E premte, 25.07.2025, 08:36 PM (GMT+1)

Kulturë

Sokol Demaku: Sokol Demaku Bisedë me Arte Zogaj

E shtune, 26.02.2011, 08:57 PM


DO MË PELQEN QË NJË DITË TË JEM DIPLOMATE

Thotë Artë Zogaj në bisedën qe në zhvilluam me te.

 

Nga Sokol Demaku

 

Të jesh gazetare është punë me pergjegjësi dhe me rrezik por shumë e këndshme, gazetaria është veshi dhe syri i qytetarëve. Gazetaria është themeli i jetës time.

Nga kendi i gazetarit Qeverin e kam par si dicka madhore, por kur unë u futa aty nuk ishte ashtu siq duket nga jashta.

Unë pretendoj që ketë vit te jem diplomate e parë  e punësuar në Diplomaci. Do më pelqen që një ditë të bëhem Diplomate.

Duhet të ndryshohen politikat që populli të ecë perpara, duhet të rrespektohet tradita jonë shqiptare që fatkeqësisht po harrohet, duhet të lexohet shkruhet historia  të cmohen ata që jan për tu cmuar.

Duhet të jemi më human në shpirt, të sinqert ndaj vetës dhe të tjerëve. Korrekt ndaj vetës etj këto do të doja që ti ketë shteti im.

Më se shumti më mundon kur dikush më gënjen dhe mundohet ta mbroj gënjeshtren para meje.

 

Kush është Artë Zogaj?

Artë .ZOGAJ:Jam një e re nga Gjilani me nënën Lumturije dhe katër vëlleze.

 

Keni studjuar në  Universitet  e Prishtinës cfarë mund të na thoni për kohën e studimeve tuaja atje?

A.ZOGAJ: Për hir të aktiviteteve 

 

Pas studimeve ju keni punuar në profesione të ndryshme, cka mundë të na thoni për këtë kohë të kaluar në punë?

A.ZOGAJ: Kam punuar në fillim në gazetën e perditëshme ”Info-press”, pastaj kam kaluar në ”TV MENI” në Gjilan. Në 2007 korrospodente në gazeten ”IliriaPost”. Në fillim të viti 2008 u pranova në Qeverin e Kosovës ne Zyren për Integrime Evropiane.

 

Cfarë donë të thot për ju profesioni gazetar, ju keni punuar gazetare ne disa të përditshme kosovare?

A.ZOGAJ: Të jesh gazetare është punë me pergjegjësi dhe me rrezik por shumë e këndshme, gazetaria është veshi dhe syri i qytetarëve. Gazetaria është themeli i jetës time.

 

Artë Zogaj në një kohë gjendet edhe në Zyren për integrime Evropiane të Qeverisë së Kosovës, cfarë është eksperienca e juja këtu?

A.ZOGAJ. Nga kendi i gazetarit Qeverin e kam par si dicka madhore, por kur unë u futa aty nuk ishte ashtu siq duket nga jashta.

Vertetë ka qenë interesante për mua eksperienca e veqantë, por gazetari gjithmonë është avanturist në karrierë dhe kërkon gjithëmon diqka të re.

 

Si e kalon një ditë Artë Zogaj?

A.ZOGAJ: Kur kam kohë te lire lexoj, më pelqen shumë poezia dhe shkruaj. Kohën më të madhe ua kushtoj bisedave dhe debatev me vëllaun Guximin.

 

E lindur në Lladrofc të Mlaishevës, e rritur në qytetin e Gjilanit ku dhe ke bërë hapat e parë në karierë, si e ndjen dhe spjegon këtë Arta?

A.ZOGAJ: Qyteti i Gjilanit është shumë i dashur për mua, aty isha si filloriste e më tutje me lidhe shume kujtimi-madje puna e parë si korrospodente fillova nga Gjilani në qytetin ku unë u rrita, me lidhin kujtimet më të bukura dhe me të hidhura.

 

Jeni marrë  gazetari, por cili është profesioni i vërtetë dhe që ju e adhuroni?

A.ZOGAJ: Unë adhuroj vetëm Allaun, shpirti im është gazetarija dhe unë jam gazetare.

 

Ju pas të gjitha këtyre angazhimeve në karirë më vonë kaloni në iniciativen qytetare ”të rinjët kundër diskriminimit”, cka mundë të na thoni për këtë?

A.ZOGAJ: Une vendosa të kaloj në shoqëri civile dhe këtu u zgjodha kryetare nga bordi më pas vazhdova misionin duke organizuar debate e tryeza nëpër komuna, takime me të gjitha komunitet, me temat ”Të drejtat e njeriut dhe si ta luftojm diskriminimin”. Vertet është humane ti dëgjosh e ti ndihmosh të tjerët.

 

Jeni autore e skenarit të filmit tuaj të parë ”Shoku im i luftës tash s`më njef” cila është tematike e filmit dhe cka synon Arta me këtë film?

A.ZOGAJ: Fillova në qershor te 2009, ideja më erdhi nga biseda qe kisha berë me njerëzit, po në atë periudhe u pat arrestuar vellai ime nga autoritetet hungareze me fletë arrest të Serbisë gjoja per krime lufte, derisa ai po udhetonte për në France ku edhe jeton.

Ky film u është kushtuar të gjithë djemve dhe vajzave nga diaspora që erdhën për të ndihmuar luftën në Kosovë. Është promovuar në nëntor të vitit 2009 katër ditë pas lirimit te vllaut tim Genc Zogaj nga burgu i i Serbisë.

Dhe ky film është berë kundër të gjithë atyreve që diskriminojn çlirimtarët.

 

Çka presin shikuesit në të arrdhmen nga Arta, cilat janë planet e juaja?

A.ZOGAJ: Kam shumë plane për momentin jam në një projekt filmik.

 

Cka permban projekti i juaj i ri në filmin ”Dritë mbi errësirë”?

A.ZOGAJ: Lufton dukurit negative, drogën, alkoholin, prostitucionin etj është edukativo arsimor. Përshkruan jetën e një të reje e cila pa dashje u gjend në këto dukuri-erresirë jeta e saj po thuajse po përfundonte, e atëhere nga dy udhëtaret i erdhi ndihma e parë e ndihmojn e marrin e keshillojn e udhëzojn Driten e etj.

 

Sa ka arritur Arta të krijoj shokë apo shoqe në një mes të ri?

A.ZOGAJ: Pa thuajse cdo herë i mbaj kontaktet me shoqërin time të hershme, ndërsa me njerëzit të cilit  punoj  e kam raporte të shkelqyeshme por jo aq shoqërore e ruaj distancën.

 

Çfarë është aktiviteti juaj kur kemi te bejmë me profesionin tuaj këtu dhe jetën stundetore në Tiranë?

A.ZOGAJ: Unë pretendoj që ketë vit te jem diplomate e parë  e punësuar në Diplomaci. Tiranën e dua më pëlqen dhe të rinjet atje janë shumë të mirë, unë kam pas miq edhe më heret në Tiranë, dua ta cek prof Lazer Filipi, si dhe prof Adriatik Kallullen që vertetë është kënaqësi të kesh miqësi me këta njerëz.

 

Çka i pelqenë në jetë Artë Zogajt dhe cka është ajo që e benë krenare?

A.ZOGAJ: Do më pelqen që një ditë të bëhem Diplomate. Ndërsa ndjehem krenare që rrjedh nga nje familje gjuhëtaresh e historianesh, po ashtu ndjehem krenare qe rrjedhë nga një familje patriotike që kurrë një ditë të kem fëmijë ti tregoj me andje për historin e familjes time-të babit, agjallareve dhe vëllezerve të mi.

 

Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmesën tende në realitetin që jetojmë ne shqiptarët sot, ku mendon se konkretisht duhet ndryshuar diçka ne?

A.ZOGAJ: Duhet të ndryshohen politikat që populli të ecë perpara, duhet të rrespektohet tradita jonë shqiptare që fatkeqësisht po harrohet, duhet të lexohet shkruhet historia  të cmohen ata që jan për tu cmuar.

Duhet të jemi më human në shpirt, të sinqert ndaj vetës dhe të tjerëve. Korrekt ndaj vetës etj këto do të doja që ti ketë shteti im.

 

Cfarë janë kontaktet e Artës me vendlindjen, konkretisht me Lladrofcin?

A.ZOGAJ: Fatkeqësisht  unë nuk u linda në Lladrovc, gjyshi dhe kushërirt te tij ishin zhvendosur nga Lladrovci për tu vendosur në mes të Kleqkës dhe Berishës  që sot e asaj dite është lagje e Ladrovcit.

Ladrovci është vendi më i dashur për mua nuk kam fjalë, jam e lidhur ngusht me Ladrovcin,  babi dhe agjallarët e mi kur nuk i patën ndërprerë kontaktet me Ladrovcin, ne fëmijët në saje te tyre u ndam me fshatin dhe farefisin ton.

Ndjehem madhore kur unë në bisedë me koleget vendor dhe nderkombëtar flas për Ladrovcin, unë jam e Lladrovcit ndjehem krenare.

 

Jeni antare e asociacionit te gazetarve profesionist te Kosovës, cka don të thot kjo për ju?

A.ZOGAJ:Është nderë për mua që jam pjesë e asocacionit AGPK, të gjithë ata që janë pjesë e AGPK janë profesionist dhe më një bagazh te puneës.

 

Një gazetar dhe një regjisor kërkon të jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje të shkurtër.  Si është nga natyra Arta?

A.ZOGAJ: Nga natyra e jashtme e egër, nga natyra e brendshme e shpirtrore e butë. Nervozohem dhe deshprohem me kolegët  e mi qe në mes të punës mirren disa me thashethemet e disa edhe pse nuk dijn nuk duan te mësojn, mirë po ne momentet më me stres dhe me të lodhshme për mua-unë arrij ta qetësoj vetën jam shumë e qet. Nuk më pëlqen të qaj, e kam vështirë të më dalin lotët.

 

Ka kohë që  jetoni këtu, sa janë kontaktet tuaja me vendasit këtu, keni miq dhe a shoqëroheni?

A.ZOGAJ: Po thuajse në cdo aspekt unë kosulltohem dhe bashkbisedoj me vendasit e mi, bisedoj  me njerëz, bashkpunoj, dal për kafe po nuk e pelqej te shoqërohem ngusht. Mbaj kontakte me shoqërin time të më hershme.

 

Nëse kjo lami që keni zgjedhur për studim nuk do të ishte profesioni juaj, në cfarë profesioni do e gjente vetën Arta?

A.ZOGAJ: Hahaha ndoshta në politik aty nuk do te ishte problem. Fjalët jan të njejta dhe mësohen përmendsh hahahahha!

 

Planet tuaja për të ardhmen, cka Arta mendon dhe ka në fokus?

A.ZOGAJ:Të përfundoj projektin filmi ”Dritë mbi Errësirë”, Gjithashtu kam në plan të vizitoj mamin dhe vellaun në Francë, pastaj një turne të shkurtër nëpër Evropë dhe të takohem me të rinjët shqiptar, kush e di ndoshta degjoj nje rrefim interesant e filloj me ndonjë skenar te ri.

 

Cka ju benë të lumtur  dhe cka ju mundon më së shumti?

A.ZOGAJ: Më se shumti më mundon kur dikush më gënjen dhe mundohet ta mbroj gënjeshtren para meje. Të lumtur me benë komplet familja ime dhe shumë gjera të tjera.

 

Si e kalon kohen e lirë?

A.ZOGAJ: Lexoj shkruaj poezi, shiqoj foto nga fëmirija dhe familja ime, shpesh shetisë me nipin dhe mbesën- Kushtrimin dhe Sarejen.

 

Po të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetu?

A.ZOGAJ: Siqerisht  në Kosovë.



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx