E premte, 06.06.2025, 12:40 AM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Glifadha, vajza shqiptare dhe deti

E marte, 01.03.2011, 07:27 PM


Albert Zholi

 

Glifadha, vajza  shqiptare  dhe deti

 

  nxehtit  e Athinës  është  shumë    munduese  se  në Tiranë, por  ja  që është  deti  dhe sikur  e rregullon frymëmarrjen e  këtijë  qyteti  gjigand . Plazhet  janë të panumërt. Plazhet e  ishujt  e shumtë  i japin  mrekulli  turistike gjithë  Greqisë...

 

Shumë shqiptarë  plazhin e bëjnë    Glifadha. Autobuzi  u mbush  plot në  atë  fundjavë. Njerëzit  ngjiteshin  duke kontrrolluar  veten. Aty  pranë  meje  një  grua  mbi  të gjashtëdhjetat  mezi  po  mbahej, por  askush nuk ia  kish qejfin  për t’i liriuar  ndonjë  vendulje... Dy  djem  me  qime  të ngrira  përpjetë, mbanin nga një  vajzë  mbi gjunjë, duke  e rrituar akoma  temperaturën e  stinës...

 

 Një  vajzë  fytyrimtë 15-16 vjec, u  ngrit nga  vendi  ku qe   ulur dhe pranë  dhe pa nxjerrë    e  mori  nga  krahu  gruan e moshuar për  tek vendi i  saj. Gruaja  u  ul  e  pasi  u  qetua  ca pyeti vajzën:

 

-Si të  quajnë  vajza  ime?

 

Vajza  e  pa    sy, buzëqeshi  lehtë dhe ngriti supet në moskuptim.

 

-Emrin, emrin  dua!- e pyeti  sërisht  gruaja    gjuhën e  saj .

 

Vajza  u  skuq   e  tëra , sic  mund    skuqet  një  vajzë shqiptare  e  porsaardhur.

 

-Shqiptare  jeni ?- e pyeti  dikush në shqip.

 

-Po ! tha vajza  si  e zënë në faj...

 

-Është  shqiptare  dhe nuk  di  greqisht – i  tha ai  gruas.

 

Ajo  e  pa  me cudi, bëri  kryqin, u  ngrit në  këmbë, duke  u mbajtur  nga  dora  e vajzës, dhe  e puthi  në ballë...”, shumë mirë, shumë  mirë  shqiptare  e vogël...”, asnjë vajzë greke s’do ta bënte këtë....

 

Athinë..1999



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx