E hene, 29.04.2024, 04:01 PM (GMT+1)

Kulturë

Gazi Buxheli: Në natën e dytë pas varrimit

E marte, 15.02.2011, 08:14 PM


Gazi Buxheli

 

NE NATEN  E DYTE  PAS VARRIMIT

 

(Tregim)

 

    Të gjitha bindjet e Gani Zelës, se në këtë botë ka një vend ndryshe nga ai në të cilin jetojmë, u rrëzuan nga një kundërshti e thjeshtë e mikut të tij Kadri Halimit. Gjithmonë, në të tashmen , në të kaluarën, e mbase edhe në të ardhmen, Ganiu ka ëndërruar për të gjetur, për të parë, një vend  te veçantë, me një bukuri të pazakontë, ku të gjithë të buzëqeshnin, ku të gjithë të vështrojnë pa të trazuar e as pa të kërkuar ndihmë, apo diçka tjetër. Kish ëndërruar dhe kish kërkuar një vend perfekt.

  Vështirë se gjendet një vend i tillë. Rendja pas këtij mendimi do të ishte një pakuptimësi, që  disa do ta quanin, nën një buzëqeshje ironike, një fiksim. Por Ai ngulmoi gjatë pas fiksimit të tij dhe  e gjeti atë vend.  E gjeti atë ditë kur ishte tërësisht i mërzitur, kur bile as që kërkonte të gjënte atë vend , që ju mbase mendoni se ekziston vetëm në predikimet e një predikuesi hyjnor, të cilit aq shumë  jemi destinuar t’i besojmë. 

   E gjeti atë vend, por Kadri Halimi i tha se kishte  gabuar…. 

 

………………………………..

 

   - Ai që  ndrroi jetë e që tani po e përcjellim në jetën e përtejme, do të prehet në qetësinë e përjetshme, kurse mbi të do të lulëzojnë pafundësisht lulet, paqia , qetësia, dashamirësia. Me këto fjalë u mbyll rituali mortor, i asaj dite.

    Idriz, e quanin atë që u varros.

    Kur shkuan për vizitë në shtëpinë e Idrizit të porsa varrosur, të gjithëve u zuri syri medalionin e florinjtë të  Hamides,  varur në qafën grua së të ndjerit. Pyetja e bërë, në vetevte, në ato çaste ishte:

  - Cdo medalioni i  Hamidesë, në qafën e gruas së Idrizit, Zeqinesë?! Hamideja kish vdekur e ish varrosur, me gjithë medalionin e saj prej floriri, rreth pesë, gjashtë muaj më parë! Cdo ai medalion në qafën e Zeqinesë?!

   - Ikim, Gani, ikim se këtu jemi mbi një mëkat, pëshëpriti Kadri Halimi…

 -Jo, këtë do ta sqarojmë, pa ikur, do ta sqarojmë pikërisht tani dhe pikërisht këtu, ngulmoi Ganiu.

…………………

 

  - Mbaj mend se edhe e ndjera Hamide kish patur një medalion floriri si ky i yti, iu drejtua dikush Zeqinesë. Buzëqeshja e saj kish nënkuptimin se ai ishte një medalioni varur në qafën e saj dhe askujt nuk i interesonte të dinte hollësira për të…

 

…………………………

 

 - C’far të ka bërë përshtypje, në varrezay e qytetit, pyeti Ganiu, ndërsa  po shkonin, pas varrimit, në shtëpinë Idrizit.

- Përgjigjia e Kadriut ishte shkurtër: dhimbje, vetëm dhijmbje,e asgjë tjetër. I pakëmaqur nga përgjigjia e cekët Ganiu ngulmoi: 

- Kur të shkosh përsëri vërej me kujdes dhe ke për ta parë diçka të veçantë!

- Kam qënë  me dhjetra herë, se aq kanë qënë ata që kam përcjellë për në botën e përjetësisë, dhe veç mermerit të ftohtë, dhimbjes, e pafundësisë së varreve, asgjë tjetër nuk ka atje! E tani i dashur Gani, na largo nga kjo bisedë e trishtuar.

 - Ka diçka tjetër, bile diçka hyjnore në varreza. Eshtë kaq hyjnore sa ajo e parajsës së fantazuar nga ne, apo nga predikuesit tanë!

  - Kush është kjo, pyeti paksa i habitur Kadri Halimi

 -  Eshtë ajo që të tërë e shikojmë, e as njëhërë nuk na ka shkuar në mend ta vlerësojmë.

   - Ti po më çmend!

   - Jo, je ti çmendësi im. Në varreza ka diçka njerëzore, të pamundur për t’u parë, apo arritur në shoqërinë e njerëzve të gjallë, pra në shoqërinë tonë të mbitokës….në pikpamje shoqërore atje ka perfeksion. Përmbledhasi atje mungon mbrapshtia njerëzore e të gjallëve….

 

  Bisedën e ndërprerë, e vazhduam përsëri pas largimit nga shtëpia e zonjës me medalionin e Hamidesë varur në qafë.

 

 

 - Dëgjo këtu Kadri: në varreza ka tre gjëra që nuk i gjen në jetën jasht saj: lule, buzëqeshje dhe qetësi. Tjetër gjë atje nuk ka! Pafundësi lulesh e kurorash, foto të buzëqeshura dhe heshtje paqësore, pra në tërësi atje ka diçka hyjnore…Kadriu heshti dhe pas pak pyeti:

 - Ky është ai vend i veçnatë që  ke thënë se e ke kërkuar dhe se fundi thua  e gjete këtu në  varrezë?

 - Po! Ky është, por ti nuk i shikon, apo nuk di t’i dallosh  lehtë ndryshimet.

  Kadriu,  qeshi, hodhi një shikim keqardhës mbi Ganiun dhe e mbylli bisdën me befasimin tronditës:

 - Veç ndodh që kjo bukuri e qetësi qiellore, prishet jo rrallë natën e dytë ose të tretë, pas varrimit, kur dikush tinëzisht hap një varr…Ja pra që pretendimi yt, për një vend gati të shënjtëruar, bie posht. Ganiu, ndjeu fuqinë e kundërshtisë, por jo largimin nga mendimi i tij:

- Në se në varreza ka prapësirë, faji është i të gjallëve. Gjithësesi, mendimi  im për një vend të tillë nuk besoj se fatalisht kalon nga medalioni i së ndjerës Hamide, varur në qafën e tjetërkujt…

  Heshtja e mëtejshme i la pa përgjgje të saktë mëndësitë e Gani Zenelit, mbi vendin tjetër, i ndryshëm nga ai që njohim e në të cilin jetojmë.

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora