E shtune, 27.04.2024, 09:44 PM (GMT+1)

Kulturë

Caterina Zuccaro: Bedri Dedja - Monument i letërsisë për fëmijë

E enjte, 25.11.2010, 10:58 PM


Bedri Dedja - Monument  i letërsisë për fëmijë

 

Nga Caterina Zuccaro, publiciste në RAI-Romë

 

Falenderoj  me gjithë  zëmër  shoqatën “Artemia”  për ftesën  që më dërgoi  për të marrë pjesë  në këtë prezantim  në Itali  të Bedri  Dedjes. E quaj  nder të madh të jem e pranishme që të jap  dëshminë  time mbi një  autor  të madh që meriton të dalë  nga rrethi  domosdoshmërisht i ngushtë  ku gjuha e shkrimeve të tij e mban të mbyllur.

 

Letërsia  shqiptare në Itali në fakt  është  pak e njohur. Do të  guxoja    thoshnja që,  me  përjashtim të Ismail Kadaresë i cili zë  skenën e madhe  mediatike  dhe tregëtare, sidoqoftë  i përkthyer  nga frengjishtja, ka një  numër të  vogël  autorësh  të tjerë  të njohur  nga një publik   dhomëze të ngushtë  dhe mandej  ka autorë  të rëndësishëm  që në Itali janë fare të panjohur.

 

Një prej tyre  është, pa dyshim, Bedri  Dedja,  figurë poliedrike pedagogu, shkrimtari dhe përkthyesi që me tregimet  dhe romanet e veta  ka ushqyer  breza të tërë fëmijësh  shqiptarë. Një  vepër  kjo e Dedjes që,    brazdën e traditës popullore shqiptare, gjen  forcën  dhe aftësinë të  sjellë risi, duke  e rilexuar  atë pasuri me sytë e sotëm  dhe duke e projektuar drejt    ardhmes për  t’u folur  edhe fëmijëve    ditëve tona,  të mësuar tashmë me  mekanizmat e elektronikës dhe heronjtë e videolojërave.

 

Ndër  personazhet  që e  gjallërojnë veprën e tij në  fakt  mund  të njihen,  mbase edhe  te emrat, tipat e përrallave dhe tregimeve  popullore, të rilexuar megjithatë    çelës - aktualiteti  dhe të  veshur përsëri, pa tronditje  shpirtërore,  me  sjelljet  dhe problematikat e ditëve  tona duke  provuar  përsëri  sikur të  ishte e nevojshme  që moderniteti i përjetshëm  i një kulture, i çfarëdo  kulture, qëndron    aftësinë e saj për të  mos  u fosilizuar  në atë që është  apo ka qenë në një moment të caktuar të historisë  së saj,  po të zhvillohet  gjithnjë, të  përparojë  drejt përpunimeve  të reja, duke  u  udhëhequr  nga përvoja,  marrëdhënie,  ndërveprime  të reja.

 

S’është pa kuptim  që heronjtë  protagonistë  të universit tregimtar  të Dedjes janë vetë  në pjesën më të  madhe fëmijë, në një  vepër  që nën  rroben e letërsisë për fëmijë, fsheh  brendi  metaforike  e simbolike që u  flasin lexuesve të çdo kohe.

 

Në veçanti, në romanin e tij të fundit “Presidenti i Planetit  të Kuq” (“Il Presidente  del Pianeta Rosso”),  i  botuar  pas vdekjes më 2006 në saje  të angazhimit të së bijës  Edlira,  shpëtimi i universit  tonë  nga sulmi i mafies  kozmike  i ngarkohet  me sukses një  truprojeje të guximshme fëmijësh  tokësorë dhe marsianë.

 

Është  një nder  për mua  që Edlira  Dedja  të më ketë kërkuar  të përkthej  një roman  aq të  jashtëzakonshëm.

 

  kundërshtim me çdo përqeshje  nga ana e shkencës zyrtare, ky grup  trim heronjsh të vegjël  fantastikë që arrin rastësisht  te  heroizmi, shkon  me  kozmobuz në Mars dhe, së  këndejmi, i  udhëhequr  nga Presidenti i Planetit të Kuq,  i zgjedhur  nga fëmijët  e Marsit  dhe dëgjues  lakmitar i përrallave të tyre, në fund  të një lufte    luajtur sipas temave dhe mënyrave të përrallës tradicionale të veshur  mjeshtërisht  me rroba  ultrateknologjike, arrin  të mposhtë të keqen.

 

Bedri Dedja kërkon të thotë se shpëtimi i shoqërisë tonë nga rrënimi dhe dekadenca nuk qëndron në kënetën  e bindjeve  sociale  të cilave  u nënshtrohen të rriturit, po është  te fëmijët,  te fantazia e tyre  dhe te aftësia  e tyre  për të besuar tek e pamundura, duke shndërruar kështu çdo përrallë të bukur në realitet.

 

Vepra e  Dedjes është një ftesë  për të mbetur  fëmijë në zemër, nga ana e një njeriu  që,  duke vepruar  kështu, u bë  monument  i letërsisë për fëmijë.  Dhe jo vetëm për fëmijët, më lejoni ta them.



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora