E premte, 19.04.2024, 12:27 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Aktakuzë ndaj Arid Ukës që vrau dy ushtarë amerikanë

E enjte, 23.06.2011, 07:59 PM


Washington, 22 qershor   - Prokurorët e qytetit të New Yorkut kanë miratuar akuzën kundër një shqiptari të Kosovës, të akuzuar për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë dhe duke lënduar dy të tjerë në Aeroportin e Frankfurtit në Gjermani. Në një komunikatë, prokurorët kanë thënë se Arid Uka, 21 vjeçar, i është afruar një autobusi më 2 mars në aeroport, ka pyetur në anglisht nëse aty kishte amerikanë. Deklarata thotë se Uka më pas ka filluar të qëlloj me pistoletë në personelin ushtarak amerikan derisa e ka përsëritur me zë të lartë një shprehje arabe që do të thotë, "Zoti është i madh". Prokurorët amerikanë e kanë akuzuar Ukën me vrasje, vrasje në tentativë dhe posedim të armëve të zjarrit. Nuk është ende e qartë nëse Arid Uka do të ekstradohet nga Gjermania në SHBA për t'u përballur me këto akuza. Arid Uka do të përballet me të njejta akuza edhe në Gjermani. Hetuesit gjermanë kanë thënë se Uka ka treguar vet se ai e ka kryer sulmin si hakmarrje ndaj misionit amerikan në Afganistan, mirëpo hetuesit kanë thënë se nuk kanë gjetur asnjë lidhje në mes tij dhe ndonjë organizate terroriste.

 

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora