E shtune, 31.05.2025, 08:25 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Miradie Zymberi-Avdullahi

E hene, 14.02.2011, 08:43 PM


Miradie Zymberi-Avdullahi

 

 

Pa cak

 

Në ditë dimri me ngricë-acar,

mbyll sytë, tretem nën sensacionin e diellit,

në mesditë, sikur më ngrohë, mbi çarafin-zall,

n'memorie, kënaqësi e thjesht e jetës,nën perden-qiell!

 

Fantazira t'këndshme, ëmbëlsi të rastit,

rijetoj adoleshencën e largët, të shkuar,

përjetoj me dashuri, pa cak, momentet e çastit,

me vargjet e poezisë time, nëpër duar!

 

Dëgjoj zërin e heshtjes, në ikjen e ditëve,

se koha më dhuron më shumë harmoni,

sa më të vjetër t'jemi, n'kalim të viteve,

n'pritje rrjedhe t'jetës, gjejmë dashuri!

 

 

Të dua

 

Pranvera vie  me blerim,

lulet , lulëzojnë,

 një shpresë e një premtim,

në qiell, fluturojnë.

 

Fjalët i bartë era,

shkresat i djeg flaka,

ditët - berë të zeza,

netët shumë të gjata.

 

 Në fytyrën tënde shoh,

 buzëqeshjen magjike,

 në sytë e tu gëzime,

gëzohu,se në zemër m'fike!

 

Vazhdo, pa vese,

më nuk të trazoj,

se ti më je rrezeshprese,

nuk dua të lëndoj.

 

Unë të dua shumë,

 dua të më besosh,

me këtë rrjedhë lumë

gjithkah të blerosh.

 

 

Kuptoje

 

Sonte dua të fluturoj mbi krahët e lumturisë,

e qetë, e brishtë siç jam, pa lot,

dua të ateroj në kopshtin e dashurisë,

nuk qaj, se me ty kam një botë.

 

Nëse më pyet-Të dua Ty apo jetën?!

Jetën! Të përgjigjem me të shpejtë!

Mos shko nga unë, mos më le vetëm,

se për mua, je jeta vetë.

 

Ndëgjo, këto t'i thotë shpirti im,

kur të dal nga këmishë e tij,

do të jem me Ty dhe në amshim,

vetëm në duart e tua, jam njeri!

 

 

Brendësi shpirti

 

Thellësi misterioze e shpirtit tim,

në pëshpëritjen lutëse u shtrive,

si shuplakët e vogla memece që ngriten,

në formë dëshire, drejtë qiellit të perëndive.

 

Zëri yt më duhet,se më jep fuqi,

dhe pse zëri i botës ndëgjohet piskam,

po brenda ti prek çdo sekret e fshehtësi,

të dhimbjes e mallit që kam.

 

Je një lum i thellë, në pafundësi ruan kujtime,

me fjalët tua shëron plag të hapura nga mallëngjimi,

dhe lumturinë si një pikë drite në tonat shikime,

ndonjëherë në natën e shurdhër, e bënë rreze agimi.

 

Po akrepat nëpër vite, kohën hulumtojnë,

kokëfortë, të pamposhtur në vrapin e përjetësisë,

të palodhur nga shpresat, vazhdojnë

drejtë një asgjëje të ardhmërisë.



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx