E enjte, 10.10.2024, 08:33 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Kisha Katolike e Kosovës: Dikush s’e do miqësinë e shqiptarëve me Selinë e Shenjtë

E marte, 21.06.2011, 07:58 PM


Dikush s’e do miqësinë e shqiptarëve me Selinë e Shenjtë

 

DEKLARATË

 

Kisha Katolike në Kosovë,  si “Nënë dhe Mësuese e mirë”, për dashurinë që ka ndaj popullit të vet, ka qenë dhe mbetet gjithnjë në shërbim të mirës së tij dhe ndërmjetësuese e natyrshme mes Shqiptarëve dhe Europës, nëpërmjet  mbështetjes së Selisë së Shenjtë – Vatikanit.

 

Në kohën e  fundit, shfaqen disa dukuri të huaja dhe të dëmshme për popullin dhe shtetin tonë, dukuri këto të cilat rrezikojnë, edhe ashtu, gjendjen e brishtë e jostabile që kemi. Aq më tepër na befason heshtja institucionale, politike, shoqërore dhe kulturore ndaj këtyre dukurive të dëmshme.

 

 Me shqetësim konstatojmë se qëndrimet dhe veprimet e papërgjegjshme, të kujtdo,  mundë të ndërrojnë orientimin e përcaktimit tonë të natyrshëm me demokracinë dhe qytetërimin perëndimor – europian, të cilit  tashmë më shekuj  i përkasim.

 

Nisur nga kjo, e shohim të nevojshme ta japim vlerësimin tonë rreth këtyre çështjeve të ndërlikuara dhe të rrezikshme për  Kombin dhe njomësinë e Shtetit të Kosovës.

 

Vërehen simptomat e qarta se si disa  individë dhe grupe po shprehin haptas tendenca për përkeqësimin e marrëdhënieve të shkëlqyera  historike dhe aktuale mes Vatikani dhe Popullit tonë, sidomos Kosovës para, gjatë dhe pas Luftës.

 

Kjo po ndodh pikërisht tani, kur Vatikani kohë më parë e emëroi Delegatin e vet Apostolik për  shtetin e Kosovës, si një shenjë e dashurisë së vazhdueshme dhe domethënëse të përkrahjes ndaj nesh.

 

Papa i tashëm Bendikti XVI- të  asnjë herë nuk ka deklaruar se Kosova është ndonjë “djep” i popullit Serb, ose pjesë përbërëse e Serbisë, ashtu që keqinterpretimet në ketë drejtim, jo vetëm se nuk janë të sakta, por sipas gjitha gjasave kanë prapavijë njollosëse ndaj figurës morale të Atit të Shenjt. Kjo pa dyshim e dëmton vendin tonë, i cili edhe ashtu është në pritje për njohjeve nga shtet dhe vende, mes të cilave pritet me padurim që këtë gjë ta bëjë  edhe Vatikani.

 

Prandaj, fuqimisht kërkojmë që institucionet shtetërore dhe kulturore,    akademikët dhe të gjithë njerëzit vullnetmirë, të gjejnë guximin dhe mënyrën për t’iu përgjigjur  botërisht, vendosmërisht dhe në kohën e duhur të gjitha dukurive negative që  e çorientojnë të ardhmen tonë të përbashkët, hutojnë opinionin publik dhe promovojnë të pavërtetën.

 

Jemi të bindur se vetëm në këtë mënyrë, mund të bashkëndërtojmë të ardhmen e sigurt, bashkëjetesën në paqe dhe mbrojtjen e vlerave.

 

Zyra Ipeshkvnore në Kosovë



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora