Kulturë
Engjëll Koliqi - Poezi të 29 tetorit 2010
E merkure, 17.11.2010, 08:57 PM
NË TË PARËN KËNGË
Me mbretëreshën time
Kemi ngritur bujshëm
Zërin e arsyeshëm të dashurisë
Dhe kemi paralajmëruar
Për të gjithë relievet e mbretërisë sonë
Dukurinë e shenjtë
Të besnikërisë
Garlate (Lecco), 29 tetor 2010
BRENDA VENDIMIT
Me mbretëreshën e lume
I kemi përfshirë
Të gjitha mrekullitë e dashurisë
Tani thërrasim stinën
Dhe ia mësyejmë
Amshimit të lumturisë
Garlate (Lecco), 29 tetor 2010
KEMI NEVOJË...
Në këtë stinë të ftohtë
Në horizontin e intereseve
O njerëz vullnetmirë
Shumë kemi nevojë
Për diellin e mirëfilltë
Të dashurisë
T’i hapim zemrat
Dhe t’i pranojmë dhuratat e mrekullisë
Lecco, 29 tetor 2010
NËN REGJINË TONË
Të gjitha storiet filmike
Që paraqesin realitetin origjinal
Të dashurisë
Në këtë shekull
Në mbarë rruzullin
Bëhen nën regjinë tonë
Dhe kryesorë e të pashmangshëm i kanë
Elementet e mirësisë
Me intereset tipike të njerëzisë
Lecco, 29 tetor 2010
NË THESARIN E DASHURISË
Ruhen
Sot e në amshim
Besa
Solidariteti
Mirësia
Njerëzia!
Lecco, 29 tetor 2010
KONFORM RRETHANAVE
Edhe kur rrezikohen shumë interese
Edhe kur vijnë në pikëpyetje shumë qëllime
Duhet ecur përpara
Dhe duhet respektuar
Domosdoshëm
Të gjitha rrethanat që i sjell historia
Duhet luajtur në të gjitha vallet
Duhet gëlltitur edhe kafshata të pakëndshme
Duhet...
Duhet përkëdhelur stinët
Vitet edhe shekujt
Gjithnjë siç na imponojnë rrethanat
Lecco, 29 tetor 2010
DHURATA DASHURIE
Në çdo reliev duam të shkojmë
Anekënd botës sonë
Të gjithë atyre që kanë nevojë
T’u japim copëza mirësie
Si dhurata dashurie
-
Përpara
Sot e në amshim!
Lecco, 29 tetor 2010
RINGJALLJE E MIRËSISË
Duke zbatuar
Mbi masën qindpërqind
Kushtetutën e dashurisë
Me mbretëreshën time
Ringjallim mirësinë
Dhe jetën e njerëzisë
Lecco, 29 tetor 2010
KUR ZGJOHEN NDJENJAT...
Stina e pestë bëhet më e gjalla
Dhe më e këndshmja
Gjithkah këndon dhe vepron dashuria
Lecco, 29 tetor 2010
S’MUND TË HYJNË NË DERËN TONË
Të gjithë ata që e kanë lënduar dashurinë
Gjykata jonë mbretërore
I ka dënuar me ndalesë të përhershme
Kurrë të mos hyjnë në derën tonë
As të mos jenë pjesë e kësaj bote
-
Ata mbeten
Jashtë dashurisë
Lecco, 29 tetor 2010
DUKE PUNUAR PËR DASHURINË
Nuk lodhemi kurrë
Përkundrazi
Shpirti i amshuar me fuqi mrekullie
Gjithnjë e më shumë
Ndjen kënaqësi
Renate (Monza Brianza), 29 tetor 2010
DASHURIA RRITË MIRËSINË
N jemi të gatshëm
Të vrapojmë në çdo akcion të mirësisë
Sepse këtë na e kërkon dashuria
Që në plan të parë
Gjithherë ka njerëzinë
Ngadalë por sigurtë
Me dashuri
Rrisim të shumënevojshmen mirësi
Renate (Monza Brianza), 29 tetor 2010
MES YJËVE T’ËNDËRRËS
Dukemi më të hijeshëm
Dhe gjithnjë e më vezullues
