| E marte, 01.03.2011, 08:24 PM |
Vangjush Ziko
O R Ë T
ORA DIELLORE
Koha
jam vetë.
Hija ime
të ndjek.
S' ndahesh dot.
Pa hijjen time
s' ka kohë.
Dielli ndrit kot.
ORA RANORE
E vjetër sa detet.
Sa ditët dhe netët.
Sa drita
dhe terri.
Mes parajse
dhe ferri
Vetëm rrjedh
dhe rrjedh.
Armike e prehjes.
Jeta rrjedh
mes gishtash
të vdekjes.
ORA MODERNE
Ç' fitova?
E zgjata dot jetën?
Largova tej vdekjen?
Ç' astin e lumtur
e ndala dot?...
Kohën mat
dhe mat
mbarë
dhe prapthi
me zemër kuarc
a çelik...
Koha ik.
Dhe vetëm ik.
ORA ZEMËR
Nuk mat
as ditë
as netë.
S' mat jetën
as vdekjen.
Vetëm
një çast të vetëm.
Për vete.
Për njerinë.
Mat dhimbjen
a
lumturinë.