E hene, 29.04.2024, 04:56 PM (GMT+1)

Kulturë

Nexhmije Çerkezi: Dramaturgjia kosovare në tutelën e dramaturgjisë së huaj

E marte, 15.02.2011, 08:58 PM


Dramaturgjia kosovare në tutelën e dramaturgjisë së huaj

 

Nga Nexhmije Çerkezi

 

Shohim kohëve të fundit se dashje apo dashtë artistët tanë katandisen nga ndikimet e artit të huaj.

Praktika e tillë siç shohim ka zënë vend edhe në Teatrin e Kosovës kohëve të fundit, ku shihet se në skenën shqiptare, na rradhiten shfaqje të një pasnjëshme me dramaturgji të huaj, e cila si një veshje, shpesh artin kosovarë  e orienton të themi me një veshje “ jashtë mode” , autoktone, sepse shpesh ajo nuk përputhet me konturat tona, madje shpesh i vë edhe në pozitë qesharake apo të palakmueshme edhe vetë aktorët.

Ndoshta kjo është çështja që më së paku shihet si problem nga vetë krerët e Kulturës, madje është për të ardhur keq që shpesh situata e tillë na sjell në një pozicion që buxhetin e artistëve kosovar, të na përgjysmojnë shpesh dramaturgët apo artistët e huaj.

Ndonëse mund të thuhet se edhe dramaturgjia jonë (ndoshta) nuk qëndron në nivelin e të arriturave bashkëkohore, megjithate nuk do të thotë se do duhet  të kemi në epiqendër dramaturgjinë e huaj, dhe e jona të mbetet në gjysmë të rrugës pa arriturr asnjëherë në katapultën e dramaturgjisë botërore.

Në mënyrë të tërthortë apo të drejtëpdrejt megjithate thuhet se mungon dramaturgjia dhe literatura kosovare, por megjithate dramaturgjia kosovare duhet të mbetet në ndërgjegjjën e instuticioneve tona kulturore, që të mos mbetet në tutelën e literaturës së huaj .

Duhet ditur që arti kosovarë bëhet i kuptueshëm dhe i afërt me publikun, jo duke e ulur nivelin ideo-artistik të krijimtarisë kosovare në nivelin ideo-artistik të shijeve të huaja artistike.

Kjo në fakt rrezikon forcimin e frymës së artit shqiptar apo dramaturgjisë shqiptare në këtë rast.

Kudo në Evropë kemi parë se njerëz të artit, shfrytëzojnë artin e tyre për të ngritur në një shkallë më të lartë nivelin e tyre artistik , të atij vendi, për ti edukuar atë me shije artistike më të përparuara dhe kështu prezenca e një arti tjetër nga një vend tjetër mbetet disi i konservuar.

Tek ne ndodhet e kundërta, si duket ne ose e parapëlqejmë të huajën, ose i pranojmë mangësit e cilësive artistike që na mungojnë , në të ashtuquajturën dramaturgji, apo të artit në përgjithësi, dhe në një farë forme pajtohemi me to, dhe krenohemi me të huajën.

Shohim se mungon  prurja artistike, dhe të pakta janë vlerat, mungon menagjimi i krerëve institucional, ku pamundësojnë të renë dhe të ndryshmen për vetë artistët kosovarë, për regjisorët, apo dramaturgët , duke vrapuar gjithnjë pas vlerës së huaj, duke kthyer shpinën modulit shqiptar, duke e shikuar gjithnjë të huajën në stilin modern, duke u zhytur kështu në llumin e një arti të huaj.

Ky “ modernitet ” mbetet akoma  thikë e mbrehtë për frymën popullore jo aq të modernizuar të publikut tonë, që është e pamundur të afrohet.

Është gabim të mendohet se demokratizimi i artit mund të dirixhohet vetëm brenda botës së artit, madje do të ishte një inorancë po të mendohet se nuk duhet siguruar përvetësimi artistik prej publikut, qoftë në teatër apo galeri.

Prandaj një dëm të madh i sjellin kulturës tonë artistike, përpjekjet për të gdhendur vetëm shifrat e emrave të huaj, qoftë ata dramaturgë, piktorë apo të tjerë, duke krijuar kështu kufirin e distancës me artin tonë, duke krijuar një uninformitet të panevojshëm, duke dalë jasht caqeve të ruajtjës së emrave shqiptare, apo duke mos lejuar që ata të vetëformohen.

Megjithëse në fund mbetet të thuhet se teorikisht pranohet globalizimi i traditave përparimtare, siç është ajo e huaja, por jo gjithmonë të mbetemi në tutelën e tyre.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora