E premte, 09.05.2025, 10:29 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Tyrone Power (1914-1958)

E marte, 16.11.2010, 10:58 PM


TAJRON PAUER

 

Nga Halit Bogaj

 

Tajron Pauer/1914-1958/ ishte aktor I madh filmor dhe teatror, I njohur edhe si njëri ndër yjet më të mëdhenj klasik të Holivudit.Duke iu falenderuar pamjes së tij markante fizike , qysh nga viti 1930 luante role madhështore spektakulare të heronjve të ndryshëm të historiesë njerëzore.Në këtë aspekt janë të paharruar filmat e tij: The Mark of Zorro/Nën shenjën e Zoros/, The Black Swan/Mjellma e zezë''i/, Prince of Foxes/Princi i dhelprave/, The Black Rose/Tulupani i zi/ dhe Captain from Castile/Kapiteni nga Kastilja/.

 

Edhepse ishte i konsideruar si aktori më i shquar i filmave aventurier, ai dëshironte që të merrej parasysh edhe si aktor i madh i roleve dramatike të cilat i dëshmoi me një varg  flmash, prandaj u përpoq që të aktronte edhe në gjini të tjera të artit të shtatë, siç ishin filmat:''The razor's edge'','' Edi duçin'', ''Thuaje atë me muzikën'','' Zonjat nga Londra'' etj.Tajron Pauer ishte njëri ndër aktorët më të bukur në botën e filmit dhe/ pas vdekjes së tij të hershme në moshën 44 vjeçare/mund të thuhet lirisht se ishte edhe idhulli i fundit, me pamjen e të cilit/ në shiritin filmor/ mahnitej njerëzimi, sidomos bota femërore..Në vitet dyzeta dhe pesëdhjeta ishte ndër figurat e para fimore i cili realizonte numër të madh filmash, në mesin e të cilëve përfunimisht ishte edhe ''Sollomoni dhe Sheba''gjatë realizimit të të cilit vdiq nga sulmi në zemër, ndërsa për vazhdimin e filmit gjithsesi duhej të angazhohej Jul Bryner.Tajron Pauer ka mbetur i paharruar me shumë role të llojllojshme në mesin e të cilave bën pjesë edhe ai nga fimi''Ravhid'', një rol i paharruar psikologjik, i ngjashëm me atë të Gari Kuperit në filmin western''Pikërisht në mesditë''.

 

Nga zhanri i westernit ka mbetur i paharruar edhe filmi''Xhesi Xhejms''ku aktroi edhe Henri Fonda, në të cilin bëhet fjalë për banditët  Xhesi dhe Frank Xhems të cilët ishin bërë të popullarizuar dhe simpatik për shtresat e gjëra popullore, ngase i vidhnin të pasurit dhe i shpërblenin të varfërit.''Xhesi Xhems''ishte bërë hit i viteve dyzeta dhe shikohej me simpati të madhe në të gjitha vendet e botës.Edhe në këtë film i shohim aftësitë e llojllojshme dramatike të aktorit të shquar i cili me krijimet e veta të shumta kishte bërë që të mbetej përherë në kujtimet tona.

 

Gjithashtu roli tjetër i  shquar ishte ai i Don Diego De La Vegës nga filmi''Në shenjën e Zoros''ku sërish bëhet fjalë për njeriun që i ndihmon shtresat e varfëra popullore, duke u bërë edhe legjendar me veprimet e veta heroike.Në ''Shenjën e Zoros''është filmuar disa herë por asnjëri nga aktorët e tjerë nuk e realizoi me aq përkushtim rolin se sa Tajron Paueri, anipse në versionin më të ri nuk ka mbetur prapa as Entoni Hopkins/Zoro i vjetër/kurse Antonio Banderas /I riu/.

 

Kariera e tij ndërpritet në vitin 1943 kur merr pjesë në forcat ajrore amerikane, por menjëherë pas luftës ai e realizon  filmin''Razdor's edge''. .

 

Në filmin aventuristik''The Prince of Foks''Tajron Pauer aktron një piktor në shërbim të Dukës  Cezare Borxhia /Orson Uells/i cili e dërgon atë si mësit për motrën e vetë Lukrecia Borxhia së cilës i kishte vdekur burri dhe që duhej ta bindte ate që të martohej me kontin Alfonso D'Exste  nga Ferrara.

 

Ajo që e bën këtë film shumë interesant është fati se kur Orsini e kupton madhështinë dhe popullaritetin e Dukës Alfonso në shtresat popullore, edhepse është në shërbim të Cezare Botxhias, ai vehet në anën e drejtësisë, përkatësisht në anën  e kontit të nderuar.

 

Në filmin''Shirat po vijnë''aktron mjekun indus i shkolluar në Angli i cili kthehet në shërbim në vendin e tij.Edhe në këtë film na dhuron një kreacion të shklëqyer  me forcë të fuqishme artistike.''Shirat po vijnë''është xhiruar në të njejtin vit me ''Xhesi Xhejmsin''e popullarizuar, ndaj edhe është bërë mjaft i shikuar, si edhe shumë filma të tjerë të tij.

 

Pauer ishte i martuar tri herë por martesa e tij më e njohur ishte me Linda Kristianin nga e cila kishte lindur e bija e tyre Romina Pauer e cila është yll i famshëm i botës filmore dhe muzikore italiane, përndryshe edhe e martuar me shansonjerin Albano.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx