E shtune, 05.10.2024, 01:38 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Xhafer Leci: Telegram ngushëllimi - Familjes Kelmendi

E marte, 21.06.2011, 07:57 PM


TELEGRAM NGUSHELLIMI

 

Familjes Kelmendi  -  Prishtinë

 

Me hidhërim e dhimbje mësuam lajmin e shuarjes të  avokatës veterane, të demokratës të orëve të para, të veprimtares partiake, të pushtetares dhe parlamentares dinjitoze, zonjes shumë të nderuar NEKIBE KELMENDI.

 

 Zonja Nekibe ka hyrë në mendjet dhe zemrat gjithëshqiptare si një grua - nënë e fortë; stoike përballë dallgëve të tmerrshme dhe të dhimbshme, që koha i përplasi në shpirtin e saj të lënduar skajshëm, por duke i përballuar forcërisht dhe dinjitetshëm.

 

 Ndoshta është rast unikal në historinë tonë të përgjakur, që një grua - nënë, edhe pas një goditje të skajshme, gjen forcë fizike e morale për të kontribuar për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës tonë. Dhe, pamedyshje, kjo grua dhe nënë e zgjuar, këtë forcë e moral të pashembulltë, ia dhanë përkushtimi dhe idealet e larta kombëtare, në emër të të cilave u flijuan njerëzit e saj më të dashur.

 

Mërgimtarët tanë, në këto çaste të rënda të shuarjes fizike, të amëshimit të njërës nga liderët e LDK-së, zonjës Nekibe Kelmendi, i kujtojnë takimet dhe bisedat e bëra ndër vite. Ajo ishte dhe mbeti përjetësisht në frymën dhe filozofinë e bashkëpunëtorit dhe liderit historik, Presidentit Ibrahim Rugova.

 

Unë dhe familja ime që kemi pasur rastin dhe fatin t`i kemi mysafirë në shtëpinë tonë çiftin e mrekullueshëm Kelmendi, sot sjellim në mendje ndejat dhe bisedat e bëra me ata, përgatitjen intelektuale dhe çiltërinë e tyre të pashoqe.

 

Me rastin e amëshimit, duke u lutur për prehjen në parajsë të zonjës Nekibe Kelmendi, familjes i shprehim ngushëllimet e thella dhe ju sigurojmë se jemi pjesëmarrës, me mendje e zemër, në dhimbjen tuaj të madhe.

 

Xhafer Leci me familje

 

Kirchheim - Teck, më 20 qershor 2011



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora