| E marte, 01.03.2011, 08:11 PM |
TRE GISHTËRINJËT RADES
Sot,tre gishtërinjët e Rades
në Kuvend të Kosovës,
Ç’i kujton nënëlokes ?
Te pragu i shëpisë vrarë t’ vetmin djalë,
lotet e saj moti janë tharë.
Kënga e vrasësit dhe tre gishtërinjët e tij
pranverën ia shndërruan në zi .
Tre gishtërinjët e Rades
Vallë, ç’i kujton Tones,
motrën e rrëmbyer në mes të kolonës
Vaji i saj as sot s’ka t’pushuar
S’e di ku i është vrarë,
si mijëra ku është dhunuar?!
Tre gishtërinjët e Rades
Ç’i kujtonjnë këtij populli ?
Atë që në magje bukën na e dogji .
Xha Pjetri i thotë Ukës, mikut të tij
deshti nga kjo tokë ,shkau t’n’a zhbijë,
A jemi në liri ? A kemi liri ?
Kur zgjidhet kryetari i Kosovës,
Rada në Kuvend ngreh tre gishtërinj ? !
Jusuf Zenunaj, shkurt 2011