Kulturë
Ilir Muharremi: Të komunikosh me brendësinë
E diele, 21.11.2010, 08:11 PM
U hap ekspozita e piktorit Ardian Tragaj në Muzeun Kombëtar në Tiranë
Të komunikosh me brendësinë
Nga Dr. Ilir Muharremi
Të komunikosh me veten, ta njohësh sekretin e fshehtë të vetes, nuk është aq lehtë. Nevojitet një armë disiplinuese, magjike dhe e fuqishme. Të depërtosh në fshehtësitë tua, të bëhesh farefis i ngushtë me to, të zhveshësh moralin, ta mbrosh idealin, do të thotë të krijosh pasqyrë në veten tënde dhe nëpërmjet kësaj pasqyre, artisti Ardian Tragaj, me një gjuhë të pastër figurative, krijon një betejë të ashpër shpirtërore të cilën e manifeston në pëlhurë të bardhë.
Kryesisht piktori Tragaj nëpërmjet portreteve arrin t’i njohë shqetësimet e brendshme, tu krijojnë identitet, të instalojë të mirën dhe të keqën, të bardhën dhe të zezën, ta shpërfaq kontrastin e pranueshëm nga spektatori. Te portreti i titulluar “Princi”, autori me një gjuhë të qetë paraqet një figurë fisnike e cila me mburrje na shikon. Përmes veshëve të mëdhenj, kjo figurë arrin të bëjë përmbledhjen e valëve shoqërore me kënaqësi dhe pakënaqësi, por shqetësimet i mban për vete, dhe këtë autori e tregon me gojën e mbyllur të fisnikut. Ndërsa, qëndrimi i tij prej duke tregon fuqinë madhështore të natyrës së fortë njerëzore. Sado që e godet rrufeja, deti i tij është i qetë. Autori me një ngjyrë specifike krijon dhembshurinë e portreteve, sikurse na paralajmëron për një dhimbje që po ndodh brenda tij. Të kufizuar me ngjyrën e dheut, kjo sikurse na kujton se sado që lartësohemi, prapëseprapë fundi është dheu.
Ndërkaq, figurën madhështore të Skënderbeut, autori e paraqet ashtu si ai e sheh, jo sikurse jemi mësuar ta gëlltitim në formë shablloni të hipur në kalë. Ai e zbret nga kali dhe e pasqyron anën intelektuale të heroit, ngase Gjergji ka qenë edhe intelektualë i shquar. Me ngjyrën e preferuar të dheut ai i jap trajtë dhe ritëm heroit, sikurse e posmodernizon duke e paralajmëruar se fitorja arrihet me buzëqeshje dhe dashuri të flaktë. Ndërkaq, tek cikli i dashurisë, autori personazhin mashkull dhe rivalin femër e paraqet sikurse hekurin me magnetin. Të bashkuar, ku në këtë rast mashkulli na vije si i humbur dhe i trullosur nga puthjet stabile të femrës. Pushtetin nuk e fiton femra, por të dytë të bashkuar në formë të barabartë përjetësohen, krijojnë një unitet i cili na
Andaj, si për fund do theksoja se punimet e Ardianit janë ngacmuese, origjinale, përjetësuese që na shpijnë në maje, ku zogjtë e rrallë fluturojnë, janë si një fiq i cili bie nga pema, dhe nga e qara lëshon lëngun e përjetësisë.