E premte, 01.11.2024, 12:04 AM (GMT)

Mendime

Baki Sulejmani: Politika shqiptare kundrejt “Naçërtanie-s” dhe “ Megaliidea-s” së Gruevskit!

E shtune, 04.12.2010, 07:57 PM


Politika shqiptare kundrejt “Naçërtanie-s” dhe “ Megaliidea-s” së Gruevskit!

 

Nga Baki Sulejmani

 

          Shqiptarët në “Maqedoni” , si asnjëherë më parë janë në shënjestër të pushtetit në të gjitha poret e jetës private dhe asaj kolektive. Ata vazhdojnë të jenë i vetmi  komb në Ballkan, që në vigjile të globalizimit, dhe me të, fillimit të demoktatizimit të pjesës me të madhe të globit, të përjetojnë reprizat e shekullit 19, por, tash më me metoda moderne .

          Shteti sllavomaqedon  ka hapur kthetrat e saja me qëllim që të gllabërojë gjithçka që frymon dhe zhvillohet shqip.  Të duket sikur ka nisur procesin e spastrimit të oborit  në mënyrë mjaftë fodulle. “Gjahu pas shtrigave”, është termini i mjaftë analistëve të vendit dhe që e kanë si më merak ta përmendin ma shpesh, ka nisur që moti! Por pyetja është : Kush janë shtrigat ?

           Shumë analistë të vendit mëtojnë  të thonë se të gjithë ata që nuk janë me pushtetin e sotshëm, shteti i konsideron si “ shtriga “, duke aluduar kështu mbi lirinë e mediumeve, OJQ-ve , opozitës etj. Por ama si duket nuk është kështu! Ajo që shqiptarët duhet të pyesin në të vërtet këtu është, kush e paguan më shtrenjtë praktikimin e këtij luksi politik , të lartëpërmendurit apo shqiptarët !? Shumë shpejt të gjithë ne, do të jemi dëshmitarë të kohës se e gjithë kjo katrahurë institucionale që po mbizotëron në nënqiellin e politikës dhe së përditshmes tonë të mjegulluar e hutuar, do të nxjerë në pah ndoshta edhe fajtorin kujdestar,  mbi të cilin do të ushtrohet dhuna dhe terori , e ky fajtor kujdestar për katrahurën e krijuar , domoesdo do të jenë shqipatarët !

        E atëherë ne të gjithë, sëbashku me ata që na vëzhgojnë  do të trauamtizohemi në momentin kur në teritoret tona do të shohim edhe një masakër të re, si ajo, e Sopotit, Brodecit apo Radushës! Mbase kjo edhe nuk duhet të na habit fare, pasiqë ngërçi institucional i qeverisë aktuale mbi problemet e saja, qoftë në sferën e intergrimeve, mardhënieve të keqësuara ndëretnike , apo në sferën e ekonomisë duhet edhe mbuluar mirë dhe me “elegancë”, dhe në këtë drejtim nga një kryeministër i cili ka dhënë mjaftë prova, për tu cilësuar edhe si një ndër albanofobët më të përbetuar, ska se çka të pritet përveç devizës tash më të njohur nga një nacionalist sllavoortodoks , krijimi i një incidenti në vendbanime shqiptare me pretekste qesharake, se gjoja nacionalistët shqiptar janë fajtor kryesor për gjithçka! Rast më të freskët për këtë, keni tentativën e policisë sllavomaqedonase në bashkëpunim me shtetin dhe tifozët e tyre të lakmuar , në ndeshjen fudbolistike të Shkëndijës me Teteksin . Ajo çka ran ë sy në këtë ndeshje ishin forcat e armatosura policore  me një numër të madh, mbrotja e tyre të tifozëve të një etnikumi, rethimi i sforcuar i qytetit të Tetovës si dhe paditë që janë ngritur kundër dhjetrrave tifozëve të “ BALLISTEVE” të skuadrës fudbolistike Shkëndija. U pa qartaz , se partia shqiptare në pushtet për këtë as që e çau kokën. Ata si duket ndoshta edhe ishin të informuar për një skenar të tiilë. Por falë kapacitetit moral dhe intelegjencës së udhëheqësve të “ Shkëndijës ” dhe “ Ballistëve “, skenari ugurzi grueviçijan disi u sfumua dhe nuk ia ariti qëllimin për të cilin shteti dhe Gruevski në krye, e përgaditën! Nuk është rëndë në “ Maqedoni “ të kuptosh eksperimentet shtypëse dhe instrumentalizimin e gjendjes kaotike shqiptare nga politikat e pushtetit dhe vazalëve të saj shqipfolës. Sa herë që ky i fundit ka nevojë për viktimë, të gjithë, njëzërit pajtohen që viktima e radhës të jetë në veriperëndim të këtij vendit, atje ku ka koncnetrim më të madh të shqiptarëve. Partitë shqiptare në kësisoj situatash bile edhe shpërblehen fortë !

                Ndërsa, para popullit dalin  shajnë, e vajtojnë tre ditë, e më vonë e bëjnë një komision parlamentar si në kohën e Cërçillit, dhe puna mer për huq! Gjithçka harohet, ngelet pa epilog, vetëm diçka s?harohet këtu, mëditjet e deputetëve shqiptar në komision !

                Si duket paranoja intelektuale dhe kllapia kombëtare, më në fund gjeti strehim në mesin e shqiptarëve dhe politikanëve shqiptar këtu në “ Maqedoni”. Të gjithë ne jemi bërë sikur jemi të vakcinuar për gjumë e tradhëti. Këta janë dy karakteristikat më të përfolura në ambientin tonë socio-politik dhe ekonomik. Askush, asgjë konkrete nuk është duke bërë kundrejt politikës shfaruese ndaj shqiptarëve në “ Maqedoni “ .

                Ky shtet i cili paraqet një konglomerat artificial, i bërë copa-copa, me emrin “Maqedoni” e që në brendinë e saj ka më shumë shqiptar, bullgar, vllehë, sërbë, turq,  boshnjak e romë e më pak sllavo-maqedonas , dita sot, pretendon që nëpërmjet zbatimit të planeve të shekujve të kaluar, të sllavizojë gjithçka që është shqiptare. Protagonist, kryesor për realizimin e kësaj ideje  fashizoide boshti i  ashtuquajtur, Beograd-Shkup-Athinë, i njohur si  “boshti i së keqes”, e selektoi mjaftë drejtësisht millosheviçin e ri me e emër Nikolla Gruevski. Ky pardon i xhuxhave të fortë, si duket mjaftë mirë di të kombinojë dhe zbatojë mbi nergun shqiptar në trojet e tyre autoktone planet sërbe e greke për shfaropsje dhe etnocid. Kam fjalën për “ Naçërtanien” serbe dhe “ Megaliidea” greke.Konstatimi i mësipërm nuk ka të bëjë asgjë me subjektivizmin personal timin ndaj fenomeneve dhe momenteve politike , aq më pak me ndonjë teleologjizëm privat sa për të thënë   “ EUREKA”, janë provat e këtij pushteti mbi qenien shqiptare gjatë  këtyre viteve.

                Respektivisht që nga ardhja në pushtet e këtij kryemillosheviqi, gjithçka fiiloi të elektrizohet në fushën e marëdhënieve ndëretnike! Nga foltorja e parlamentit të këtij shteti unitarist sllavoortodoks, jo rallë herë  deputetët sllavomaqedonas përdorin termin “ Makedonski Albanci”,  që në shqip i vjen “ maqedonasit e shqiptarizuar”, dhe kjo nuk është e rastësishme, as po që ka të bëjë me nacizmin e  deputetëve të apostrofuar, por kjo është një program nacional sllav i përkarhur nga poltika aktuale dhe akademia famëkeqe sllave, e që është i përgaditur mjaftë gjatë  në kuzhinat serbo-greke, me qëllim të tjetërsimit të nergut shqiptar në trojet e tyre dhe me këtë edhe të tjetërsimit të nënqiellit shqipfolës dhe shfarosjen sistematike të tyre. Njejtë si në shekullin XIX. Provat e një skenari të tillë pushteti sllavo- maqedon  i ka dhënë që nga 1945 e së këndejmi,.

                Në fiilim ata menjëherë pas luftës së dytë botërore, duke e shfrytëzuar kishën dhe fenë ortodokse dhe duke emëruar priftërinjë me origjinë sllave nëpër kishat shqiptare në  “ Maqedoni”, tjetërsuan shqiptarët e krishterë nga pjesa e Rekës , Tetovës, Dibrës , Shkupit e Gostivarit. Me këtë akt, ata realisht edhe tjetërsuan pronësinë e kishës shqiptare në kishë sllavo-ortodokse. Pastaj ky tjetërsim i shqiptarëve  ortodoks në sllavo-ortodoks, neve madje edhe na kushtoi shumë! Ngase shpeshherë në poligonin e dëshmive autoktone mbi kishat shqiptare , goditja më e forte na vinte nga këta të fundit. Kjo ka edhe një shpjegim të vet teorik e praktik, të tjetërsuarit nga kombi i vet, kanë qenë më të zellshëm kundër kombit që i takon realisht. Bile edhe më shoven e më të ashpër! Në vitet e 90-ta, politika dhe akademia sllavomaqedonase përgaditen dhe realizuan edhe një akt tjetër me trajta të tjetërsimi , gjegjësisht ata nëpërmjet vazalëve dhe satelitëve  të vet në trojet autoktone shqiptare , sërish në pjesën e Dibrës dhe të Rekës e gjetiu realizoi procesin e tjetësimit absurd.Të gjithë ata mysliman-shqiptar që po flisnin gjuhën e imponuar sllave nga koha e sundimit serb i shëndruan në musliman-sllavomaqedonas, në cilësi të kombit, që edhe dita sot në fletat e regjistrimit të popullsisë i gjen nën grafën e veçantë sit ë tiilë.Ndërsa shqiptarët autokton që janë me punë të përkohshme jashta vendit i fshijnë nga këta lista.A ka absurditet më të madh se kjo, a njihni ndonjë sllav – mysliman? E ne, këtë e përtypym! Vaj halli çna prêt!? Politika e sotshme sllavomaqedonase dhe pushtetit të tyre apsolut me asgjë nuk dallon nga këta të parat. Bile kjo politikë tipike naciste e unitarisë vrastare sllavomaqedonase, në krye me një hibrid serbo-grek, po kalon edhe logjikën njerëzore.As që mund të bëhet fjalë për demokraci, vlera demokratike , standarde demokratike apo hapësira demokratike.I vetmi model i realizimit të së drejtës për të qenë në pushtet dhe i pushtetshëm është modeli totalitar,.Dhuna dhe terori shteteror ushtrohet e manifestohet gjithandej. Shqiptarët janë element tallës e poshtërues për pushtetin, robëria , varshmëria dhe varfëria po troket në dyert e çdo qytetari shqiptar në “ Maqedoni” , premtohet shumë, politika shqiptare edhe sot e kësaj dite është pa projekt strategjik kombëtar ,ata sillen sikur asgjë nuk ndodh! Turen pas shkeljes së lirisë së fjalës të një medium sllav, e heshtin për robërinë e popullit të vet, heshtin për burgosjet e kota, heshtin për vrasjen e Harun Aliut dhe shokëve tëtij, hesthin para  terorizmit shtetëror sllavomaqedon mbi shqiptarët! Paradokse kohore politike . shëmtime intelektuale . gjumësia studentore dhe agonia popullore vërehet gjithandej.

               Pushteti unitarist sllavomaqedon, edhe pas një lufte e sakrifice,  që në fiilim atakoi indin shqiptar me triilimet e tyre për heroin tone kombëtar Gjergj Kastriot – Skënderbeu-un, duke sajuar gënjeshtra dhe huti në vend, me ato pretendimet e paskrupullta për prejardhjen e heroit tonë, duke e përshkruar ate me origjinë  mijake-sllave nga lindja e vendit, dhe kjo nuk është rastësi, cenimi i përkatësië etnike  të nobelistes shqipatre  Nënë Tereza , nuk është rastësi, projekti “Shkupi 2014” me ato luanë dhe heronjtë jo maqedonas si dhe sllavizimi i qytetit me para shqiptare , nuk është edhe kjo rastësi, Enciklopedia famëkeqe,vrasjet dhe burgosjet të aktivistëve të çështjes shqiptare , nuk janë rastësi, shtypja institucionale, ligji natalitetit, lifgji regjistrimit, dhuna dhe ofendimet , nuk janë rastësisht , por të gjitha këta  janë të planifikuara dhe aranzhuara mirë nga pushteti dhe shteti vrastar sllavomaqedon dhe kanë një mesazh  : “  O do të nënshtroheni, o do tju nënshtrojmë “ !

                  Përkundër kësaj politike,përkundër këtyre programateve sebo-greke, e që realizohen mbi supet e shqiptarëve e nga dora e këtj xhuxh-maxhuxhi histerik, i cili për çdo ditë e më tepër po i rikombinon dhe dizajnon politikat antishqiptare, ashtu që në asnjë mënyrë muk pranon të akomodoj shtartin për shqiptarët ,por, sa here që këta ti zgjasin këmbët që nga lëngata , at tu priten.Politika shqiptare vazhdon të jetë fortifikatë dhe legjitimuese besnike i këtij shteti vrastar dhe politikave të saja shfaruese e ofenduese. Në imstancë të fundit , politika shqiptare pas gjith atij kapitali të luftës e rrënojave, hirit dhe shpresës , nuk ariti që sëpaku shqiptarët ti akomodoj në sistemin juridiko-kushtetues si komb sovran dhe shtetformues. Ata edhe më tej mbeten me një status mjaft qesharak dhe poshtërues në margjinat  e pakicës kombëtare.Këtë e dëshmojnë shumë gjëra , Gjuha shqipe mbetet gjuhë lokale, ashtu siç ka qenë., sëpaku politikanët të kërkonin zbatimin e parimit të reciprocitetit, gjuha serbe është gjuhë zyrtare në të gjitha institucionet e teritoret e Kosovës,.Flamuri në nivel lokal,statusi juridik i shqiptareve i pazgjidhur, statusi i dëshmoreve , invalidëve etj, etj. Të gjitha këta flasin për politikën defanzive që po zbaton politika aktuale shqiptare në “Maqedoni”. As që them diçka për rolin e zavëndëskryeministrit i cili njëherësh edhe i thirur për implementimin e MO-së, ngase ai ka më tepër rolin e “ kukullës kokëshprazët “ se sa rolin e vërtet politik e diplomatik.

                Kjo cirkuzijadë e nënshtrimit politik, dita sot ka toaletin e bukurisë surealiste-moderniste, piikërisht derisa dje politikanët tanë pritnin  e takonin Maks Van Der Shtulin, i cili mer rrogë për realizimin e të drejtave të minioriteteve, tash partia në pushtet me zell të madh prêt e e përcjell minoritarin tjetër, me ato sajesa intergruese ( asimiluese),arsimore , z. Knut Volebek ! Me kësisoj politikash ne vetëm se e vulosim vdekejen tonë, me kësi soj politikash e takimesh anormale në një situate të “ ceteris-parubus-it” politik,social e ekonomik ne lirisht edhe mund të tjetërsohemi. Këto lëshime janë lëshime të rënda  teorike dhe praktike,  dhe me pasoja edhe më të rënda politike. Tash pason një pyetej logjike : Cka jemi ne minoritet , apo komb ? Kujt i shërbejmë ? Pse se bëni sëpaku Iliridën ?

 

Baki Sulejmani

koordinator politik ne LDSH

Gostivar, 02.12.2010



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora