Kulturë
Gazi Buxheli: Saharaja lypsare
E hene, 28.02.2011, 08:00 PM
Gazi Buxheli
SAHARAJA LYPSARE
( Cikël )
1- MIK I ARMIQESUAR
Mes nesh s’ka ligësi,
thjesht ka keqkuptim,
prandaj Zeusi s’lëshon rrufe
e Penelopa ndjell durim…
…por druaj, o mik i armiqsuar,
teksa shoh vetëm re,
se Penelopa do bjer viktimë
e Zeusit me rrufe…
2- SAHARAJA
Re shtullungore, me shi ngarkuar
ikin për andej nga shiu është mërziti,
kthim për nga Saharaja shi munguar
egërsisht inatçore kurrësesi.
Sozi gjigande e dorës së njeriut,
shtrirë lypsare, skutave të planetit,
ëndërron Saharaja Polin e Veriut
e lypsari mjeran, thesaret e mbretit…
Njerëz të kamur e lumenj të gjërë
tallës,a serioz pyesin: si ka mundësi
që Saharaja ka vetëm rërë
e njeriu mjeran s’ka pasuri…?!
3- NENE TEREZA
Në thellësitë oqeanike
botën për të shëruar,
cektina e çuditshme
e vetvetes së harruar…
…në cektinën e çuditshme
të vetvetes në harresë,
thellësia oqeanike
e mirnjohjes, si kujtesë…