E diele, 05.05.2024, 11:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Jusuf Zenunaj: Tre gishtërinjët e Rades

E marte, 01.03.2011, 08:11 PM


TRE GISHTËRINJËT RADES

 

Sot,tre gishtërinjët e Rades

në Kuvend  të Kosovës, 

Ç’i kujton nënëlokes ?

 Te pragu i shëpisë  vrarë t’ vetmin djalë,

lotet e saj moti  janë tharë.

Kënga e vrasësit  dhe tre gishtërinjët e tij

pranverën  ia shndërruan në zi .

Tre gishtërinjët e Rades

Vallë, ç’i kujton  Tones,

motrën e rrëmbyer në mes të kolonës

Vaji i saj as sot s’ka  t’pushuar

S’e di ku i është vrarë,

si mijëra ku është dhunuar?!

Tre gishtërinjët e Rades

Ç’i kujtonjnë  këtij  populli ?

Atë që në magje bukën na e dogji .

Xha Pjetri i thotë Ukës,  mikut të tij

deshti nga kjo tokë ,shkau  t’n’a zhbijë,

A jemi në liri ?  A kemi liri ?

Kur zgjidhet  kryetari i Kosovës,

Rada në Kuvend ngreh tre gishtërinj ? !

 

Jusuf Zenunaj, shkurt 2011



(Vota: 10 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora