E enjte, 24.07.2025, 10:17 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Çka po m’rrin karrshi - karrshi

E hene, 14.02.2011, 08:39 PM


Nga folklori ynë:

 

            ÇKA PO M’ RRIN KARRSHI – KARRSHI

                        / Këngë humoristike dashurie/

 

Çika:

Oh, more çka po m’ rrin karrshi – karrshi ?

Tybe n’ Zotin, o, nuk t’ marr ty,

Ore i keq, o, i shtremt tek je !

Djali:

Oh, mori e bardhë, oj bukuri ,

Oh, unë po rri , moj, me t’ marrë ty,

Oh, e bardhë e bukra tek je !

Çika:

Oh, more i keq, hiqmu meje ,

Oh, se mi lujte mentë prej kreje !

Tybe n’ Zotin, o, nuk t’ marr ty,

Veç n’ zahmet um paske shti ,

Oj, ni mi me tu maru’ ,

Nër atë tallë me u palu’ ,

Gjajëm ti, ma banë keq mu’ ,

Ore, i keq, o, i dredht je për mu’ !

Djali:

Oh, n’ bafsh  ti mi me u maru’ ,

Nër atë tallë me u palu’ ,

Zahmet t’ madh um paske qu’ ,

Maçorr plak me tu maru’ ,

E tu talla me u palu’ ,

E kur t’ bajsh ti me dalë ,

Hazër rri unë, ty me t’ marrë ,

Du me t’ marrë unë ty ,

Oh , e bardhë e bukra tek je !

Çika:

Oh, more i keq , hiqmu meje ,

Oh, se mi lujte mentë prej kreje!

Tybe n’ Zotin, o, nuk t’ marr ty,

Veç n’ zahmet ti je tuj m’ shti,

Oj gjylpanë me tu maru’ ,

Nër atë hi me sharru’,

Me sharrue nër atë hi ,

Se nuk munesh me m’ marrë ti,

Ore i keq, o i shtremtë je për mu’!

Djali:

Oh, mori e bardhë, unë be kam ba ,

Kërkun venin, nuk ta la!

N’ kofsh gjylpanë ti për me u ba ,

Nër atë hi, ti për me ra ,

Me sharrue nër atë hi ,

O, i kam baca, shtatë kojshi ,

Shtatë kojshi une i kam ,

Ata e kanë ni dërman ,

Du me e marrë atë dërman ,

Edhe hinin me tubu’ ,

E kur t’ bajsh ti me vizllu’ ,

Nuk ki qare pa m’ marrë mu’ ,

Oh, e bardhë, e bukur,

Oh, e bardhë e bukra tek je !

Çika:

Oh, more i keq, hiqmu meje,

Ore, se mi lujte mentë prej kreje !

Tybe n’ Zotin, o, nuk t’ marr ty,

Po kush t’ merr ty, o qyqan ,

Tek je i keq e zallogan ,

Tek je i zi edhe galan ,

Paske barkun si tupan ,

Paske qafën shumë të shtremtë,

Paske synin shumë të gemtë ,

Veç po m’ shti n’ gjithë këtë zahmet ,

Unë ni lepur due me u ba ,

Me marrë ikën , n’ mal me ra ,

Larg nër male me u largu’ ,

Gjajëm ti, more i keq mu’,

Ore i keq, more i gemtë,

More i kelbt , jalla , more i shtremt  tek je !

Djali:

Oh, n’ kofsh ti lepur për me u ba ,

Nër atë mal, o, ti me ra ,

Zanat t’ mirë , baca e ka ,

Dy zagarë , baca i ka ,

E t’i  lëshon baca në mal ,

Besa , venin kun s’ ta lanë,

Ti n’ gojë t’ tyne kije me ra ,

Hazër rri, unë, ty me t’ marrë,

Oh, e bardhë, e bukur ,

Oh, e bardhë e jemja je !

Çika:

Hej, gjarpën i kuq  kam me u ba ,

Nër shavar , unë , du’ me ra ,

Se nuk munesh me m’ marrë mu’ ,

E ti , n’ bafsh me mu afru’ ,

Unë me herc kam me t’ xehru’ ,

Se nuk munesh me m’ marrë mu’ ,

Ore i keq, o i shtremtë tek je për mu’ !

Djali:

Oh, n’ kofsh ti gjarpën  me u maru’ ,

Nër shavar ti me sharru’ ,

Shpi e madhe jam qillu’ ,

Dymdhetë pula kam mej lshu’ ,

Me kaçep kanë me t’ coptu’ ,

E s’ ki qare pa m’ marrë mu’ ,

Oh, e bardhë, e bukur,

Oh, e bardhë e bukra ti tek je !

Çika:

Hej, zhabë e lloçit du me u ba ,

Nër balçak , unë, du me ra,

Merrum n’ mujsh, o i keq,

Po s’ guxon hiq me u afru’ ,

Se ti n’ lloç ki  me sharru’ ,

E nuk munesh me m’ marrë mu’ ,

Ore, i keq, o qyqan ,

Hej, krejt po t’ thonë qi je hajvan !

Djali:

Oh, n’ kofsh ti zhabë me u maru’ ,

Nër atë lloç, ti me sharru’ ,

Hyzmet t’ madh um paske qu’ ,

Kajushë plakë me tu maru’ ,

Kajushë plakë kam me tu ba ,

E s’e la baca, pa t’ marrë ,

T’ bie n’ lloç , ty, çak, çak, çak,

Ja se t’ çeli krejt në  gjak,

Ja i gjallë se la pa t’ marrë ,

E bardhë, e bukur ,

Oh, e bardhë, e mira je për mu’!

Çika:

Hej, mizë e vogël kam me u ba,

Nër murriza larg me ra ,

Ti s’m guxon hiq me u afru ,

As nuk munesh me m’ marrë mu’,

Se krejt n’ gjak ki me ckurru’,

Ore, i keq, o i shtremt tek je për mu’!

Djali:

Oh, n’ kofsh ti mizë me u maru’,

Nër murriza me u palu’,

Zahmet t’ madh um paske qu’,

O, ‘i sokol me tu maru’,

Për hava me fluturu’,

Tubë çobanë kam mej tubu’,

Me guxhuma kanë me t’ gju’,

Se s’ ki qare pa m’ marrë mu’,

E bardhë, e bukur,

Oh, e bardhë, e mira je për mu’!

Çika:

Hej, peshku i detit du’ me u ba,

E në deti du’ me ra,

Se unë, ty, nuk muj me t’ marrë,

Ore, i keq, o galan,

Hej, qyrran e zhugan tek je për mu’!

Djali:

Oh, n’ kofsh ti peshk për me u ba ,

E në deti n’ bafsh me ra,

Marifet bacloku ka ,

Peshkatar zanat e kam ,

E marr rrjetën me ta gju’,

E kur t’ bajsh ti me notu’,

Kamë e krye ki me u kurthu’,

E s’ ki qare pa m’ marrë mu’,

E bardhë, e bukur,

Oh, e bardhë, e mira je për mu’!

Çika:

Oh, more i keq, hiqmu meje,

Ore, se mi lujte mentë prej kreje !

Tybe n’ Zotin, nuk t’ marr ty,

Veç n’ zahmet ti je tuj m’ shti,

Se nuk munesh me m’ marrë mu’,

Se ty n’ vakt, unë, t’ kam kallxu’,

Badihava mos me u munu’,

Ore, i keq , i pa nafakë,

Zoti hajrin mos ta dhashtë,

Qysh s’um le mu’ kun rahat ,

Punët e mia me i shiku’,

Jetën teme me e kalu’,

Po kush t’ merr ty, o qyqan ,

Krejt po t’ thonë qi je hajvan ,

Krejt po t’ thonë qi je qyrran,

Edhe i gemtë , edhe galan,

Edhe i shtremt e kokovan,

I përjargtë e kryet tupan,

Hem qelan , hem zhugan ,

Veç m’ ke shti qetash me t’ nem ,

Du’ me t’ nemë une ty,

Ti u bafsh qysh kam qef unë,

E tu baftë darsma n’ katun ,

E ty t’ thirrshin krushk me shku’,

E marrsh pelën me e ngarku’,

N’ gjysë të udhës , ti, kur shkofsh,

Pela n’ udhe, ty , të coftë,

Shalën n’ shpinë, ti, ja ngarkofsh ,

Pak për bishti e kashofsh ,

E krejt krushqit kanë me keshë,

Kanë me t’ keshë, kanë me t’ ba gaz,

Ore, i keq, i pa nafakë ishe kanë !

Djali:

Oh, prite tash, ti, nja ma t’ ranë,

Ti u bafsh qysh kam marak,

Edhe e marrsh , ti, ni burrë plak,

E i marofsh , ti, dy binak ,

E i marrsh djepat mej ngarku’,

N’ arë , argatëve , bukë me u qu’ ,

E kur t’ bajsh , ti, me hi n’ arë ,

T’ dytë i lash , ti, nër ni dardhë ,

E kur t’ dalsh , ti, për s’ dytë ,

Të dytë gjarpni t’i  pastë mytë ,

Ti, si qyqe tuj vajtu’,

I marrsh djepat n’ shpi mej qu’,

Shkofsh tuj kajtë e tuj vajtu’,

Shokëzat mas t’ vinë ty u dredhu’,

Tana shoqet t’ vinë ty u keshë,

T’ vinë ty keshë, t’ vinë ty ba gaz,

Oh, e bardhë, e bukur,

Oh, bardhë e bukur tek je !

Çika:

Oh, more i keq, po ç’ ma këpute mu’ takatin ,

Zoti hajrin mos ta dhashtë,

Dheu mrena mos të lashtë ,

Qysh s’um le mu’ kun rahat ,

S’um le gjallë kun me u munu’ ,

Do t’ marrë xehrin , me u xehru’,

Se nuk muj ma kun me rrnu’,

Se nuk munesh me m’ marrë mu’,

Ore, i keq, o i shtremtë,

Ore, i gemtë, e kelbt tek je për mu’!

Djali:

Oh, mori e bardhë, oj bukuri,

Oh, se len baca, pa t’ marrë ty ,

Zahmet t’ madh um paske shti ,

N’e marrsh xehrin me u xehru’,

Shpi e madhe jam qillu’,

E marr kosin pa truzu’,

Edhe n’ gojë kam me ta lshu’,

Edhe jetën me ta pshtu’,

Se s’ ki qare pa m’ marrë mu’,

Oh, e bardhë e bukur,

Oh, e bardhë, e bukra je për mu’!

Çika:

Oh, me qit punë e kceve gardhin,

Oh, shtrije dorën – ma pafsh hajrin !

Unë me ty , du’ me u martu’,

Darsum t’ madhe me maru’,

Tri tupane tuj bumllu’,

Treqin krushqi mej tubu ‘,

Veç hallall me ma ba mu’,

Se t’ kam lodhë e t’ kam munu’,

Gjithçka t’ keqe , ty, t’ kam thanë,

Veç hallall nashta ma banë,

Se kam dashtë ty me t’ provu’,

A je i zoti me qindru’,

Sabërli ishe kanë shumë ,

Me pas kanë naj tjetër kush ,

Zemra i kish krisë si trutë n’ prush !

Shumë i bukur je për mu’,

Unë me ty kam me u martu’,

Ni jetë t’ bukur me kalu’,

Ore , i bardhë, i bukur,

Ore , i bardhë, i bukri je për mu’!

 

*****

Mblodhi dhe shënoi:

Demir KRASNIQI



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx