Kulturë
Dibran Demaku: Sanço Panqa e Don Kishoti
E shtune, 26.02.2011, 08:11 PM
Dibran Demaku
SANÇO PANQA E DON KISHOTI
Sanço Panqa e Don Kishoti
në krye të Kosovës kësi moti!
Na u zgjodhën ekspres
jo me vota, por me SMS!
Nga u erdhën SMS-ët
nga interesi apo sukseset?!
Nuk duan të dinë çfarë thotë bota
-kemi fituar!-thonë me vota?!
Me ca vota të rezervuara
nga minoritetet e përparuara!
Kishin përkrahjen nga minoritetet
s`u bëjhej vonë për deputetët!
Ishin të lumtur që edhe vetë Rada
me tre gishtërinj u bëri parada!
Veç kjo Rada me tre gishtërinj
tha:-Ky vend s`ka pavarësi?!
Ata qëndronin në prak të derës
bënin luftë me mullinj të erës!
Djerëset u rridhnin në fytyra
në ekranet e TV-ve me ngjyra!
Demokracinë kështu e huqën
por, as s`u zverdhën,as s`u skuqën!
Me rëndësi kishin fitoren
njëri-tjetrit ia shtrënguan dorën!
do mahnitej me këtë lloj suksesi!
Ndërkaq Dulqinja e Tobozës
na paska ardhur drejt prej Moskës!
Të jetojë bashkë me shqiptar
me Don Kishotin-Kryetar!...