe
nevojat tona.
Edhe ky hulumtim i “ Grupit Avokues “ është ekzemplar dhe shembull i
vetëdijësimit, është paralajmërim se kërkesat e konsumatorit po
artikulohen dhe se në të ardhmen e afërtë askush më në Kosovë nuk do
të mund ta trajtojë konsumatorin si “ dele për qethje “. Se, çdo ditë
e më shumë po vetëdijësohemi se si konsumatorë jemi edhe taksapagues
dhe gjenerues kryesor të Buxhetit të Kosovës. Dalë ngadalë edhe “
despotët “ nëpër institucione do t i bindim se ato institucione janë
servise në shërbimin tone dhe se ne jemi ata që bëjmë evaluimin e
punës së tyre që do të shërbejë si bazë edhe për shpërblimin mujor të
tyre.
Selatin Kaçaniku, dhe
KONSUMATORI, Prishtinë, Kosovë,
18.05.2011