E merkure, 24.04.2024, 08:28 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Skënder Karaçica: Kongresisti Eliot Engel në mesin e shqiptarëve të Çikagos

E hene, 27.06.2011, 07:33 PM


Kongresisti Eliot Engel në mesin e shqiptarëve të Çikagos

 

Nga Skënder Karaçica

 

Nuk dyshim se Kongresisti Eliot Engel është një nga përsonalitetet e njohura të Administratës së Shtëpisë së Bardhë në Uashington që ndër vite është angazhuar për çështjen shqiptare në Ballkan me theks të veçantë në zgjidhjen e drejtë të çështjes së Kosovës.Miku i madh i kombit shqiptar në këto vite ka qenë pjesë e pandarë e Rezolutave për Kongresin dhe Senatin Amerikan,që kanë aktualizuar çështjen shqiptare dhe problemin e pazgjidhur tash e një shekull nën regjimin sllavo-komunist të Beogradit.E gjithë kjo rrjedhë me kornizat politike dhe të diplomacisë në vijat e gjata ameriane,bëri që Kosova ndër vite të jetë në të gjitha tovolinat dhe në tubimet e nivelit të lartë në SHBA dhe në botë.

 

Eliot Engeli në këtë rrugëtim ka treguar se është një nga njohësit më të mirë të çështjes shqiptare në Ballkan.Me realizimin ne jetë të konceptit të lirisë dhe të kaheve të demokracisë për shtetin e ri të Kosovës si dhe të ndryshimeve në relacionet e rënies së sistemit komunsit në Shqipëri,e bëjnë edhe më të madhe udhëjetën e mikut tonë.Para diasporës shqiptare në Amerikë,miku ynë Elio Engel,pati paralajmëruar erdhjen e lirisë dhe të pavarësisë së shtetit të Kosovës,që me entuziazmin e madh shpeshherë thoshte se,unë do të jem ambasadori i parë në Kosovën e lirë!

 

Të gjitha asociacionet politiko-kombëtare shqiptare në Amerikë,edhe sot mbajnë kontaktet e shpeshta me mikun i madh të kombit shqiptar Eliot Engel. Për nder të përsonalitetit që tashmë ka marrë fizionominë e përjetshme të miqësisë shqiptaro-amerikan KSH në Çikago,më datën 28 qershor 2011,në Diplomat West në orën 7:oo të mbrëmjës do të organizojë në ceremoni solemne për nder të Kongresitit Elion Engel që viziton Çikagon.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora