E enjte, 08.05.2025, 08:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Ejup Ceraja: Nga Mitrovica në burim të Valbonës

E enjte, 18.11.2010, 10:56 PM


Ejup CERAJA

 

Reportazh në vargje:

 

Nga Mitrovica në burim të Valbonës

 

1

Ne u nisëm tërë shend e verë

sikur bletët në pranverë pas nektari,

ishim tok pesë shokë të pandarë

unë, Ganiu, Riza, Sabiti e Miftari.

 

Shkoja i gëzueshëm sikur fluturoja

me ngazëllimin e zemrës furrë,

drejt një pjese të atdheut mëmë

ku këmba ime s’kishte shkelur kurrë.

 

Në atë rrugë për ne të bekuar

thua se po shkonim te Baba Tomori,

nëpër zigzaget që i bënë makina

na shoqëronte kudo humori.

 

Për të gjitha ato kënaqësi,

që për ne do të janë sublime,

çdo shaka, thash me modesti,

le të shkojë sot në llogarinë time.

 

Po, shtoi Sabiti duke qeshë

ne jemi shokë të pandarë,

asnjë shaka sot në mes nesh

s’do ta vejmë fare në kandar.

 

2

Në Skenderaj u ndalem për kafenë e mëngjesit

në restorant hymë e zumë vend,

përballë Përmendores së Komandantit të UÇK-së

që tani më është shndërruar në legjendë.

 

Në Gjakovë hëngrëm mëngjes

me bukë të mira si simite,

që e kishin shijen e këndshme

si në fëmijëri kur haja pite.

 

E lamë pas Gjakovën e kuqe

ta vazhdojë jetën me këmbë të mbarë,

për të shkuar ashtu të hareshëm

drejt kufirit shqiptaro-shqiptar.

 

3

E kaluam edhe qytetin e Bajram Currit

hymë luginës së Valbonës të P. Kombëtar,

hasëm në aq bukuri përrallore

që kurrë më parë sytë s’më kishin parë.

 

Arritëm në vendburimin e Valbonës

me kënaqësinë në shpirt më sublime,

nga bukuritë e Alpeve Shqiptare

në kraharor më gufonte zemra ime.

 

Nga të pesë gurrat si prej floriri

ku rrjedhke uji i kthjellët bilur,

në jetën time rreth 74-vjeçare

të atillë uji nuk kam pirë kurrë.

 

Ngado t’i hedhje përreth “dylbitë”

natyra e pastër të jepte shëndet,

bukuritë e saj na i ngopnin sytë

thua se ishte parajsa vet’.

 

Në maje të Alpeve shkëmb graniti

dukeshin retë si në kupë të qiellit,

shihej dëborë e tabanuar vit pas viti

që u kishte përballuar rrezeve të diellit.

 

4

- A thua a i ka kaluar kush këto maja

së paku në këmbë ndonjëherë?...

- Po, më tha Ganiu, baca Ejup,

por vetëm me ndonjë helikopter.

 

- Mirë po thua ti – Gani,

por unë ju pyeta ju këtë herë,

për kalimin e tyre në këmbë

e assesi me ndonjë helikopter.

 

Për atë shaka aq të bukur,

që na e tha Gani trimi,

të gjithë neve në atë moment

na u dyfishuan hareja e dëfrimi.

 

5

Sapo u freskuam mirë e mirë

u nisëm të njëjtës rrugë për t’u kthyer prapa,

bukuritë marramendëse të Valbonës

na përcillnin në çdo 10-15 hapa.

 

Në një restorant të pastër si pasqyra

u ndalëm hareshëm e drekuam sakaq,

me të gjitha të mirat që ofron natyra,

por edhe me mish edhi fërguar nën saç.

 

Lugina e Valbonës qenka interesant

ku paska edhe lule sikur flutura,

për të cilat në çdo kohë

mund të thurën vargje të bukura.

 

6

Ne e lamë pas Valbonën perri

ta bëjë udhëtimin si nga hera,

me zotimin se do ta vizitojmë prapë

sapo “nuse” të na vijë pranvera.

 

Luginë e Valbonës, më 9. 10. 2010



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx