E premte, 19.07.2024, 03:53 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Xhevat Muqaku: Fotoshënim; Trofeun e fitoi me meritë Nikoqiri

E marte, 21.06.2011, 06:38 PM


Ekipi Drenica
Ekipi Drenica

 

Fotoshënim; Trofeun e fitoi me meritë Nikoqiri

 

Nga Xhevat Muqaku

 

E diela me kohë të ndryshueshme, ishte vendtakim i bashkatdhetarëve të shumtë, dhe qytetarëve të nacionaliteteve tjera, të cilët në cilësinë e tifozëve, me familjet e tyre, kishin mësye stadionin e gjelbërt të qytetit Bürstadt, ku ishte paralajmëruar Turniri i futbollit të vogël.

 

Me pjesëmarrjen e tyre, të 16 ekipet nga shumë qytete të Gjermanisë, me lojën cilësore dhe disciplinën e pashoqe, ju mundësuan publikut të kalojnë një ditë të mirë relaksimi, që do të kujtohet gjatë.

 

Ekipet e pranishme; KF Drenica, LL-Sport, FC Miese, Nachtschwärmer Bûrstadt, Dardania, Black Pearl, Marku, Rinia Islame, FC Kosova Frankfurt, Malisheva, Die Kicker, Mörlenbach, Rinia- Singen, Shqiponja, Kicerosport dhe Sportfreunde Stiffler.

 

Pas 6 orë loje intensive, katër ekipet më të suksesëshme vazhduan rrugën e nisur drejt Kupës së fituesit.

 

Nikoqiri, Zeqir Bajrami, pas përfundimit të Turnirit, së pari falënderoi të gjithë pjesmarrësit, pastai me radhë lavdëroi e dhuroi trofe të qmueshme;

 

- për referim të mirë, Samedin Tela dhe Fehmi Dajaku,

 

- për lojë "fair play" ekipin e futbollit "Mörlenbach",

 

- lojtarin më të mirë të Turnirit, Gëzim Beqiri nga ekipi "Rinija islame",

 

- ekipin "Dardania" nga qyteti Manheim, për vendin e tretë,

 

- ekipin "Die Kicker", për vendin e dytë,

 

- në fund të gjithë pjesmarrësit duartrokiten gjat Nikoqirin- ekipin "Drenica" të cilet me lojen dhe angazhimin e tyre, realizuan andrrën e tyre, dhe begatuan Vitrinën e tyre, me Kupën e fituesit.

 

Zeqir Bajrami i përkrahur nga rrethi i familjes dhe miqëve, është i njohur për organizime të Turnireve të futbollit në qytezën Bürstadt.

 

Ai me ekipin e tij "Drenica", ju përgjigjet me dëshirë ftesave për turnire të organizuara nga ekipet e bashkatëdhetarëve tanë dhe qytetarëve gjerman në shumë qytete të Gjermanisë.

 

Vitrina e medaljeve dhe Kupave në shtëpinë e tij, tregon qartë se e tërë familja e përcjell me dëshirë dhe i kushton rëndësi lojes së futbollit. Të dy djemtë e tij, Valoni dhe Flamuri jan futbollist të angazhuar në ligën e lartë në republikën Hessen.

Fituesit e vendit te trete
Fituesit e vendit te trete

Ne loje
Ne loje

Pjesmarres te turnirit
Pjesmarres te turnirit



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora