E hene, 29.04.2024, 03:01 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Vaso Papaj

E marte, 15.02.2011, 08:53 PM


Vaso Papaj

 

      

Emigrant në tokën time

 

Do të jem lindur përsëri, në pranverë

Po qen rrugësh kurrsesi, asnjëherë

Do të jem lindur pulëbardh’ mbi detin blu

S’ do t’ harrojë asgjë, nga kjo botë këtu

 

Do të jem lindur përsëri, o miku im

Vetëm ti e dije mirë difektin tim

Dhe k’saj rradhe përsëri do të jem dikush

Një dikush që s’ di të humb, po që nuk mbush

 

Një pul’bardhë që fluturon e ëndërra ka

Vagabondit s’i ngjason, hundën  lart s’e mba

Dallgët-shkumë i dashuron gjer në amshim

Mes atyre do të lind, o miku im

 

Dhe do të jem me ty gjithnjë, sa Zot të ketë

S’ do kem frikë se bie jo, të dytën jetë

S’do përpiqem ta kthej faqen nga fryn era

Emigrant në tokën time, po me vlera.

   

   

Një çast të isha Zoti

 

Abazhurin ta përndez, thuam sesi

S’paskam frikë se derdhka vetëm dashuri

Paskam frikë nga drita që më hedh përmbi

Zoti im, sa lotë po më kërkon të pi

 

Si ta ndez mëngjezin thuam,thuam si

Si ta afroj qielli, qiellin tim të ri

Thuam, thuam, ç’ farë të bëj , të të arrij’

S’jam i varfër, të kam ty, të madhe pasuri

 

Se pa ty gjithmon një hiç, do t’ isha, fundja

S’do të mundja,  s’do të mbaja, do të humbja

Kot së koti nëpër porta do t’ trokisja

Po tek njëra  dhimbjen time do t’ dremisja

 

Do të lutesha  një çast të isha Zoti

Dhe pa drojë të arratisesha nga frika

Të thërrisja,” Sa të dua!”, si qëmoti

Do t’ më dukej një minut’ at’here dita

 

Abazhurin si ta ndez, thuam sesi

S’paskam frikë se derdhka vetëm dashuri

Paskam frikë nga drita që më hedh përmbi

Zoti im, sa lotë po më kërkon të pi

 

Të të dua, thuam, të të dua fort, s’e di

Hije shkallëve, mbeta shi në detin gri

Thuam, thuam, ç’ farë të bëj, të të arrij’

S’jam  i varfër, të kam ty, të madhe  pasuri

      

      

Jeta ime

 

Jeta ime i ngjan një filmi

Nat’ e gjat’  e dal nga dimri

Komedi qoft’ apo dramë

Nuk ndryshoj, jam ky që jam

Jeta ime i ngjan një filmi

Shkon përpara me revan

 

Projektuar në ekran

Jasemin në uragan

Dhe një lot e mbaj me zor

Spektator o gladiator

Si një film kjo jet’ më ngjan

Asnjëher’ një film horror

 

Jeta ime i ngjan një filmi

Filmit i mungonte grimi

Kur një qeshje, kur ca lotë

Kur shum’ dritë, kur terri i plotë

Jeta ime i ngjan një filmi

Të mos ndohtem, mos të ndohtë       

 

Kur kam vapë e kur të ftohtë     

I pagjumë me ëndrra plotë

Nder pa blerë e nder pa shit

Po ai mbeta çdo vit

S’ e kaloj minutën kot      

Ditën… natë e natën… ditë

 

Shpesh mes njerzish “të dëgjuar”

Po më shpesh me “të harruar”

Të përpjeta e të tatëpjeta

Nuk u tunda, aty mbeta

Kurr’ një herë i dëshpëruar

Një mësim nga e vërteta

 

Jeta ime i ngjan një filmi

Nat’ e gjatë e dal nga dimri

Lumturi duke gjurmuar

Pafundësi duke ëndërruar

Jeta ime i ngjan një filmi

Dit’ për dit’ e kam ndër duar



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora