E enjte, 25.04.2024, 06:51 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Kryeredaktori i gazetës “Koha Jonë” nderohet me “Premio Exellence”

E enjte, 09.06.2011, 07:56 PM


Kryeredaktori i gazetës “Koha Jonë” nderohet

me “Premio Exellence” nga Asosacioni “Brancati” në Itali

 

SIRACUSA, ITALI, 09 QERSHOR 2011 - Kryeredaktori i gazetës “Koha Jonë”, z.Edison Kurani, nderohet me çmim në Itali, me motivacionin: Vlerësim për përvojën në gazetari dhe drejtimin e mediave të rëndësishme në Shqipëri.

Premio Exellence nga Asosacioni Kulturor “Vitaliano Brancati” u jepet çdo vit personaliteteve nga Italia dhe vende të tjera të Evropës dhe këtë vit z.Edison Kurani është përzgjedhur në cilësinë e Kryeredaktorit të gazetës së përditshme “Koha Jonë”.

Nominimi i z.Kurani për “Premio Exellence” ishte bërë gjatë procesit përzgjedhës disa muaj më parë.

Bashkë me z.Edison Kurani do të nderohen me çmime edhe gazetarët e njohur, Magdi Cristiano Allam, gazetar i “Corriere della Sera” dhe deputet në Parlamentin Evropian, Gianni Oliva, Sergio Taccone, Giorgio Calabrese.

Me rastin e dhënies së çmimeve “Exellence”, nga Asosacioni Kulturor “Vitaliano Brancati” me mbështetjen e Asosacionit “Dante Alighieri”, një ceremoni e veçantë do të organizohet më 11-12 Qershor 2011 në qytetin e Sirakuzës në Itali, ku do të marrin pjesë personalitete të shumtë, mes të cilëve drejtues qendrorë dhe lokalë, shkrimtarë dhe gazetarë të mirënjohur italianë, e po ashtu, Presidenti i “Premio Exellence”, Tommaso Chiarella dhe Presidenti i Çmimit Ndërkombëtar të Gazetarisë “Vitaliano Brancati”, Corrado Di Pietro.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora