Kulturë
Cikël poetik nga Marsida Hasnjoku
E hene, 28.02.2011, 08:57 PM
Marsida Hasnjoku, u lind më 5 mars të vitit 1985 në qytetin e Elbasanit, aty ku kaloi edhe fëmijërinë e saj.
Është diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, në degën agrobiznes.
Ka botuar librin ‘’Infinit ndjesor’’, poezi.
Jeton në Tiranë.
Marsida Hasnjoku
POETE
Një spiune e zemrës
E verbër krijon një sinfoni
Pastaj luan me shkronja
e rendit diçka në numratorin e kohës
NË NATYRË … ME IMAZH ….
Pas perdes së shikimit, unë pashë diellin!
Pas imazhit të buzëqeshjes, unë pashë kohën!
Përtej shtratit, unë pashë natën!
Brenda meje, përtej zemrës
fsheh ikonën e ndjenjës!
Për ty kam të rezervuar edhe natyrën.
Unë përsëri një pamje e vjetër,
pas perdes shoh trupat tanë!
Të përjetshëm….
IKJE
Mbi qilim të vjetërranë fije kujtimesh
Një ujvarë, një rrebesh i ftohtë malli.
Lakuriqesinë tënde askush s’mund t’a duronte!
Pastaj shkove, shkove kaq larg
IMITIM
Ajo ishte një pjesë e egër e së shkuarës!
Vizatoj një tablo
Aty ishe ti, një pasqyrë…
Pasqyrë e thyer
Zbukurim i pamjes tënde
THONIN
Thoni për botën, se ishte lakuriqe
Dikush i kishte vjedhur rrobat e purpurta
Thoni se ajo kishte ftohtë
Askush nuk mundi ta ngrohte
E braktisën,
dhe bota mbeti lakuriqe në mes të dimrit.
SYTË!
Nga ato buron edhe shkëlqimi
Shohin!
Bukuri, lot, buzëqeshje...
Gjithçka që është objektive
Sy!
Ju që jeni të verbër kur dashuroj!
MË MERR KRAHË!
Tingëllon ëmbël fluturimi im….
Shpalos flatrat përkundur në djepin e qiellit!
Marr krahë dhe fluturimi më duket një ëndërr,
një përshkrim i rrugës time…
Është qiell i zhurmshëm ku përkund djepin tim,
dikur e vogël dhe përsëri i njëjti rit.
Përhumbem në endjen time pa fund
ku hedh nga një kristal për të ndriçuar udhën time.
Merr krahët e mia dhe më ndiq,
përshkoje udhën time të më gjesh.
Unë pres… Ndoshta gjej vetveten,
zbukuruar me virtyte.
Unë puritan, e rreptë me veten time
të arrij diçka që zbukuron pamjen.
Ndjenjën time të ngurtësuar si një mal i lartë.
Marr krahë, nuk fluturoj por qëndroj e palëvizshme.
TË HUMBUR
Në këtë asfalt,
Mugëtirë të hapave,
Endesha unë e vetme
Përcillja mendimet dhe kapesha pas tyre,
Fikja dritën.... të të gjeja në errësirë.
Ishte gjithçka e zbrazët pa frymë, pa fjalë!
Nuk përmendej ngjyrë, të ndriçonte
Unë i ngjaja qiellit, pa skaj... pa gjymtyrë
Ishte e mekur natyra, pa zë
nuk përmendej as emri im, as emri jot!
BOTA JOTE
Bota jote,
ngjan me një hapësire të shthurur
Me hapat,
ngjyrat e një prostitucioni
Bota jote,
me fytyrat e njëjta
të nxirë, sy të ngjyrosur
Me ecje...
Mbi asfaltin pasqyrë
ANKTH
Mbuloj fytyrën me çarçafin e shtratit tim
Shtrihem... e përkëdhelem...
Mbi jastëk shoh të zhgarraviten sytë!
Përpij e tëra frymëmarrjen time!
Përpëliten qepallat
Oh, sa dhimbje!
Fle duke shtrënguar supet.
NJË NATË PA GJUMË
Pak blu, ky qiell
O zemra melankolike
në qepallat e syve,
lexohen shkronja të arta
Të dashurohemi me vështrimin e hënës
dhe drita e saj do të na lërë pa gjumë
Do të dashurohemi një ditë
dhe me buzët tona
do të lëmë natën spektatore.
BOTA JOTE
Bota jote,
ngjan me një hapësire të shthurur
Me hapat,
ngjyrat e një prostitucioni
Bota jote,
me fytyrat e njëjta
të nxirë, sy të ngjyrosur
Me ecje...
Mbi asfaltin pasqyrë
HUMBAS!
Shtrëngoj krahët për të parë hënën
Ti ike dhe qielli mbeti krejtësisht i imi!
Aty do të gjej trupin tim të njësuar me hënën
Dhe koha se ndjen parfumin tim!
DO TË HESHT...
Ajo britmë çjerr germat e mia dhe unë mbetem memece!
Të hesht...
Kur ti të kërkosh pamjen time të brishtë
E ndërsa unë kërkoj një sup të prehem!
Një reliev nga imazhi shpirtit tim!
Aty ku mbeti fryma ime
Pasi të puthi ty
Aty ku u fiksuan sytë
Në shikimin tënd
Aty ku prekja ime ndërroi jetë mbi lëkurën tënde
Do të hesht...
Mbetem e lirë, burgosur në shpirtin tënd
Të hesht...
Ti pagëzon pamjen time
E do të lundroj përjetë mbi dallgë.
NGJASHMËRI
Është vjeshtë!
Gjethet kanë humbur folenë
Dhe unë si një pemë e zhveshur
Është vjeshtë
dhe unë ngjaj me një dordolec
të veshur në të verdhë.
LOT
Në atë kitarë me tela të këputur
Kërcen nusja me vello të bardhë!
SHFRYTËZIM!
Fryma ime e zbrazët....
Shikim ironik...
Trishtimi im pa kufij...
Të urrej që përqafimet e mia
janë një ritual i përkohshëm në qenien tënde!
NGANJËHERË
Nuk di të qesh
ngatërrohem me lotët
Që i ngjajnë një shiu që pikojnë nga flokët
Edhe s’mund të besoj
Kur antitezë e vërtetësisë
Mbetet gënjeshtra
REKUIEM
Përdredh buzët, ngjyer në të kuq me vështrim në kaltërsi oqeani! Duket derdhur gjithë ai shi qielli sikur mbulon skuta e këtij qyteti. Ombrellë kjo re sipër mbi krye, dhe nuk qullos robin e saj. Ishte ftohtësi, dhe aty dikush nuk kishte dëshirë të ftohej…kërkoj dikë ta përqafonte por vetëm atë natë! Në fund të fundit ndihej mirë vetëm, një natë mjaftonte ta shfrytëzonte. Qeshte, përshkruar trupin e saj me krahë, ndjehej vetëm… shkëmbente buzëqeshje me natyrën…ajo e paragjykonte. Pse i duhej ta vuante kohën në peshën e gjendjes së saj! Ajo ndjehej mirë, dhe kur koha ishte dimër… Rrebesh, vizatuar re në qiell do të ishte tablo përkohësisht…mjaftonte që asaj ti pëlqente kjo. Mbështjell në rrobën e saj, mendonte se kjo natë ishte një aventurë, ndonëse gjendej vetëm ulur në cep të verandës.
Jam e ikur në filizin tim…përshkoj ethshëm atë që shkoj. Përjeton një ndjenjë faji, ndërthurur me kënaqësi. Në fund të fundit një rebelim, s’do rriste kurrë kaq virtytshëm një shpirt! Të qenit ndryshe… vështrohet ngultas qëllimisht për të ulur në vlerën e injorancës... mbrëmja, nata pret gjithmonë hënën dhe yjet në kuvertën e qiellit, por jo gjithmonë është e pranishme... dhe mua gjithmonë më duket e bukur, pavarësisht i var ndonjë zbukurim. Mbrëmja sjell mbledhur në sofër miqtë e jetës, bukuritë e zemrës, qetëson trupin derdhur në shtrat, këndon ninullën e fëmijës fjetur, mbrëmja bashkon ëndrrën me qepallat mbyllur, dashuron çdo trup nudo...prijëse epshi! Bukur është kur ti kupton që çdo gjë ka vlerën e saj...ndjen freskinë për ta pasur në krah, krahë të fortë. Ngjyrat ekzistojnë, pavarësisht që dikush nuk dallon! Sepse ngjyra ekziston për sytë që janë ngjyrosur, shpirtin që ka fituar një pako me bojëra.