E shtune, 31.05.2025, 10:17 AM (GMT+1)

Kulturë

Rrustem Geci: Poezi me Shkup

E marte, 15.02.2011, 07:34 PM


POEZI ME SHKUP

 

Ngrihet guri të thot një fjalë

se  shqip  uji  flet  Vardar

vijë nga malet lart  me  borë

mos ma prek dheun me dorë

 

Në Kalanë e lashtë Dardane

Shkupi gurët ruan me nderë

ai s´lë  korbën gjak të merrë

as mbi kala, kishë të mbjellë

 

Dorën grusht  bëjmë  ne sot

kullave tona  t´u  dalim  zot

mblidhu bashkë  Shkupi im

mos le korben me t´vu  tym

 

Kjo betejë me Shkup n´kala

na thërret  sot  t´i dalim zot

gjaku i Shkupit mos  u ndal

se gjakja jote nuk do të thaj!..

 

 

Rrustem Geci - Dortmund



(Vota: 7 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx