Kulturë
Sokol Demaku: Bisedë me Sanije Selmani mësuese e Gjuhës shqipe në Nässjö të Suedisë
E merkure, 17.11.2010, 10:56 PM
Bisedë me Sanije Selamani mësuese e Gjuhës shqipe në Nässjö të Suedisë
Mësuesi në shkollën suedeze bën punën e pedagogut dhe edukatorit me përgjegjësi të madhe dhe me një përkushtim të pashoq
Nga Sokol DEMAKU
Përveq shkrim leximit nxënësve duhet mësuar edhe shumë gjëra të tjera si p.sh artin, kulturën, tradita shqiptare, historin e gjeografin kombëtare qe është shumë më rëndësi, pra duhet punuar me një përkushtim të madh dhe pa u lodhur ne menyrë që tia dalim ta kryejm këtë obligim kombëtar që i kemi shtuar vetës perparea e që mendoj dhe besoj se nuk është edhe aq i lehtë për ne këtu në mergim.
Roli i mësuesit si dhe ndikimi i tij në brezat e ardhshëm si pedagog e edukator me kohën vetëm sa merrë vlera e angazhime të reja.
Ju lutem një prezentim të shkurtër për lexuesit tanë?
Quhem Sanije Selmani jam nga Prishtina – Republika e Kosovës, përndryshe në Suedi jetoj që nga viti 1995, banoj në Nässjö në regjonin Smoland ku edhe punoj dhe angazhohem një kohë të gjatë në svera të ndryshme të jetës mergimtare.
Profesioni i juaj?
Jam arsimtare e Gjuhës shqipe.
Përvec se një mësuese e Letërsisë dhe gjuhës shqipe në diasporë do te ishte më interes te mesonim nga ju se si e perkufizoni rolin e një mësuesi të Gjuhës amtare në diasporë?
Puna ime ka nji rol shumë te madh në edukimin dhe zhvillimin e Gjuhës shqipe këtu ku punoj, sepse përveq shkrim leximit nxënësve duhet mësuar edhe shumë gjëra të tjera si p.sh artin, kulturën, tradita shqiptare, historin e gjeografin kombëtare qe është shumë më rëndësi, pra duhet punuar me një përkushtim të madh dhe pa u lodhur ne menyrë që tia dalim ta kryejm këtë obligim kombëtar që i kemi shtuar vetës perparea e që mendoj dhe besoj se nuk është edhe aq i lehtë për ne këtu në mergim.
Roli i mësuesit si dhe ndikimi i tij në brezat e ardhshëm si pedagog e edukator me kohën vetëm sa merrë vlera e angazhime të reja. Roli i mesuesit të gjuhës amtare në diasporë është shumëfish më i rëndësishëm që të mos themi jetik për ruajtjen dhe forcimin e identitetit kombëtar të gjeneratave të reja, për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës amtare tek pjestarët e atij komuniteti e siq dihet gjuha është atributi kryesor dallues i një identiteti. Mësimi i gjuhës amtare në Diasporë e më theks këtu në Suedi mund të them që deri diku plotëson nevojat, dëshirat por edhe kriteret arsimore e pedagogjike.
Pra profesioni ynë, puna jonë në diasporë si mesues të gjuhës amtare është gati gati i shenjtë, është udhërrëfyes për shumëcka e edhe ne duhet të sillemi e punojmë brenda këtyre kordinatave.
Cka ju shtyri ta leni vendlinjen dhe sot të jeni këtu ne Skandinavi?
Si të ju them gjithëmonë në kërkim të një jete më të mirë, siq e dim të gjithë mu atëhere shkollat patën përfundua në shtëpi private dhe ishte pakëz vështirë të punohej ashtu në ato kushte. Pasi unë dhe bashkshorti im të dy ishim arsimtar dhe vendosëm që të dalim në perendim dhe pikrisht zgjodhëm Suedin, një vend mjaft i zhvilluar dhe demokratik.
Ju i jeni perkushtuar pra edhe këtu punës me fëmijë, arsimimit, si e ndieni veten si mësuese këtu në krahasim me mësuesin në Kosovë?
Në këtë rast duhet përmendur se shteti suedez ofron kushte të shkelqyshme në zhvillimin e punës në arsimin dhe edukimin e fëmijëve tanë, arsimtarët shqiptar janë të brabart me arsimtarët suedez, si në punën e tyre edukativo arsimore po ashtu edhe me të ardhurat mujore, tekstet janë falas për të gjithë nxënësit si dhe të gjithat kushtet për pune janë të miram, por po nese e krahasojm me kolegët tanë në vendlindje është për keqardhje se ne cfar kushte e paga punojnë, mirëpo ata janë heronjë të gjallë dhe fisnik për punën që e bëjnë me fëmijët tanë në vendlindje.
Nga e merrni frymëzimin në punën e juaj me fëmijet shqiptar, cfarë ju frymëzon në punën tuaj me fëmjët shqiptar këtu?
Dashuria për punën, për profesionin fisnik, për fëmijët, për gjuhën atdheun, ky është frymëzimi im më i madh.
Sherbimin që bënë arsimi për përmisimin e nji kombi, ligji s`mund ta bëj kurrë pat thënë per shkollën i madhi Naim Frasheri.
Ju jeni shumë aktive edhe në jetën shoqërore dhe kulturore të shqiptareve këtu, cka ju shtyn në ketë drejtim dhe me cka më shumë është e angazhuar?
Nuk mundem pa e përmendur edhe aktivitetin e shoqates shqiptare Drenica, ku me rastin e festave kombëtare angazhohemi në përgaditjen e nxënësve me vjersha e recitime pjesë teatrale, duke mos dashur që të rinjëve tanë të ju mugoj atdheu aq shumë bejmë aktivitete të ndryshme kombëtare e kulturore. Jeta kulturore e shqiptarëve ka nevojë të udhëhiqet e vijëzohet nga njerëzit e kulturës dhe të atyre që vërtëtë e dinë dhe duan të zhvillojnë kulturën shqiptare.
Cka mendoni per sistemin e arsimit sot në Diasporë, cka kishit me ndryshue në këtë drejtim po të pyteni ju?
Nëse e keni fjalen posaqerisht tek mësimi i gjuhës shqipe, në radhë të parë janë tekstet te cilat i mungojnë diasporës shumë dhe normal qe kisha me pasë dëshirë qe të kemi se paku 3 orë mësimi në javë. Mësuesi i shkollës suedeze bën punën e pedagogut dhe edukatorit me përgjegjësi të madhe dhe me një përkushtim të pashoq. Do të ishte në interes të kulturës sonë, fëmijëve tanë dhe të ardhmes së tyre si shqiptarë që kuadri arsimor që punon me gjuhën amtare të jetë plotësisht i pëgatitur për detyrën mjaftë të vështirë por edhe jetike për të ardhmen dhe ruajtjen e gjuhës si dhe idintitetit të të qënit shqiptar.
Ju jeni edhe një aktiviste e dalluar kulturore mund të themi një ambasadore e kulturës shqipe këtu, cfarë është aktiviteti juaj në këtë drejtim dhe sa jeni e kënaqur me këtë?
Unë mundohem te kontriboj në jetën kulturore këtu sa herë kemi aktivitete në shkollën tonë nxënësit shqiptar gjithëmonë dallohen me aktivitet e tyre, duke qëndruar krenar me traditën e gjuhëm e bukur të tyre që prezentojnë para shokëve suedez.
Cka mendoni për jetën kultutore te shqiptareve në Suedi, si ju e shifni ketë?
Mendoj se edhe shqiptarët bëjnë mjaft kudo që janë mirëpo kurrë mos të kënaqemi me ate që kemi por të arrijmë edhe më shumë.
Ju merreni edhe me poezi, cila është tema që trajtoni ju në punimet tuaja?
Atdheu, gjuha, jeta larg atdheut.
Përveç punës suaj në shkollë, si e kalon kohën e lirë?
Përvec punës në shkollë jam shumë e angazhuar edhe në rrjedhat politike. Jam Delegate në drejtorin e arsimit në komunën ku jetoj, anëtare e komitetit shqiptaro suedez dhe anëtare e rregullt e shoqatës së grave në komunë kështu që nuk kam shumë kohë të lirë.
Cka ju benë të lumtur dhe cka ju mundon më së shumti në jetë?
Familja, puna, kurse me mundon paj nuk eshtë leht të jetosh larg atdheut tënd.
Po të kishit mundësi të zgjidhni, ku do kishit jetu sot?
Do e zgjidhja Kosovën në të ardhmen .