E shtune, 31.05.2025, 10:42 AM (GMT+1)

Kulturë

Muharrem Kurti: Tmerr lufte

E hene, 14.02.2011, 08:57 PM


Muharrem Kurti

 

TMERR LUFTE

 

Ishim mijra e mijra të ikur, të mbledhur truq në Lugun e zi ,

tha Adem Nimani. Trupi na dridhje si thupra në ujë.

Na letohej minute pas minute pesha e tij. Djersë të ftohta na kaplonin ballin dhe duart. Panik kishte kudo, pasiguri gjithandej.

Vdekja na suvrejonte prej afërsisë të gjithëve. Kishte hapur gojën pushka , mitrolozi, topi dhe kaçushat për të na kafshuar.

Armiqtë barbar ishin në kodren e Rrezeve. Që atje po granatonin fshatrat e rajonit të Lugut. Ku binte granata e tyre, në cilëndo shtepi dilte tym dhe zjarr.

Ku hynin armiqtë, shpërthente flaka, dëgjoheshin britma e krisma të përziera.

Pas linin kufoma, grumbujt të tyre varg e varg.

Ishim në pritje.

Në ankth. Në stres e panik.Në pasiguri ishim. Nga çasti në çaste, armiqtë mund të vinin dhe të na gjenin mijra meshkuj dhe të na nxjerrnin nga grumbulli i grave dhe fëmijëve, pasi të na rreshtonin, do të na ekzekutonin.

Ata që shpëtonin në fshatrat e shkatrruara, shtoi Adem Nimani,

vinin e na sillnin lajme të tmerrshme. Njeri thoshte vranë tetë djemë.Tjetri shtonte, ekzekutuan pesëdhjetë anëtar të familjës Berisha.

Tjetri vazhdonte, më sytë e mijë i pashë vëllaun tim dhe djalin e hastretit të Hotëve të prerë në fytë me thikë. Askënd nuk janë duke e falur. Petrit Sokolit i kanë nxjerr sytë.Fresk Malit i kanë këputur duart me satër. Kanë përdhunuar tri(nuk ua thoshte emrat as familjen e të përdhunuarëve), më pas i kanë vrarë. Mbaruam përfundonte rrefimin lajmësi.

Ne po shikonim me sytë tanë forcat policoro-ushtarake duke berë krime kudo.

Ata ishin në largësi pesëqind metra vijë ajrore. Vetëm pesëqind meter vijë ajrore kishim me ta, tha Ademi. Ai po rrefente- Disa meshkuj nisën të komentonin mënyrat e ekzekutimit. Njeri thoshte-kanë për të na ther si berret. Tjetri ndërhynte- më mirë të na ekzekutojnë se sa të na therin.

Tjetri shtonte- Plumbi është më i pastër se sa thika e hangjari.

Dy tre të pranishëm buzëqeshen me hidherim. Sikur donin të thonin-Flitet për vdekjen si për një ditë pazari.

Lajmësi Beqë Cena po tregonte.Ai ishte duke thënë fjalët-Ku hynin armiqtë, linin pas vetës shtëpi të djegura, me mure të nxira shkrumb. Linin kafshë të vrara.

Në boshësinë shkretuese që linin armiqtë sorrollateshin vetëm sorrat në fluturim sipër kafsheve të ngordhura. Ndërsa qentë endeshin si të

nderkryer , derë më derë , fushë më fushë.

Ishte dita e 375-të që po dëgjonim të njejtat histori trishtuese, vazhdoi të rrefente Beqë Cena.Po dëgjonim për shtëpi të djegura, për njerëz të prerë në fytë. Për të ekzekutuar. UÇK e ka më së drejti ,tha ai.

Armiqtë i kemi barbar të paparë.

A do të na mbrojë kush? Lufta po zgjat tepër dhe së fundi do të jetë katastrofal.

Siç po duket askush nuk po lodhte për ne. Sa viktima duhej te ndodhinin që të plotësonin rregullin e luftës? Lufta e lë pa njërëz vendin, prandaj…Armiku ynë po na masakron për here të tretë brenda një shekulli pa i dhënë askujt llogari.

Shteti ynë amë është leckë e ballkanit. Megjithëatë kemi UÇK-en ndërhyri tjetri

-Ka një rrugëdalje nga kjo situate shfarosese, tha Endrit Nura, me një besim të plotë në vete. Më përjashtim të ndonje ditë, ditëve tjera, askush nuk po pengon kolonat e refugjatëve që të derdhen në shtetin amë.

Asnjë i ri nuk është nxjerrur nga kolona e refugjatëve. Armiku ynë ka punë me luftetarët e lirisë.

Ne jemi civil . Të pafajshëm. Po lejohet dalja në shtetin amë, tha Endrit Nura.

-Ashtu? bëri tjetëri

Fjala lejohet morri dhenë. Po lejohet dalja në shtetin amë pa ferrë në këmbë, u tha si në korë nga shumë zëra.

Fjalia, e sapo thenë kishte ngrit në këmbë të gjithë. Mijra njërëz.

Ata kishin vënë mbi supe torbat që kishin.

Turma qe nisur në drejtim të magjistralës Gjakovë-Prizeren. Ajo ngjante me një lumë të stërmadh vershues.Ishte një kolonë e gjatë, disa kilometreshe.

Ajo kishte një gjërësi disa metreshe dhe ishte e mbushur me njërëz përplot. Kolonë të tillë , kurrë s,kisha parë me sy., tha Endrit Nura.

Shqetësim të tillë kurrë nuk kisha përjetu, shtoi ai. Masa e madhe e njërëzeve synonte vetëm një cak –Si të shpëtonte nga krimi serbomalazez. Secili kishte heq dorë nga shtëpia e vet, nga fëmijëria e tij,nga rinia e tij, nga varret e të vetëve. Më fytyra të trishtuara ata qenë nisur udhës që të dërgonte për në shtetin amë. Secili synonte vetëm atë shteg, që të çonte në shtetin amë. Secili e thoshte vetëm një fjali-

Të shpëtojmë!

Truri i tyre i ngjante një ekrani televiziv, në të cilin shfaqet filimi i

viktimave që i ndiqte kudo armiku barbar, të cilët kërkonin shpëtim.

Vetdija e secilit thoshte vetëm një fjali- Në shpëtofshin nga kriminelet serb o Zot! Në dalshim gjallë nga kasaphana mizore o perendi!

Sapo kishim dalë në rrugë nga pylli , na përfshiu boshësia e saj.

Udhës i mungonte qarkullimi normal i automjeteve dhe njërëzeve .

Mbi asfaltin e udhës kishte rënë hija e mortit. Ajo sikur na thoshte – Unë jo vetëm fus panik të viktimat, po këpus koka, ndal zemra me plumb.Heshtja e udhës sikur na thoshte-Sot , vendoset për minutat e fundit të jetës suaj. Sot vendoset se si do të vdisni.

Ndërkohë udha mbushej vazhdimisht me refugjat. Të secili ishte i njëjti shqetsim-pasiguria, paniku, një rrezik që paralajmronte kobë.

Secili po kishte frikë

A mos do të fshaqeshin paramilitarët barbar, me automatik në dorë, me thikë në brez dhe me ato shikimet varr. Dikush tha,- Kanë nxjerr gjashtëqind veta nga kolona e Mejës. Asnjeri nuk është liruar ende.

Çfarë ka ndodhur me ta? Dëshmitarët thanë që kanë dëgjuar krisma

te vendi i ndalimit të refugjatëve, diku afër malit të Hutit. Ka ndodhur edhe kjo- Kolonave të refugjatëve, paramilitarët , së pari u kërkojnë deviza tre katër xerosh, pasi i tubojnë qindra mijra, qeshin me histeri dhe urdhërojnë vartësit e tyre-Nxjerrni secilin mashkull dhe kërrr…

Ose ka të atillë , shtoi Beqë Nura, oficerët e ushtrisë serbo-malazeze ,dërgojnë një dërgatë, ndonjë bashkëvendas, i cili vjen që të ndërmjetësoi shpëtimin e meshkujeve duke paguar haraq të majm- mijradeviza.

Lejohet thoshte ai dalja në Shqipëri,por këtë duhet paguar.

Sepse shtonte ai, dëvizat duhet dhënë shefave të paramilitarëve.

Përndryshe asnjë maskull nuk do të falët… Kështu porositë oficeri Miçunoviq. Dhe masa e refugjatëve mbledhi shpejtë e shpejtë të hollat.

Ia dha dërgatës duke ia numruar dy herë e duke iu lutur që secili mashkull të lejohet për të dalë lirisht në Shqipëri.

Besa besë kishte thënë paradhënësi. Besa besë ishte përgjigjur dërgatë paramarrësi.

Njeri nga pjesëtarët e refugjatëve tha më zë të lartë-Vëllazën , dalja në Shqipëri është e paguar. Kemi paguar majmtë për këtë.

Do të nisemi.

Do të ecim drejtë Shqipërisë. Jeni të sigurtë. Është sukses që kemi arrit këtë.

Teksa fliste pjesëtari i masës së refugjatëve, përfaqsuesi i oficerit

malazez aktivizon motorrollen.

-Allo, postblloku numër tre?

-Lajmrohu, i thotë në gjuhën serbe tjetri.

-Pas një ore vjen një masë e madhe shiftari, rreth njëzetëmijëvetash.

Dy tre qind i çoni në plumb. Kuptuat?

- Kuptuam, tha urdhërmarrësi.

Ndodhi ekzekutimi i dyqind refugjatëve. O Zot, u lut një refugjat.

Ne po ecnim, vazhdoi të fliste Beqë Nura, qe njezetë minuta në udhën që të qonte drejtë qytetit kufitar të Shqipërisë.. Kolona e jonë qe rritur e shtuar vazhdimisht. Kishte arrit në dyzetëmijë . Dhe prapë po shtohej. Kushedi edhe tre orë sa do të bëhej. Ne , herë mendonin

mirë për rritjen e kolonës e herë mendonim keq.Herë kishim përshtypjen që një masë të madhe njerëzish: pleqësh, fëmijësh, grash e burrash,armiqtë barbar do ta kishin të veshtir ndaljen e një pjesë të tyre për t,i ekzekutuar . Here kishim drojën , se duke u mbush kolona e refugjatëve dhe udha me ta , sidomos me meshkuj, armiqtë atë po prisnin, për të realizuar planin e tyre mashkullshfarosës.

Duke ecur, secili luteshim që të mos përballeshim me ta.

Duke ecur kishim frikë që do të na dilnin në rrugë, nga çasti në çast mish njeringrënësit.

Ecnim pa berë zë , rresht dymbdhjetë a katërmbdhjetë veta, në një

gjatësi disa kilometrashe . Fundi i kolonës ishte në kilometrin e

njezetë e pestë dhe soste në kilometrin e tridhjetë e dy. Rruga magji-

strale qe mbushur breg me breg me njerzë që kërkonin shpëtim , sikur kur lumi që shkon tej për tej shtartin e vet, kur bien shira të rrëmbyeshëm .

-Ku po shkojmë? Pyeti dikush nga refugjatet

- Drejt kufirit . Në Shqipëri, u përgjigj tjetri. Edhe dy orë dhe kalojmë , andej . Atje jemi të shpëtuar. Zoti na ndihmoftë!Shpresoni, vëllëzër e motra, kumboi zëri lutes i tij.

Dhe sapo kolonecësi u lut në Zot , u dëgjua një zhurmë autoblinde.

Rëëng ,rëëng, beri ajo. Dheu i tokës nisi të dridhej. Rëëng, rëëng zhurmoi edhe dy herë të tjera.

-Haaa, bënë ca gra. Burrat e ndjen që trupi po u letohej. Sikur dikush , po i terheqte përpjetë ata, sado që peshonin në tokë nuk kishin forcë ta ndalonin shtendosjen e vet nga toka.

Në të kthyer të periferisë së qytetit të Gjakovës , pranë kodrës së Zhubit , diku katër kilometra këtej kufirit , pamë forcat e ushtirsë serbomalazeze. Ato ishin pozicionu dhe po na prisini. Në të dy anët e udhës , të maskuar nën drunj të pyllit, kishin nxjerr kokat e helmetta, kishin gati tytat e automatikëve, kishin në gatishmeri tankset , granatahedhësit, topat e kalibrit të rëndë, pragat predhprecize, mitrolozet plumbmedhenj. Çka për ne përhapnin një tmerr të paparë. Rend e rend, njeri prapa tjetrit, njeri përbri tjetrit, në të dy anët e udhës po na fusin në mes armiqët e panumërt. Ata po benin një lëvizje që për ne ishte një rrezik kobmbjellës.Lëvizja e tyre

ishte një sinjal barbar që po na shtonte dridhmat tona. Ata nuk po lëviznin për të mirën tonë.Diçka po kurdisnin, teksa zinin ato ripozicione. Ndoshta po donin që të realizonin likuidimin e atyre që do të nxjerrnin nga kolona. Ndoshta po caktonin mënyrën e likudimit të meshkujve tanë. Apo po përgatiteshin për pushkatim.

Na u kujtuan dy mënyra vetvrasëse teksa forcat serbomalazeze po na qitnin rrethimin-ajo e futjës në zjarr e deleve dhe ajo e shpërthimit të një eksplozive kur masa ka arrit numër te madhe njërëzish. Mënyra e parë thoshte-delet sado i largon nga zjarri ato turren drejtë tij , sikur po shpetonin nga zjarri dhe jo që po hynin në të.Mënyra e dytë kishte të bënte – sado që flaka të djegë pjesë të trupit, i djeguri duke shpërthyer zjarrin për të shpëtuar prej tij, digjët edhe më .

A nuk ishte kështu?

Ne po ecnim drejtë ,kah armiqtë. Ne po hynim në mes të armiqëve. Ata kishin topat e mbushur me gjyle dhe vetëm pritej aktivizimi i tyre. Ata kishin tankset me predha hazer, dhe pragat me municion ne cev. Ata kishin mitrolozët me plumba në qark dhe thikat e mprehura, me të cilat mund të këputnin gjymtyrët tona.

Ne kishim hyrë në mes të tyre duke kërkuar që të shpëtonim përtej kufirit shtetror.

Ishim në mes të tyre duke pritur me tmerr çfarë do të ndodhte me ne . Pikërisht ,në këtë vend kishin nxjerr nga kolona shumë refugjat si ne dhe i kishin ekzekutu në vend. Tre herë e kishin berë ketë gjë.

Gjashtëqind e shtatëdhjetë e tetë veta i kishin ekzekutu në Lugun e Zi dje.

Bari i Lugut të Zi ishte mbushur me gjakë viktimash të pafajshme. Ishte ujit, tha dikush.

-Do të ujitët shtoi, tjetri.

Ne po flisnim fjalëvdekje që kurrë si kishim dashur as nuk do ti donim. Ne po paramendonim skena të llahtarshem në cep të vdekjës sonë. Ne po i shtinin vetës tmerr dhe panik pa pasur mundësi që të bënim ndryshe.

Trupi ynë fizikë dhe mishi ynë trupor, e gjaku ynë njërzor, ngjyra jonë e fytyrës nuk kishin më normalitet. Trupi kishte pësuar termet tmerri, mishi ftohje, gjaku ikje nga ngjyra e vet, teni zverdhje. Qemë lehtuar . Qemë çpeshtuar ashtu sa s,ka ku shkon me keq.

Urdhëri :Dil, i ushtarit serbomalazez që pritej të na thoshte, tash , ose disa sekonda me vonë , po ngulej si thikë nëpër trup. Po ngulej në trupin tonë ajo fjalë, që mund të thuhej, si thikë dyteheshe.

Folja ,dil, i ngjante një ngulfatësi barbar , që të fut duartë në fytë dhe duke të shtërnguar të zë frymën. Të mbytë në vend.

Ne po ecnim në vdekjen tone . Çfarë do të bënte më ne ajo?, pyesinim veten secili. Kush kishim gruan përkrahu dhe fëmijën. Apo nënën. Kush kishte nusen e re apo të fejuaren në krah. Kush kishte djalin e hasretit. Apo sugarin.Ne kishim hyrë në vdekjen tone. Zjarri i saj po lëshonte një nxehtësi të padurueshem. Përcelluese . Kur hymë në vdekjen tone , një burrë, të cilin e kishte kapluar tmerri i luftës, i tha gruas së vet-Më kap pickë mishin e trupit, se vdiqa nga tmerri. Ai po dridhej si thupra në ujë.

-Ma shkul lëkurën, i tha . Më mbyti panika o grua. Se më pushoi zemra , o jetëmjera ime.

Gruas i kishte humbur gjaku fare. Ajo nuk dinte çfarë të bënte. Kishte mpirë e tëra . Dhimbja po i shtohej vazhdimisht.

Duke parë njeri tjetrit në sy, sikur po i thonim njeri tjetrit- cili do të shpëtoi, kujtona! Derdhni lot për ne sipër barit të varrit tonë. Sa e shtrejtë qenka liria! Jeta për ne paska qenë lodër në duar të krimineleve! Ne na paska fal Zoti, për të na vrarë kriminelët. Ne paskemi lindur për t,u argëtuar me ne kriminelët.

Më së thelli e përkufizoi pafajsinë tonë, i riu flokëverdhë, kur tha-kjo qenka drejtësia?! Askujt si kemi berë asgjë. Vetëm që marrim frymë shqip, na varsin ! Për të parë tragjedi , fatvendosësit shikojnë

si spektator, nëpër ekranet televizive jetën tonë në duart e kriminelëve.

Të gjallë mos i besoni drejtësisë së kriminelëve.!

Një refugjat që ishte në kolonën tonë tha prerazi: Mos vajtoni. Priteni si burra vdekjen. Nuk na ka ndalë askush që të jemi me pushkë në dorë dhe uniformë. Në fyt le të na presin! Tjetër mos koftë!

Ne kishin hyrë në vdekjen tone. Armiqtë na kishin rrethuar në të katër anët.refugjatëve te fillimkolonës po i jepnin urdhër që të qitnin të gjithë dokumentat dhe parat.

-Devizat, tha një oficer trupgjatë .

-Përndryshe... Ushtarët po na grinin me sy. Dhe ajo që pritej kishte ndodh. Kishin filluar të ndalnin ca meshkuj. Lajmi kobzi erdhë që nga filli i kolonës. Dihej çfarë na pritte nëse do të ndaheshim nga kolona.

Gruaja e fqiut qe zverdhë tërësisht. Ime grua nuk e shprehte llahtarin që e kishte përfshir.

- Djali me pa drejtë në sy, tha Beqë Nura.

I lëmova faqën dyvjeçare me pëllëmbën e djathtë. Ai s,po m,i hiqte sytë nga fytyra ime. Ime bijë, katër vjeçare më shtërngoi dorën e majtë, Sikur po me thoshte, do të kalojmë. Ngrohtësia e dorës së bijës sime po m,i jepte dorës jetë, dhimje, mornica…

-Ndaluan meshkuj të tjerë, tha një zë i mbytur.

Shtërngova trupin. Isha me të dy këmbët në vdekje.. Qetsova veten në sy të fëmijëve dhe gruas. Thashë më vete- të ndodhte çfarë të ndodhte . Vdekja ishte duke korrë jetën tonë. Ajo po kënaqej kur po na shikonte të ligshtuar. Ajo po madherohej kur po na kishte viktimë.

Papritur një breshëri plumbash krisen. Morën vajin fëmija. Dhjetë metra larg nesh kishin pushkatuar tridhjetë meshkuj. Kishin rënë njeri mbi tjetrin si duaj misri. Ndonjeri ende përpelitej. Ndonjerit i rrjedhte gjakë nga plagët. Me sytë e mijë , i pashë dy kusherinjtë e mij , të vrarë , breg rrugës , ashtu të rënë përdhe dhe as që guxova t,u thoja lamtumir.

Në atë moment kisha harruar çfarë doja; vdekjen apo shpëtimin.

Po me shikonin sytë kufoma dhe kriminelët ekzekutues bri tyre.

Dëshiroja vdekjen të më mirrte. Do të hiqesha nga kjo botë e ndyrë ku të vrasin dhe të akuzojnë për vrasës. , ku të shpallin fajtor fajtorët.

Ku shohin film fatvendosësit, ku të kafshojnë si bishat egërsirat dykëmbëshe.

Unë kisha dalë përtej kufirit, pasi kisha parë me sytë e mijë duke iu vrarë gruas burri, duke iu vrarë fëmijës baba, duke iu vrarë nënës parasysh biri, duke iu vrarë djali i hasretit nënës plakë.

Mos pafsha më kurrë!, tha Beqë Nura.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx