E enjte, 24.07.2025, 09:33 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Shefik Shkodra

E diele, 27.02.2011, 08:47 PM


Shefik Shkodra

 

 

PLASË E KORUBES 

 

Po hy acari po hy dielli

çdo gjë mund të hyjë

 

Po hy drita po hy terri

kushdo mund ta vërej

 

Po hy flaka po del tymi

kah do që lëvizë

 

Po hy fusha po hy mali

fusha plot me drithë

mali me drunj të njomë

 

Po hy fryma po del uji

herë rëndohet herë lehtësohet

rrugë e vështirë

për një vrimë

 

 

E SHEH S’E PREKË

 

Pus pusi

Thellë mbyllë

 

Pus dhe pus

qelë

litardrejtë

 

Në pus të pusit

bie drita

drejt lavjerrës

 

Pus pusi

thellë më thellë

kofja shtjerrë

 

Pus pusi

kapak mëshelë

etja djeg  

 

 

 

E SHITUAR

 

Ajo hije

Pas më ndjek

 

S’është gjyshja ime

As nëna jote –

 

Hija e vrugët

e një figure 

s’është njeri –

si zë gjuhe

shumë dërdëllis

për vokorrimat

 

dhëmbët i kanë rënë

letrat s’i lexon

diçka me vete belbëzon –

 

më fëlliq më pështyn

në çdo anë

 

histori e këngë rreshton

herë të tëra i cungon

 

nuk më sheh me sy

mendja e ka lënë

 

S’është gjyshja ime as e jotja

 

Vjetrinë e shëmtuar

më neverinë –

nuk ia pohoj

atë që në gojë i lëvrinë

 

Fytyra e shituar



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx