E enjte, 08.05.2025, 11:39 PM (GMT+1)

Kulturë

Skënder R. