Kulturë
Milazim Kadriu: Rexhep Hoxha, fitues i çmimit ''Esad Mekuli'' të LSHK-së
E merkure, 24.11.2010, 10:24 PM
REXHEP HOXHA, FITUES I ÇMIMIT “ESAD MEKULI” TË LSHK-SË
Nga Milazim KADRIU
Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, në kuadër të veprimtarisë së saj për stimulimin dhe afirmimin e krijimtarisë letrare, ndan edhe çmimin tradicional letrar ‘Esad Mekuli’.Këtë vit fitues i këtij çmimi është shkrimtari i mirënjohur Rexhep Hoxha. Rexhep Hoxha (1929), autori i 40 veprave është shpallur fitues i çmimit letrar “Esad Mekuli”, të cilin tradicionalisht e ndan Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës,bëhet e ditur nëpërmes të një komunikate për medie të LSHK nënshkruar nga kreu i saj Adem Demaçi. Në këtë njoftim thuhet pos tjerash se Rexhep Hoxha është njëri ndër shkrimtarët më të shquar të letërsisë shqipe dhe se vepra letrare e tij ka ndikuar në edukimin dhe ngritjen intelektuale të brezave të tërë me vepra gjinish e zhanresh të ndryshme, duke filluar nga poezia lirike deri te romani si lloj kompleks i letërsisë.
“Ndihmesa e shkrimtarit Hoxha është e shumanshme, prandaj Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës vlerëson se këtë çmim për shumë arsye e meriton ky shkrimtar”, thuhet në njoftim. Ceremonia e dorëzimit të çmimit do të bëhet në një takim letrar të LSHK-së që do të mbahet më 17 dhjetor 2010.