Kulturë
Fran Buzhala: Refleksione
E shtune, 20.11.2010, 08:51 PM
Refleksione
Shkruan: Fran Buzhala
Këtij çelësi magjik mëkatit s’do te mund ti ik askush!
TË HESHTUR SI NJI VARRË I SEKRETEVE DO TE JEMI GJITHNJI TE NENSHTRUAR…
Për cdo dit bëhen mëkatar ,mund te marrim bekime te pa llogaritshme!
Te gjithë mëkatojnë nga mos ndërgjegjja njerëzore!
Edhe ju ligjëruesit e demokracisë bëni mëkate ne veprime!
Nuk duam vetëm qe te mbajmë mend si te çmendur,por te shkruajmë te vërtetën e hidhur...
Si mund te tregoni mirënjohjen nga mëkatet e juaja!
Si mund te tregoni mirënjohje ku ju e mbushet ketë truall plot burgje dhe varre!
Si mund te tregoni mirënjohje ku këtij trualli ja vëzhguat engjëjt deri ne fund te botes!...
Si mund te tregoni mirënjohje maskarenj ku jeni rrethuar rreth karriges se pushtetit!
Si mund te tregoni mirënjohje ku nxënësve ja dënuat profesorët për hartën e Shqipërisë!
Si mund te tregoni mirënjohje ju gjyqtar te konvertuar ne te rinj dënuat ata qe s’binden urdhrave te juaja për vëllazërim-bashkimin e Titos!
Si mund te tregoni mirënjohje kur neper qelit e burgut!
Shoqëronte edhe fantazma e shokëve te vrarë!
Si mund te tregoni ju qe keni rrethuar veri,jug, lindje ,perëndim me emblemën e demokracisë,gazetar,për te mbrojtur te kaluarën e juaj te hidhur dhe pasurin,disa për te mbrojtur krimin , e shumë këshilltar politik qe ne te kaluarën masakruat kulturën shqiptare mbeshjtellen me,, maskën... “te lidhen me pushtetin!
Këtij çelësi magjik ,mëkatit s’do te mund ti ik askush as te djeshmes as te sotmes as te nesërmes... Mungesa e nji lidershipi ne Kosovë për unifikimin e faktorit politik ;ne relacionet Prishtinë-Shkup mungon nëse gjykojmë realisht, përmasat e këtilla të këtij problemi nuk kanë vënë në masë të duhur alarmin në qarqet e intelektuale shqiptare, të cilat sikurse edhe shumë herë më parë, kundrejt fenomeneve që kanë patur të bëjnë me shqiptarët e këtushëm, edhe kësaj radhe kanë parapëlqyer qëndrimin indirekt vetëm si spektator për interesa te veta te tërbuar për pushtet, herë ,herë duke quar satelitet vet ti përçajë shqiptaret,kanë zgjedh – heshtjen.
Si shkas po e ve nji shkrim ku veprimtari I,Kelmendi,qe me ra ne sy,lidhur me Dosjet ne për Shqiptaret e Maqedonisë konkretisht Fazli Veliut,Musa xhaveferit dhe Ali Ametit.
Ku kam pas rastin qe me këta te kem veprimtarin se bashku ne lëvizjen popullore te Kosovës ne Zvicër,dega ne Lluzern gjatë viteveve te nëntëdhjeta89-92 ,si doemos me te fundit A,Ahmetin dhe M,Xhaferi. Ishte rregulli i Nenës shqiptare qe i lindi dhe i mbrojti nëpër udhëtime deri ne fund te botes,qe formoi njeriun Shqiptar prej çeliku,qe fishekët e ,,Atyre”te gjunjëzohen ne vrimat e teorive te ,,Gjykatësve”për fushëbetejat ne zemër te deklaratave të dëshmitarëve,ngase kishin dështuar shumë ,,Turist Politik”barrenë e muaren vet duke ju prirë shumë proceseve politiko-Kombëtare,qe historia e fateve tragjike te popullit ton nuk mund te shkruhet pa Fazli Veliun,Ali Ahmetin,Musa Xhaveferin e shumë tjerë,qe kanë qen;Çelësi kundër errësirave,kundër Serbosllavokoministeve,Maqedonomalazez qe nga Adem Demaqi,Jusuf Gërvalla,Fehmi Lladrovci e shumë tjerë me mijra te burgosur e te vrarë,luftëtar e çlirimtar, qe ranë ne altarin e lirisë,duke i hapur hapësirë drejt bashkimit te Shqipërisë për te quar amanetin e idealisteve ,dëshmoreve te kombit!
Dosjet komike!
Problemi është i moqem qe daton qe nga periudha e luftës e dytë botërore,ku pësoi me se shumti populli ynë ne rajon,te udhheqeur nga analfabetet e asaj periudhe duke e gënjyer popullin e pa arsimuar,se vëllazërim-bashkimi iTitos do te na jep bukë me pirun te argjend(atëherë lugë te dukatit)qe edhe humbi shancene për bashkim me atdheun ton Shqipërinë,e duke vazhduar ne anenë tjetër duke vratë shqiptar si doemos ne luftën e Shaban Polluzhes ku ranë me mijra burra ,gra fëmijë,pleqe...
Deri me sot asnjë ,skan dhen llogari nga këta nostalgjiket komunist e partizanet e gjuhës se dredhive,perkunderazi shpërblehen nga kjo klasë politike!...
Kjo periudhë e tmerrit komunist titist vazhdon edhe ne vitet e tetëdhjeta qe ka edhe shumë intelektual qe masakruan kulture shqiptare ne emër te lidhjes komuniste,qe benë diferencimet,,Ideo-politike”kundër idealisteve qe përmbyten diktaturat qeveritë totalitare deri te vetitet e nëntëdhjeta qe vazhdoi përmbysja kundër këtyre qeverive, Evropës lindore periudhës komuniste.
KUR TRAZOHET LUMI PERFITON PESHKATARI!
Revolucionet apo luftërat çlirimtare ku mbesin në gjysmë i kanë edhe veshterësit e veta.
Shqiptaret e Maqedionis ndihmuan dhe ishin pjesëmarrës dhe themelues ne te tri luftërat çlirimtare;Kosovë ,Preshevë,Maqedoni qe ishte në programin lëvizjes popullore te Kosovës(LPK), drejt bashkimit te popullit ton ne nji shtet,dhe qe ndihmuan pluralizmin politik ne kohen ku ballafaquan me shumë sfida qe ishin te dhimbshme nga përçarjet, dhe propaganda e UDBes Titiste qe i shfrytëzoi edhe elementet dobët te popullit ton, qe sot janë rrethuar rreth pushteteve, qe vëzhguan edhe piken e fundit te ujit deri ne fund te oqeanit,qe ende skemi nji burrë te fort qe mban ,,Timonin e Anijes “ndërmjet dy oqeaneve ,drejt bashkimit kombëtar;Kur trazohet lumi përfiton peshkatari,ku nga regjisoret e frikshëm ,,Tarifat” kanë ndryshuar,qe këta ,,Laraman”për pushtet dalin me deklarata për ,,DOSJET”qe kanë thith Trurin e fatkeqësive.Të heshtur si nji varrë i sekreteve do te jemi gjithnjë te nënshtruar....
Sekreti i kopilit qe mundohet ti vret ,,Dy Zogj” me nji gur,e kanë armen e tyre te preferuar trathtin gjahtarët politik te natës.
Por ekziston nji Armë ne popull qe Quhet ,,Dosja e Popullit”e fundit dhe me fuqishmja;
qe ka shumë zagar politik, qe populli i din mirë ne kujtesën tmerreve te fateve tragjike te popullit ton ne tërë territoret shqiptare qe s’dihet se a do te ketë fund ato poshtërsi!.
Disa lloje Dosjesh,ku ka arrit njerëzimi me shkencë!
Derisa sa bota ka arrit qe edhe te bej përpjekje edhe për zbulimet ,,Fenomenale”Kosova ka arrit qe me klonimin ti përgjigjet politikes qe prodhoi shumë politikan qe e kanë kryet ne Beograd e shumë Tita tjerë ,qe bëjnë ,,Dosje”për te sulmuar per te mbrojtur pasurit e tyre te korruptuara qe te pastrojnë listat e kundërshtareve te tyre politik te,,Padëgjueshëm”,qe sot janë te lidhur nga nji zbulim ;Fantastik qe janë mbledhur mbas tij qfar do lloj ngjyre politike qofshin,apo intelektual, gazetar,biznesmen,dhe nji model i ri i shkencës shqiptare ajo quhet MIKU TENDER!...
Tani vijnë na kërkojnë miqësi dialog edhe gjurmët e atyre të përgjakshme qe kanë len pushtuesit osmanlinj,serbë,qe i presim me ,,Turmën” brohoritjeve sikurse ti ishte ngjallur heronjtë kombëtar ,ku është nevoja për ngritjen e zërit kundër politikave antikombëtare heshtin....Dhe thoin; se ju s’dini çka është politika ne dijmë te merremi me politik,ne kemi lexuar edhe Kuranin edhe Biblën,herë Hoxhë herë Papë,duke luajtur me ndjenjat e popullit!!!
Fran Buzhala-Esslingen-Shtutgart- 20.11.2010
Anglia hap dosjet e UFO-ve në internet
Dëshmitë e nxjerra nga arkiva sekrete të publikuara në internet rrëfejnë për objekte trekëndore me drita blu dhe të kuqe pranë bazave ushtarake si dhe kontaktet e alienëve me njerëz...
Pas një periudhe të gjatë tentativash për të mbajtur fshehura dosjet X, Britania e Madhe ka vendosur të publikojë materialet e mbuluara nga pluhuri të arkivit qendror që lidhen me sinjale dhe objekteve fluturuese, shpesh të paidentifikuara, por që kanë të bëjnë me vizitorë jo të rastësishëm. Dosjet janë publikuar në faqen e internetit të arkivës kombëtare të shtetit britanik dhe vizitorët mund të shuajnë lirshëm kuriozitetin me materiale të shkruara, por edhe video, të cilat janë të regjistruara nga vitet 1978 deri në 1987, periudhë që mendohet se ka pasur më shumë frekuentime nga vizitorët përtej galaksive. Përpos periudhës kur edhe janë publikuar dosjet sekrete, specialistët konfirmojnë se që nga vitet 1950 deri në ditët e sotme, mendohet se numri i këtyre fenomeneve arrin në plot 11 mijë raste. Shumë prej tyre kanë hapur debate në Angli, aq sa media ka hamendësuar shpesh ose ka dhënë shpjegime të pasakta, që nuk përputheshin me objektet. Për këtë qëllim edhe qeveria më në fund është dorëzuar pas kurioziteteve të shumta që qytetarët britanikë kanë kërkuar për të zbuluar rreth këtyre mistereve. Në fakt, dëshmitë e gjalla të publikuara në faqen e internetit tregojnë se objekte dhe personazhe të çuditshëm shoqërojnë shpesh avionët ushtarakë dhe ato civile gjatë udhëtimeve të tyre, qytetarë të zakonshëm kanë kontakte të shpeshta me ta, por që mbeten ende të pavërtetuara shkencërisht. Por, ajo që i bën këto filmimeve dhe materiale interesante është fakti se ato janë sekuestruar pak pas denoncimit të rasteve dhe pas një periudhe studimi shkencor, janë depozituar në zyrat e arkivit qendror të shtetit.
Në Evropë debatohet për zbardhjen e diktaturës komuniste në ish-bllokun lindor
Deri përpara tre vjetësh njerëzit nga ish-RDGJ ishin të vetmit qytetarë të BE-së, që vinin nga blloku lindor. Me vendet e reja anëtare nga Lindja është rritur numri i qytetarëve, që kanë përvoja të ngjashme.
Në të gjitha vendet e ish-bllokut lindor kuadri ligjor dhe strukturat institucionale për zbardhjen e së kaluarës komuniste janë të ndryshme. Edhe gatishmëria e shoqërive dhe e medieve është e ndryshme në secilin vend të ri anëtar të BE-së, që vjen prej ish-bllokut lindor dhe nga Evropa Juglindore. Në kongresin e sivjetëm për të drejtën e medies në universitetin evropian të Viadrinës në Frankfurt mbi Oder u trajtuan këto ndryshime si dhe arsyet e tyre.
"Ne jemi ende në fillim të zbardhjes", tha në hapje të kongresit për të drejtën e medias Mariane Birtler (Birthler), e ngarkuara e qeverisë federale gjermane për dosjet e ish-sigurimit të shtetit në Republikën Demokratike Gjermanisë (RDGJ) shkurt shtazi, duke folur për stadin e përpunimit të diktaturës komuniste në Gjermani. Në këtë mënyrë ajo tërhoqi vëmendjen, se ka ende shumë punë përmbajtësore për të bërë në zbardhjen e së shkuarës komuniste. Njëkohësisht ajo iu kundërpërgjigj zërave, që pas 18 vjetësh duan ta mbyllin kapitullin e dosjeve të shtazit në arkivin federal:
"Detyra jonë e zbardhjes nuk ka të bëjë vetëm me lindjen e vendit. Ne e konsiderojmë historinë e RDGJ-së si pjesë të historisë së përgjithshme gjermane dhe kemi interes të madh, që kjo të depërtojë në ndërgjegjen e opinionit."
Zbardhja e diktaturës së RDGJ-së ka nisur nga poshtë. Ishin qytetarët ata, që luftuan për krijimin e kësaj zyre për sigurimin e dosjeve të shtazit dhe për hapjen e plotë të tyre. Qytetarët themeluan një sërë iniciativash, projekte dhe institucione, që edhe sot vazhdojnë të trajtojnë temën e së kaluarës. Edhe këtë vit në Gjermani është rritur kërkesa për leximin e dosjeve.
Konstruktimin ligjor dhe institucional të zbardhjes së diktaturës së RDGJ-së e marrin si shembull edhe vendet e tjera të ish-bllokut lindor. Në Poloni zbardhja e së shkuarës komuniste ka avancuar shumë dhe madje është një hap më përpara se në Gjermani, thekson Pjotër Stavovi (Piotr Stawowy), drejtor i institutit të përkujtimit kombëtar në Varshavë. Ai ka kritikë ndaj zbardhjes së diktaturës në Gjermani: "Pasi në Gjermani dokumentat e shatzit u siguruan në mënyrë shmebullore nuk u ndërmorr asgjë tjetër më tej lidhur me përgjegjësinë personale të atyre, që kanë bashkëvepruar në sistemin totalitar. Kjo duhej bërë të paktën duke ua ndaluar këtyre personave aksesin në postet publike."
Formësimi i kushteteve juridike dhe institucionale për zbardhjen e diktaturës komuniste në vendet e tjera të Evropës Lindore dhe Juglindore po ecën më ngadalë. Veçoritë përcaktohen nga hisotira, thekson prifti Erhard Neubert, bashkëpunëtor prej vitesh në zyrën e së ngarkuarës së qeverisë gjermane për dosjet, Birtler. Duke iu referuar rastit të Rumanisë dhe Bullgarisë ai shpreh skepticizmin e tij: "Unë gjithmonë them, se zbardhja pasqyron në një farë mënyre revolucionin dhe kthesën në demokraci. Në disa vende të Evropës Juglindore nuk ka pasur revolucion të mirëfilltë, por ai ka qenë vetëm një inskenim i partisë si një përpjekje për vetëshpëtim. Si rrjedhojë sot ndodh që ekzistojnë zyrat për dosjet por pa dosje dhe shërbimet e mëparshme të fshehta vazhdojnë të jenë sot shërbimet e reja. Unë jam skeptik, sepse në këtë rast nuk kemi të bëjmë thjeshtë me adaptimin e një ligji. Madje as nuk kemi të bëjmë me nevojën që të kemi personelin e duhur. E rëndësishme është që njerëzit ta duan lirinë dhe demokracinë."
Zbardhja e ish-diktaturave është e rëndësishme jo vetëm për forcimin e demokracisë, por edhe një kontribut për historinë evropiane, thekson Mariane Birtler: "Një identet mbarëevropian mund të zhvillohet vetëm nëse historia dhe përvojat e njerëzve në ish-vendet komuniste, do të vlerësohen me seriozitet dhe ato do të perceptohet si histori evropiane. Vetëm në këtë mënyrë ne do të mund të ulemi vërtetë në tryezën e përbashkët të kombeve evropiane."
Në zbardhjen e së shkuarës komuniste duhet të vihet në qendër dimensioni evropian, sepse pikërisht këtu vendet e Evropës Juglindore shohin të ardhmen e tyre. Aktualisht në Evropë po zhvillohet një debat perëndimor dhe lindor, përmes të cilit synohet, që si Lindja edhe Perëndimi së bashku të zbardhin historinë e të dyja diktaturave.
Mundësia për klonimin e njeriut, doli kur shkencëtaret skoceze në Institutin Roslin krijuan delen e shumëpërfolur "Dolli" (gjini 385, 810-13, 1997), që rriti interesin dhe shqetësimin në gjithë botën për shkak të komplikimeve të saj shkencore dhe etike. Bëma, e përcaktuar nga revista Shkenca si revolucioni i 1997-es, gjithashtu solli pasiguri mbi kuptimin e ”klonimit”—një term mbrojtës i përdorur tradicionalisht nga shkencëtaret për të përshkruar proceset e ndryshme për dyfishimin e materialit biologjik.
Ç'është klonimi ? A ka tipe të ndryshme klonimi ?
Kur mediat raportojnë lidhur me klonimin në lajmë, ata zakonisht flasin vetëm për një tip te quajtur klonimi riprodhues. Megjithatë ka lloje te ndryshme klonimi, dhe teknologjia për klonimin mund te përdoret dhe për qëllime te tjera përvec prodhimit te binjakut gjenetik te një organizmi tjetër. Një kuptim baze mbi tipet e ndryshme te klonimit është rruga për te mare një qëndrim te informuar për dëftesat publike ekzistuese dhe per te mare vendimet personale me te mira te mundshme. Me poshtë do te diskutojmë për tre tipe teknologjish për klonimin : (1) teknologjia e rekombinimit të ADNse ose klonimi i ADNse, (2) klonimi riprodhues, (3) klonimi terapeutik.
Shkruan: Ibrahim Kelmendi
Qysh kur i zbërtheva “dosjet” e Fazli Veliut dhe Musa Xhaferit parashikoja se do të pasonte “dosja Ibar”, e cila do t’i mvishet Ali Ahmetit. Kjo “dosje” u paralajmërua qysh kur u plasuan në opinion ato “dosje”. Për të demantuar dhe diskredituar “dosjen” e Ali Ahmetit, sërish po merrem me analizimin e saj, në mungesë të dokumenteve konkrete (të cilat as që i pres nga ish’shërbimet jugo-sllave dhe as që do t’u besoja). Dëshiroj ta them qysh në fillim, se këtë “dosje” e kundërshton tepër bindshëm vetë veprimtaria patriotike, çlirimtare dhe politike e Ali Ahmetit, e cila ka zanafillë qysh në vitet e 70-ta. Për të lehtësuar kuptimin e zbërthimit dhe kundërshtimit të kësaj “dosjeje”, po bëjë një renditje thjesht numerike. Renditjen sipas kohës nuk e bëjë dot, meqë “dokumenteve” u mungojnë datat dhe numrat e protokollimit. Kurse për fragmentet e përkthyera po përdor shkrimin kursiv. Kjo “dosje”, pjesë të së cilës për herë të parë i publikoi gazeta maqedonase “Dnevnik”, përbën 29 “dokumente” me 56 faqe kopje format A4.
FUND
Ju mbetet analisteve politik qe kanë ndegjejgjeje te pastër qe janë ballafaquar drejtpërsëdrejti me sfidat e kohës apo periudhash te caktuar,qe kërkon nji guxim intelektual është nji temë e gjer qe duhet ne gjdo menyr për te thënë te vërtetat për dosjet ne territoret shqiptare!
Pregatiti: Fran Buzhala