E diele, 06.10.2024, 11:31 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

At Nikolla Marku: Të dënohen Janullatos, Geixh, Dule e Bollano

E hene, 20.06.2011, 07:16 PM


At Nikolla Marku, famulltari i Kishes Ortodokse ne Elbasan
At Nikolla Marku, famulltari i Kishes Ortodokse ne Elbasan

At Nikolla Marku, famulltari i Kishes Ortodokse ne Elbasan, duke reaguar ashper kunder regjistrimit te popullsise mbi baza etnie e feje leshon akuza ne drejtim te Anastas Janullatosit, Nikola Geixh, Vasil Bollanos dhe Vangjel dules, duke kerkuar hetim nga drejtesia per veprimtari antikombetare te tyre.

Permes nje konference per shtyp, ai ka deklaruar se Janullatos ka bërë fjalime në organizma ndërkombëtare, për gjoja mungesë të drejtash të ndryshme në Shqipëri, ka kryer veprime politike brenda kishës, organizata Omonia dhe fushata e Vangjel Dules kanë stimuluar regjistrimin fallsifikues të popullsisë e të tjerë.

“Keta persona drejtesia duhet t’i vërë përpara gjygjit, duke u dhënë dënimin e merituar”- ka thene ai, duke i akuzuar per cenim te integritetit kombetar.

Ai ka shprehur vleresim per qëndrimin e Kreshnik Spahiut, Sabri Godos, Shpëtim Idrizit e të tjerë, të cilët kanë kundërshtuar hapur veprimet që janë në dëm të sovranitetit shqiptar.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora