Kulturë
Vangjush Ziko: Orët
E marte, 01.03.2011, 08:24 PM
Vangjush Ziko
O R Ë T
ORA DIELLORE
Koha
jam vetë.
Hija ime
të ndjek.
S' ndahesh dot.
Pa hijjen time
s' ka kohë.
Dielli ndrit kot.
ORA RANORE
E vjetër sa detet.
Sa ditët dhe netët.
Sa drita
dhe terri.
Mes parajse
dhe ferri
Vetëm rrjedh
dhe rrjedh.
Armike e prehjes.
Jeta rrjedh
mes gishtash
të vdekjes.
ORA MODERNE
Ç' fitova?
E zgjata dot jetën?
Largova tej vdekjen?
Ç' astin e lumtur
e ndala dot?...
Kohën mat
dhe mat
mbarë
dhe prapthi
me zemër kuarc
a çelik...
Koha ik.
Dhe vetëm ik.
ORA ZEMËR
Nuk mat
as ditë
as netë.
S' mat jetën
as vdekjen.
Vetëm
një çast të vetëm.
Për vete.
Për njerinë.
Mat dhimbjen
a
lumturinë.
Komentoni
Artikuj te tjere
Vjersha për fëmijë nga Janaq Pani
Jusuf Zenunaj: Tre gishtërinjët e Rades
Tregime nga Vullnet Mato
Albert Zholi: Glifadha, vajza shqiptare dhe deti
Halit Bogaj: Curd Jürgens (1915–1982)
Etleva Lala & Dr. Musa Ahmeti: Historia e 15 nistoreve të veprës antikuar të Barletit
Cikël poetik nga Marsida Hasnjoku
Kostaq Duka: Fotografi
Vullnet Mato: Falja e kotë
Kisha: Bashk?sia Ungjillore e Mesis? në Prishtinë
Vasil Toska: ... në padukshmëri (II)
Gazi Buxheli: Saharaja lypsare
Ylli Polovina: Ismail Kadare ka nje sozi
Engjëll Koliqi - Poezi të 18 janarit 2011 - poesie del 18 gennaio 2011
Mazllum Saneja: Imazhe të botës
Sami Islami: Mami, pse ata fëmijë janë të varfër?
Nexhat Rexha: Vargje me strukturë përmbajtësore
Din Mehmeti: Vajet e shiut (II)
Skënder Hasko: Dardanët janë aty (VII)
Poezi nga Shefik Shkodra