Në aktet e shenjta të dashurisë
Lëshojmë kushtrimin
Anekënd rruzullit
Për mrekulli të këndshme
Të mirësisë
Shpresa të mëdha i japim
Mbarë njerëzisë
Triuggio (Monza Brianza), 29 tetor 2010
ME FORMAT TË RI
Në regjimin tonë
Me format të ri
Mbarë bota ecë përpara me dashuri
Oh sa krenari
Në këtë format të ri
Lulëzojnë njëmijenjë mrekulli
Triuggio (Monza Brianza), 29 tetor 2010
PO MË PRET YLLI
Edhepse në tokë të huaj
Jetoj me dashuri ilirike
Atje në tokën e quajtur Dardani
Ylli vezullues më pret
Së shpejti
Bashkë do e ëmbëlsojmë
Këtë të bekuarën stinë të pestë
Triuggio (Monza Brianza), 29 tetor 2010
NË SHËRBIM TË MIRËSISË
Shumë interese personale duhet harruar
Dhe përpara duhet shkuar
Me plot vullnet
Dhe me të mirëfilltën dashuri
Rritemi gjithnjë e më shumë
Dhe sigurojmë parajsën e amshuar të lumturisë shpirtërore
Triuggio (Monza Brianza), 29 tetor 2010
EJA ME TY
O yll vezullues i stinës sime
Mos ngurro
Eja krejt origjinale
Vetëm me ty
Të hyjmë bashkë
Në derën e bekuar të dashurisë
Eja o mbretëreshë
Eja vetëm me ty
Eja të hyjmë në mrekulli!
Triuggio (Monza Brianza), 29 tetor 2010
HAP I PARË I DASHURISË
Me mrekullinë e kërkuar me lutje
Na erdhi dora e Zotit
Dhe na shtyri përpara
Në të bekuarat akte
Jemi në nismë të mirë
Të shembëllejmë në dashuri
Me frytet shumë t’ëmbëla
Të kënaqësisë
Dhe me vlerat më të larta
Të njerëzisë
Në derën e bekuar
Të kështjellës së lumturisë
Tregasio (Monza Brianza), 29 tetor 2010
RREGULLISHT
Me mbretëreshën time të mrekullive
Jemi këtu në fron
Rregullisht
Në shërbim të dashurisë
Dhe të njerëzisë
Me flamurin e shenjtë të mrekullisë
-
Rregullisht marshojmë
Dhe gëzojmë
Tregasio (Monza Brianza), 29 tetor 2010
NËN ETHET E DASHURISË
Ia marrim këngës
Dhe nuk dijmë të ndalemi
As kur mbretëron nata
Gjithherë dhe çdokund
Duam të jemi të pashëm
Dhe të vlefshëm
Për të mbjellur mirësinë
Në fushat mendore të njerëzisë
Pescate (Lecco), 29 tetor 2010
NË FUND TË KËNGËS
Pa humbur kohë
Jemi kapur në vallen festive
Dhe kemi hijeshuar
Kremten historike të dashurisë
Pescate (Lecco), 29 tetor 2010
JEHONË E KËNGËS SIME
Edhe në stinën e pestë
E deri në amshim
Kënga ime jehon
Plot me dashuri
Në të gjitha relievet
Muzika e dashurisë
Hyn në të gjitha zemrat njerëzore
Garlate (Lecco), 29 tetor 2010
N’OBORRIN TONË
Kremte e madhe ka filluar
Hidhet valle e zgjëruar
E mbarë njerëzisë
Me vezullima të bukura
Të lumturisë
-
Gëzuar!
Garlate (Lecco), 29 tetor 2010
NE JEMI TË PARËT
Në të gjitha proceset e dashurisë
Dhe në të gjitha projektet e njerëzisë
Ne jemi protagonistë të parë
Regjisorë dhe aktorë
Të të gjitha veprave të lumturisë
Zoti na e ka dhënë bekimin
Dhe të garantuar e kemi amshimin
-
Gëzuar!
Garlate (Lecco), 29 tetor 2010