E merkure, 24.04.2024, 10:09 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Basha: U dëgjua zëri i qytetarëve

E diele, 26.06.2011, 02:57 PM


Lulzim Basha, në një fjalim të mbajtur në orët e vona të ditës së djeshme, pas zbardhjes së vendimit të KQZ që e shpallte atë fitues, deklaroi se jetike për zgjedhjet lokale ishte dëgjimi i zërit të qytetarëve.

“Falenderoj gjithë qytetarët, që vendosën që zëri i tyre të dëgjohej dhe që pritën me durim përfundimin e procesit. Falenderoj të gjithë ata që kontribuan që këto zgjedhje të ishin transparente dhe korrekte. Gjithcka ia vlejti pasi u dëgjua zëri i cdo qytetari dhe tani unë jam i përulur që 93 qytetarë më shumë më votuan”, deklaroi Basha.

 

Basha i quajti përpjekjet e rivalit të tij, Edi Rama, si lëvizje që i përkasin politikës së vjetër, pasi sipas tij synojnë përbaltjen e institucioneve.

 

“Unë besoj se zëri i cdo qytetari duhet dëgjuar, por ndryshe mendon zoti Rama. Ne nuk mund të jemi dakord për cdo gjë, por kur e thonë institucionet, atëherë ne duhet ta pranojmë”, pohoi Basha.

 

“Zoti Rama po bën një rrekje të fundit, që do të thotë të ndjekësh një rrugë të vjetër, pa rrugëdalje dhe që përbën një përbaltje politike. Ne e dimë tashmë se sa më shumë luftë politike të provokohet, aq më pak zgjidhje do të ketë për ju”, vijoi ai duke iu drejtuar qytetarëve.

 

Më tej, Basha shtoi se së shpejti do t’i përvishet punës për qeverisjen e kryeqytetit, duke premtuar një qeveri vendore sa më pranë qytetarëve.

 

“Procesi zgjedhor së shpejti mbaron dhe do të nisë puna për qeverisjen e qytetit. Kjo do të jetë detyra ime”, u shpreh Basha

 

TCH



(Vota: 5 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora