Kulturë
Halit Bogaj: Denzel Washington (1954)
E hene, 22.11.2010, 10:58 PM
DENZEL VASHINGTON (1954)
Nga Halit Bogaj
Në karierën e tij artistike arriti kulmin, që nga çmimi oskar për rolin sekondar në filmin''Lufta për famë''/1989/ e deri te radhitja në grupn e 50 njerëzve më të bukur në botë sipas revistës''People''.Është interesant të theksohet se Denzel Vashington nuk kishte dëshiruar të bëhej aktor por gazetar.Është i martuar me aktoren Polet Pirson me të cilën i ka 4 djem.Njërit prej tyre ia la emrin Malkolm /sipas filmit Malkolm X/me të cilin arriti sukses të madh.Denzel Vshington u lind në vendin Mont Vermon në shtetin federal të Nju Jorkut nga babai prift i cili punonte shumë dhe nëna Lenis/ pronare e një salloni femrash/ e cila i shihte rrallë fëmijët e vetë/vajzën Loris, Denzelin dhe Dejvidin/ kur shkonte vonë në shtëpi.
Edhepse si fëmijë kisha dëshirë të rrija më shumë me prindërit, të cilët punonin aq sa mundeshin,fëmijërinë e kujtoj si një periudhë të lumtur-kishte thënë në një rast aktori i shquar.- ,por kur prindërit e tij ishin divorcuar ai i kishte 14 vjet i cili e pranoi me vështirësi të madhe shkatërrimin e familjes.Ishte i frustruar dhe i kryqëzuar mes babait dhe nënës, duke u bërë nganjëherë edhe rebelues .Duke e parë se një qëndrim i tillë mund ta shkatërronte ai hyn në Shoqërinë e quajtur''Klubet amerikane për djem dhe vajza'' me degët e saj në mbarë vendin.Aty ai gjen vendstrehim dhe prehje të sigurtë psikologjike.Ajo Shoqatë me ka përvetësuar dhe më ka shpënë përpara-ishte shprehur në një rast Denzel Vashington ngase nëna e tij punonte shumë, e të cilën e shihte shumë rrallë.Të njejtat raporte i kishte edhe me babain e tij. Si rezultat i angazhimit të tij në Shoqatën e njohur së cilës i përkiste, Vashington të njejtën e ndihmon edhe sot me mjete materiale e cila i ka degët e veta të shpërndara në tërë Amerikën, kurse viteve të fundit ai është zëdhënës i saj në nivel të vendit.''Klubi djelmoshat dhe vajzat''i nxit anëtarët e vetë në arsimim , duke u treguar atyre se secili syresh e ka rastin që t'I realizojë ëndrrat e veta fëmijënore, për cilindo profesion.Në kohën kur duhej të vendosja se çka do të bëhesha me profesion, doja ta kryeja mjekësinë, kurse më vonë të bëhesha avokat,por as kjo dëshirë nuk më mbajti fort gjatë, duke u preokupuar me gazetarinë, me ç'rast mora vendim që t'i regjistroja studimet në këtë degë, e sidomos u marr lakmi njerëzve që kanë arritur rezultate në gazetarinë hulumtuese-kishte thënë njëherë Denzel Vashington.Nëna nuk kishte mundësi ta shkollonte por ai e kishte fituar një bursë shtetërore në Fakultetin e Fortdamit.Edhepse më në fund ishte i pprcaktuar që ta kryente gazetariinë, filluan t'i hapen dyert për diçka që kishte menduar më së paku, e fjala është për aktrimin.
U bë anëtar i grupit të aktrimit dhe për herë të parë si aktor u paraqit në filmin televiziv''Wilma''/1977/ e pastaj edhe në serialin''St.Elsewere'' i cili u emitua gjashtë vite.Pas disa roleve të dorës së dytë në film dhe teatër, rolin e parë të rëndësishëm e luan në filmin''Qaj lir''/Cry Freedom'/1987/ në regjinë e Riçard Atenboros në të cilin e skaliti për mrekulli rolin e luftëtarit jugoafrikan Stiv Biko kundër apartejdit.Kur e aktroni personalitetin e vërtetë, keni përgjegjësi shumë më të madhe.Biko ishte njeri të cilin e kam adhuruar dhe kisha dëshirë që ta interpretoja sa më mirë dhe ta bëja sa më të afërt me shikuesin-.kishte deklaruar Vashington pas nominimit për çmimin oskar për atë rol. Pas sukseseve të arritura në film, Vashington zgjonte kërshëri të madhe tek publiku i gjërë dhe bëhej gjithnjë e më i dashur anembanë botës.Siç u tha edhe më lart, e mori titullin e aktorit më të bukur zezak në holivudin ëndërrimtar filmor.Denzel Washington në fillim të tetëdhjetave të shekullit të kaluar e kishte përjetuar, siç kishte thënë vetë''takimin më të rëndësishëm jetësor''kur e kishte njohur gruanë e tij Poleta Parsonin. Vetëm kur e njoha atë e kuptova filozofinë kineze se njeriu bëhet qenje komplete kur e gjen personin me të cilin jeta jote merr kuptim të plotë, kurse unë e pata atë fat të cilin e kam edhe sot-kishte thënë atëherë.
Pas disa viteve të lidhjes stabile, u martuan në vitin 1983, me ç'rast dy vjet më vonë u lindi djali i parë Xhon Dejvidi.Vajza Katja më 1987 kurse bineqt Olivia dhe Malkolmi më 1991.Pas martesës së lumtur vazhdon realizimi i filmave''Lavdia''/1989/i Eduard Zvikut në të cilin interpreton rreshterin rebel Tripin, roli i të cilit e mahniti publikun dhe kritikën filmore, duke u shpërblyer me çmimin oskar për atë rol fenomenal/ të cilin deri atëherë e kishte realizuar vetëm aktori zezak legjendar Sidni Poatje.Filmi ndikoi shumë pozitivisht edhe tek rinia amerikane të cilët iu falenderuan aktorit për ndikimin e tij pozitiv me atë rol maestral.Pasi e fitoi çmimin e parë oskar , atij iu hapen të gjitha dyert drejt sukseseve të reja fenomenale/dhe shume te vecanta/ siç ishin filmat:Bluzi më i mirë''/1990/,''Malkolmi iks''/1992/ për të cilin e fitoi Ariun e argjendët në Berlin/,''Djalli në fustan blu''/1995/ ,''Rasti Pelikan'/1993/ i regjisorit të famshëm Alen Pakula dhe''Harrukani''/1999/ në të cilin shkëlqeu me rolin e një të dënuari të pafajshëm i cili burgeset dhe mbanë shume vite dënim për krimin që nuk e kishte bërë., i cili ia solli edhe një çmim Globus dhe një nominim për çmimin oskar..Vashington nuk donte të aktronte në filmat e Kventin Tarantinos ngase në filmat e tij përdoret fort shprehja''zezaku''.Ashtu siç i rritej fama në Holivud flitej se ai kishte edhe shumë lidhje dashurie me femra të tjera të cilat nuk i kishte mohuar asnjëherë, por as nuk i kishte komentuar kurrë.Në librin e tij vetëm njëherë i kishte përmendur ato pohime absurde dhe të pakuptimta, duke thënë> Me vjen mirë se disa nga ato gënjeshtra janë thënë kur i kisha fëmijët të vegjël., por edhe ky është çmimi i profesionit me të cilin merrem.Pas vitit 2000., Washingtoni në Hollywood e kishte statusin të cilin dikush vetëm do të mund ta imagjinonte : publiku e adhuronte ,regjisorët e çmonin, kurse kritika e konsideronte si yll shumë të madh.Edhepse publiku ishte mësuar ta adhuronte si personazh pozitiv në shumë filma, konsiderohet se njëri ndër rolet e tij më të fuqishme ishte ai i policit të korruptuar në filmin''Dita e trajnimit''2001/ për të cilin e fitoi çmimin oskar për rolin më të mirë të mashkullit për atë vit.Atë vit Denzel kishte thëne''Sidni Poatje ishte idhulli im për shumë vite.Jam përpjekur vazhdimisht për ta ndjekur rrugën e tij dhe siç po e shihni pata sukses.E fitova çmimin oskar sikur edhe Sudni Poatje.Me fjalë të tjera donte të thoshte se ishte realizuar ëndrra e tij.Që kënaqësia të ishte më e madhe Akademia po atë vit kishte vendosur që Oskarin për vepër jetësore t'ia ndante pikërisht Sidnit e të cilin ia dhuroi Denzel Vashingtoni, i cili e tejkaloi edhe atë duke u shprblyer dy herë me çmimin oskar.Kur kam filluar të merrem me këtë punë kam menduar se ta fitosh oskarin është ''sikur ta prekësh qiellin'', por edhe jam bindur se me punë mund të arrihet gjithçka dhe se'' as qielli nuk është kufiri.''- Pas çmimit oskar, ylli i tij rritej dhe shkëlqente edhe më fort.Pas realizimit të filmave:'' ("Out Of Time"), 2004. ("Man On Fire", "Manchurian Candidate"), te 2006. ("Inside Man", dhe "Deja vu") ai u bë aktor i madh internacional me honorare astronomike për çdo film, ne mesin e te cileve yn edhe „Gangsteri amerikan“.