E shtune, 07.06.2025, 06:58 AM (GMT+1)

Kulturë

Nexhat Rexha: Vargje me strukturë përmbajtësore

E diele, 27.02.2011, 08:56 PM


Vargje me strukturë përmbajtësore

 

(Theodor Damian, ”Shenja e Isarit” Botoi ”TipoMoldova” Iash, 2010, fq. 120)

 

Nga Nexhat Rexha

 

Falë përkushtimit shpirtëror të poetit dhe përkthyesit Baki Ymeri, me  vendbanim në Bukuresht, krahas vlerave shqiptare, lexuesit tonë po i  krijohet mundësia të njohë për së afërmi edhe vlera të çmuara të kulturës rumune. Të  ndërtosh ura nuk është punë e lehtë, por vullneti për të ripërtërirë e ruajtur traditën e krijuar  nëpër shekuj, është  thesar kulturor e ndërnjerëzor. Në vazhdën e veprave të zgjedhura të autorëve rumunë, kësaj radhe në gjuhën shqipe vjen me tërë shkëlqimin poetik edhe poeti Theodor Damian, i cili ka krijuar vepra të bujshme dhe ka hapëruar me  rezultate të lakmueshme artistike. Përkushtime  të realizuara me dashuri për të thënë fjalën e bukur e të sintetizuar në rrafshin organizativ e estetik. Autori i disa veprave letrare ka dëshmuar cilësinë e brendshme të vargut  nëpër faqet e secilës poezi e varg.

Këtë herë, vepra ”Shenja e Isarit” komunikon me lexuesin shqiptar me ngrohtësi njerëzore dhe artistike. Fuqia e fjalës me figurën e zgjedhur depërton thellë në masën e gjerë, sepse metafora  i jep fuqi idesë dhe ideshmëria përcakton artikulimin figurativ dhe krijon mbështetje në përditshmërinë poetike. Autori në poezinë e këtij vëllimi ka konkretizuar  realitetin  bashkëkohor, duke theksuar  e dalluar të veçantën  si në përmbajtje, poashtu  edhe në shtjellimin e brendshëm  duke i  dhënë  fuqinë narrative tërësisë kuptimore në tërësi vargut. Vëllimi poetik “Shenja e Isarit” ka një lidhje të fuqishme konvencionale që nga fillimi e deri në

Theodor Damian
Theodor Damian
mbarim. Autori ka shtruar pjesë intime të përjetuar në një fazë të caktuar jetësore, por kjo nuk do të thotë se përjetimet në të shumtën e rasteve mund të shkrihen nëpër vepra e vargje. Mirëpo, lidhja e jetës me poezinë mund të marrin trajtën funksionale, nëse ato gërshetohen dhe harmonizojnë botëkuptimin njerëzor përmes reales dhe  fuqisë magjike të fjalës që mund të prodhojë pena në ndërdijen  e mendjes dhe zemrës.

Në këtë korelacin Theodor Damiani ka lidhur burimin e lumit Isar dhe shtegtimet e pandërprera të tij nëpër  qytete e shtete, duke e fuqizuar atë në përfundimin e  tij drejt rrugës së pakthim në thellësitë e detit. Këto dallgë të jetës nëpër të cilat kalojnë njerëzit  si rrjedha e lumit Isar dhe e shume lumenjve  të tjerë shpalosin dhembjet, ëndrrat për të bukurën dhe në një mënyrë a tjetër lidhin edhe fatet e njerëzve nëpër kohë. Në këtë vorbull  të rrjedhës së jetës, ai ka shigjetuar skena nga më të ndryshmet, çka lexuesi mund të konstatojë se përjetimi poetik merr dimension sa real, po aq edhe  funksional, sepse  brendia e vargjeve  krijon sensibilitet për atë që parashtron autori nëpër tërësinë e këtij vëllimi poetik. Komunikimi me mjekun qartëson lokalitetin e qytetit gjerman si  një pjesë nëpër të cilën ka kaluar e përjetuar protagonisti (autori) i këtyre vargjeve: “Herr Profesor/ Kam dëgjuar se në ëndërr/Shërimi bëhet me fytyrën përpjetë/ Dhe duke shikuar nga horizonti.”

Pra, nëpër vargje  krijohen ngjarje nga më të ndryshmet dhe ato marrin  rolin shpërndarës, por gjithnjë në funksion të humanitetit  njerëzor  dhe edukativ, që pastaj  poezia të marrë trajtën ekuilibrike, për të  depërtuar në vlerën e përgjithshme dhe të kapshme në mesazhin e saj, aty ku depërton ajo. Në  kuptimin e tërësishëm të veprës dominon arsyeja , e cila gjithnjë  ka shtrirje kah  e nesërmja, duke  kërkuar të bukurën  në mbështjetje të artikulimit për një të nesërme sa më reale. Kjo kërkesë shtrohet, për një mëngjes e ditë të re, sepse ai kërkon diellin, kërkon jetën, e në këtë kërkim  ai gjen mbështetje  atje ku “Zoti e shpërndau terrin/Nga drita/ E nxorri vdekjen prej meje/Dhe me tha/Të jap jetën që të jetosh/Dhe ta dish se Unë jam Zot i Zotit tënd/Dhe të mos kesh zotëra tjerë/Përveq Meje”.

Vargje këto me fuqi të madhe artistike dhe mesazhi del shumë funksional, sepse jeta kërkon mbështjetje për të ardhmen dhe vetëm në një qëllim të besueshëm. Kur qëllimi i njeriut bashkon idealin për të ruajtur jetën dhe asaj i jep porosi  gjithsesi  angazhimi dhe fisnikërimi për të ruajtur kuptimin e fjalës dhe  ndjeshmërinë shpirtërore e arsyetojnë lindjen dhe vdekjen. Por këto dy pjesë, njëra e fillimit e tjetra e mbarimit kanë lidhje dhe besueshmëri në një koncept të qartë, e ai është besimi në  jetë dhe në njerëzoren. Pra ”Shenja e Isarit” është  një, dhe njeriu ka një jetë, por ajo ka edhe momentet nga më të ndryshmet të saj, në të ka  ecje-ecje  dhe nuk ka  ndërprerje, por shtegtimi i brengave  trazuese të jetës kërkon edhe engjëllin mbrojtës, e si mund të  qëndrojë pranë teje ai mrbrojtës, autori e qartëson për bukuri përmes vargjeve këtë mesazh  që ndërlidh botëkuptimin shpirtëror e filozofik me ngjyrime objektive.

Mirëpo, autori nëpër vargje shpalos  të kaluarën dhe të ardhmen, sikur  të vë para zgjidhjes së enigmës së quajtur gjeografi dhe njeriu nëpr kohë duhet të konstatojë  esencën  e glorifikimit të fjalës në të cilën mund të gjesh  të saktësuar elementin  konstatues e ndërlidhës të kohëve me  ironinë që prodhon karakteri real apo imitues. Pra teologu e poeti Theodor Damian, dhembjen  e kthen në dashuri dhe kjo dashuri ka marrë fuqinë, sa artistike po aq edhe universale, sepse në të dominon arsyeja dhe vullneti për të kaluar lirshëm  njeriu nëpër të gjitha urat e ndërtuara mbi lumin Isar.

E tërë përmbajtja e vëllimit është e stolisur me akuarelin dhe simfoninë e variantit origjinal, që dhembjes dhe shtegtimit i japin pavarësinë e stabilitetit lirik dhe estetik me një komunikim sa aktual, po aq të rëndësishëm dhe  edukativ e shenjues për fjalën e bukur artistike, duke shtruar në të gjitha  format e saj vlerën artristike e universale si visar për lexuesin e të gjitha përkatësive gjuhësore. Autori  ka kompletuar variantin e shprehur me një optikë të qasjes nga afërsia, sepse ai ka fokusuar dhembjen dhe dashurinë me qetësi shpirtërore. Pra, lirikat e ketij vëllimi rrezatojnë në të gjitha dimensionet karakterin  identifikues si në përsosmërinë e vargut po ashtu edhe në brendinë  e saj  simbolike  dhe sintagma qartëson ide stabilizuese. Dhe këtë qëllim autori e ka rrumbullakësuar me tërë strukturën e figurës funksionale dhe përmbajtësore. Përfundimisht mund të themi se Baki Ymeri ka realizuar një përkthim me vlera të larta, duke na e dhuruar një vepër të shkëlqyeshme aristike.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx