E enjte, 24.07.2025, 10:25 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Një roman,të cilit mezi pres t'i lexoj azhdimin...

E marte, 15.02.2011, 08:26 PM


Një roman,të cilit mezi pres t'i lexoj azhdimin...

 

 (mbresa nga romani "Vetmia e zërave" të Kristaq Turtullit)

 

"Kush bën mirë,e paguan me helm"

Bet'hoven

 

Nga  Përparim Hysi

 

Sapo mbarova romanin e Kristaq Turtullit,"Vetmia e zërave",menjëherë

më erdhi në kujtesë,sentenca e gjeneralit të muzikës,Bet'hovenit.Dihet

se sa u kujdes"gjenerali i muzikës" për të nipin (ai

qe,pothuaj,dobësia e tij shpirtërore ,dhe,ky,nipi, i hapi aq punë sa

"gjenerali",i lodhur nga kjo sfidë aq e beftë dhe e hidhur,e la me

shkrim këtë sentencë që,pothuajëse,gjen"siamezin" e vet "gjeneralit"

në këtë roman të Kristaq Turtullit.Unë,sado që  Kristaq Turtullin e

njoh vetëm përmjet internetin,jam befasur prej vullnetit të

tij,titanik,për të shkruar romane.Aq sa kam propozuar që ta quajnë dhe

Kristaq Romani.Dhe nuk jam larg të vërtetës,se ai e meriton

një"ndryshim" të tilë,se ka shkruar disa romane voluminoz.Nuk është

puna  tek volumi,por tek cilësia.Janë romanë cilësorë që duhet të

qëndrojnë ndenjësisht në fondin e romanit shqiptar.Jo në atë"fondin"

kur duhej të kishe leje krijuese dhe libri (aq më shumë romani),të

kalonin nëpër "duar të sigurta e vigjelente" dhe deri tek zyra e

censorit të madh Dh.T.,por në fondin e artë dhe me vlera të një romani

dinjitoz që,në faqet e të cilit,gjen,pak a shumë,edhe atë histori të

pragluftës për çlirim dhe,veç tjerash,dhe të historisë së ideve të

reja komuniste në vëndin tonë.Them kështu,se në roman,sado të veshur

me një"mantelë" tjetër,gjen dhe njeh atë personazh që do bënte histori

në Shqipëri për gati 50-vjet.

 

                                          *       *    *

Natyrisht,unë  nuk do bëj këtu një analizë faqe për faqe të

romanit,por as dhe kapitull pas kapitulli.Por do ndalem në tri figura

pikante të romanit.Këto tri figura apo personazhe janë si të

thuash"guida",ku,po u fute,nuk  të lë që ta lëshosh nga dora.Bëhesh

paksa si "rob i kësaj guide".Dhe kjo ndodh me të gjithë ata që kanë

jetuar gjithë periudhën e luftës që njihet në histori si LNÇL.Duke e

ditur mirë se kush fshihet,siodomos prej njërit prej

personazheve,romani  s'të lë që mos marrësh frymë.Ata janë tre

shokë.Aleno Madhi,Taqo Leka dhe Vili Tare.Tre shokë  që vazhdojnë

Liceun francez të Korçës.Në një kohë kur Korça de facto qe si

kryeqytet i Shqipëisë ( a nuk quhej Parisi i vogël?! )  .Ndërsa dy të

parët qenë nga familje fisnike të këtij Parisi të vogël,tjetri,Vili

Tare vinte nga një qytet jugor,që,krahasuar,me Korçën ishin pak larg

nga kultura e civilizimi.Pra,Vili Tare qe një provincial ardhur për të

vazhduar këtë shkollë cilësore(porgramet mësimore qenë perëndimore)

dhe kjo shkollë së bashku me Normalen e Elbasanit qenë ,pa frikë se e

teproj,univeristetet e para të Shqipërisë.Ndërsa Aleno Madhi e Taqo

Leka janë studentë skrupulozë,ky,Vili Tare, skrupuloz ka

qejfin,rehatinë,bredhjen kabareve e klubeve të natës.Ai,Vili Tare,sado

i dhënë pas qejfeve,ka një mëndje diabolike.Prej natyre ai ka një

pamje për t'u patur zili.Por gjithmonë,në çdo hap që hedh,ai bën

parashikimet e tij.Ai i ngjet një merimange që end pëlhurën e saj

vetëm me një qëllim:të fusë gjahun në atë pëluhurë.Vili Tare zë

shoqëri me Alen Madhin se sheh tek ai altruistin,por dhe

pasanikun.Ai,Aleno Madhi,Vili Tares i lipset.Dhe pse i lipset,zë i

ngitet pas duke mos u shqitur.Deri sa të arrij që të realizoj planin e

tij.Fatkeqësia është se Aleno Madhi,pinjollë i një familje nga më të

mëdhatë e  më fisnike të Korçës,tek Vili Tare sheh veç një shok dhe

aq.Ai e merr për vizita,e ndihmon ekonimikisht dhe...   Për fat të

keq,jo vetëm kaq.Aleno Madhi ndërhyn me të gjitha fuqitë e tij morale

dhe shpirtërore që përmjet babai të tij,tregëtar  me emër e me zë,të

shkoj deri atje,sa ky,tregëtar i madh dhe fisnik.të shkojë nëpër

dyerët e qeverisë(në kohën e mbretërisë),të "shesë" dikimin e tij prej

fisniku,vetëm e vetëm për t'i siguruar një bursë shteti,nxënësit me

mestare (nën mesataren e pranueshme për atë kohë) ,të ulët,Vili

Tare,vetëm e vetëm se qe shoku i të birit.Jo vetëm "shiti" ndikimin e

tij,por dhe ia arriti.Ashtu si liceistët cilësorë,Alen Madhi dhe Taqo

Leka

u nisën për studime të larta në Francë,me ndërhyrjen e Mihal

Madhit,tregtarit të madh nga Korça,shkoi me studime,po me"bursë

shteti",Vili Tare.Dy të parët me pagesën e tyre,sado

cilësorë,ky,tjetri,me bursë shteti.Ja një "guidë" ku historianët,po të

jenë objektivë,mund të lexojnë e të mbajnë shënime,për atë Vili Taren

që është lehtë ta marrësh vesh se kush është.

 

                                            *      *     *

Dhe historia vazhdon,por jo ashtu siç kemi mësuar në ato

librat,shkruar me porosi,por,për fatin tonë të keq e zi edhe më

zi.Vili  Tare  bën rrush e

kumbulla"bursën e shtetit";nuk duket auditorëve të fakultetit;bredh,si

gjithmonë,tani jo në Parizin e vogël,por në një qytet të madh të

Francës(më duket qe Mon Pelje) dhe,sa hap sytë,mbetë me gisht në gojë

mu në mes katër rrugëve.Vjen ashtu si  Mefistofeli dhe zë rrëfehet

para Faustit(Alen Madhit),mer hua prej tij dhe,sa vë frangat në

duar,frymën kabareve.Aleni aq altruist,për mos u turpëruar si prishës

i pafre ,para të jatit fisnik,detyrohet të lajë pjata në një kulb aty

pari.Merimanga Vili Tare ka ditur mirë se si ta futë këtë njeri me

zëmër të nadhe në pëlhurën e vet.Taqo Leka është më i kthielltë.Por

dhe ky,thyhet shpirtërsihsht,para një" alerkini" siç është Vili

Tare.Ata vërtet qenë tre shokë,por mos kujtoni se  janë ata tre shokët

tek romani homonim i Remarkut.Dy prej tyre po.Aleni dhe Taqo Leka.I

treti,Vili Tare,është më tepër se sa një djall.Tek Vili  Tare gjen

edhe Jagon e Shekspirti,edhe Urjah Hipin e Dikensit,por dhe Salierin e

lig anti Moxart.Sado që ky,Vili Tare,të dy miqëve në dhomë ua kish

prurë në majë të hundës,ata si shqiptarë të vërtetë,të ndodhur në një

vënd të huaj (konkretisht në Francë),kur Vili Tare u "sëmurë" nga një

sëmundje "sexi"-ngjitëse dhe  e rrezikshme dhe për kohën e sottme- ata

u bënë copë  për ta shëruar dhe për të sjellë në jetë.Po kështu,Taqo

Leka, që kishte një fuqi prej Herkuli  (fizikisht qe shumë i

fuqishëm),u përlesh dhe i doli zot shokut"plangëprishës" Vili Tare,kur

iu kanos jeta,si pasojë i një orgjie.Të dy  shokët,en grup,kurrë nuk e

braktisën këtë karakter deformuar dhe përvers.Dhe kjo për të keqen e

tyre.Në faqe të romanit tek Vili Tare gjen dhe perversitete të

tjera,të cilat ia kish  lejuar vetes për sa kohë qe si sekretar

ambasande në Bruksel.Seria e orgjive të Vili Tares është e gjatë dhe

lodhesh,po t'i numërosh ato.Sidoqoftë,romani është shkruar me ndjenjë

dhe ,autori,di ta mbajë mirë fillin e kurreshtjes ndër duar.Nuk

ngutet.Përkundrazi,ai të merr në duar dhe të rikthen prapë tek

fillimi.Prapë tek Parizi i vogël dhe ca më shumë,mu tek Liceu i

Korçës.Këtu fillon të jap mësim "Herkuli",Taqo Leka, dhe,për fat të

keq,dhe qejfliu përvers,Vili Tare.Aleno Madhi ndjek traditën:merret me

tregti.Ja,tek janë të tre shokët bashkë.E çuditshme historia!A mos

duhet bërtitur:- Moj kasolle,ku na mblodhe?!

 

                                           *      *    *

Hamëndësoj  që Kristaq Turtulli ka të drejtë kur thotë pak a shumë

që,fatet,janë si pak të parathënë.Përmjet asocasioneve për "Vetmi

zërash",këtë sikur orvatet të thotë.Se horoskopi i njerëzve apo i vet

historisë sikur janë pak si të parathëna.Dhe këtë e konkretizon dhe me

figura të tjera,që kanë jo vetëm rëndësinë dhe peshën e tyre në

roman,por i japin romanit një vlerë të veçantë.Por unë thashë që në

fillim,se do merrem vetë me këta "treshokë" që janë,kuintesenca,apo

gjithë"guida" e romanit.Dhe pa u zgjatur shumë,për mos lodhur ata që

do lexojnë këto shënime,ja seç ndodh:

Taqo Leka nuk është vetëm Herkul nga trupi,por dhe moralisht i

tillë.Ai plagoset rëndë në luftë kundër fashistëve.Me plagë të rënda

që gati i morë jetën.Viili Tare bën kokrrën e qejfit;as që do t'ia

dijë,jo më për fatet e atdheut,por as për shtëpinë e tij.Ai njeh veç

një botë:atë të qejfeve dhe perversiteteve.Harrova të them se

dhe,ky,shkollëpambaruar,u emerua mësues në Liceun  e Korçës.Ndërsa

Taqo Leka bëhet promotor apo nismëtar i ideve komuniste,ftesës së Taqo

Lekës,nuk i përgjigjet Vili Tare.Dhe,pas një pauze fare të shkurtër,ky

demon (Vili Tare) i bie pas(gjasme,doemos),Taqo Lekës dhe,siç lexohet

mirë,nën rreshta,ka qenë Vili Tare që ka spiunuar  Taqo Lekën e dhe

shokët.Aleno Madhi merret me tregëti të mbarë,por bën ç'është e

mundur,duke paguar deri qimet e kokës,për të nxjerrë nga thonjtë e

karabinierëve,Taqo Lekën,që veç shok,tanimë e ka dhe kunat.Vili Tare

end e end pëlhurën.Ai  ka synime diabolike.Ai është sinonim i

djallit.Për të nuk egziston as shok as mik.Dhe s'ka më kënaqësi

përverse kur sheh të lidhur këmbë e duar( të gjitha janë arritur vetëm

me dredhitë etij),Taqo Lekën. Vetëm duke ndjekur atë skenë(ballas:Taqo

Leka i lidhur dhe djalli Vili Tare në këmbë,përvers dhe i lig ) nuik

ke se si nuk mbushesh tërë urrejtje dhe s'ke si mos vish në të njëjtën

hulli të Kristaq Turtullit:zërat e  vetmuar sikur flasin shumë dhe

tregojnë se fatet,qoft dhe në histori,sikur janë pakëz të

parackatuar.Të jetë kështu? Unë mëdyshem,por,megjithatë them që ka të

drejtë..Duke bërë një analogji,them se,sikur Alen Madhi mos kish

ndërhyrë fort për t'i dhënë bursë shteti,provincilait,Vili

Tare,Shqipëria do kish shpëtuar dhe nuk do binte nën kthetrat e një

satanai si Vili Tare.

Duke mbaruar,me këto mbresa të miat,unë jo vetëm pres

vazhdimin,por,siç supozoj,Alen Madhin,mikun e Vili Tares ose do  ta

shoh në gijontinë ose me plaçkat në kurriz duke u endur nga një burg

në burgun tjetër.Se historisë është  dëshmuar seç ka bërë ky ,Vili

Tare,së pari,me shokët intimë të tij.Dhe,mandej,me gjithë Shqipërinë

nga "fijtorja në fijtore" .Jo pak,po për 50-vjet.

 

                                                             *     *    *

Kur them që romani është shkruar me ndjenjë të lartë prej krijuesi të

mirfilltë,dua të them se në romann gjen dhe personazhe që,pa dashje,

bëjnë përqasjen me atë rrymë të re letrare që promovohet sidomos në

Amerikën Latine.Pra gjen nga  ato lloj pasazhes që të çojnë në një

roman  të realizimit magjik.Dhe janë  paszahe të tëra dhe jo si në

kalim.Kështu janë pasazhet  me Marinën,me plakën që"këndon yjet",me

kullën e drejtorit  të liceut,me vdekjen e Merit e plot asosacione

tërheqëse.Por jo vetëm kaq.Ka një  vokopolar letrar shumë të pasur.Unë

sado që u mora me  tre persdonazhe,nuk ndënja dot pa u ndalur në fraza

që duhen mbajtur mënd,si:

-Bota është e mbarsur si femër e vjetër.

-Buzët e kadifenjta si qershi belice

-Të tjerrësh një natë,shkon gjatë.

-Të marrët e kanë ndryshe revoltën

-Yjet,të vegjël e të mëdhenj janë si çiliiminj

-Varfëria nuk ka medalje.

-Ëndrra për njerinë është lavazh i trurit

-Bamirësia duhet të jetë shkëmb i fortë ku të skalisësh kujtesën në

të,jo pendë e sëmurë zogu.

-Qielli i pjell yjet për të ngatërruar dynjanë.

-Dhuratat nuk kanë kthim

-Paraja është pa vlerë në raport me mirënjohjen.

-Dukej si tulipan i bardhë që priste përqafimin mashkullor.

-Goja e tij pa dhëmbë,ngjante me një këpucë të shqyer

-Qyteti mbarsej me fjalë

-Gjelbërimi i syve si lëndinë

-Ngjyra e syve të Vili Tares morën ngjyrën e mellanit

 

Dhe mund të vazhdosh me të tjera e të tjera që flasin për një

shkrimtar që lë tek lexuesi një varg sentencash me vlerë të

madhe.Nisur nga të gjitha sa shkrova,mezi pres vazhdimin e romanit

"Vetmia e zërave".

 

                                        13 shkurt 2011



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx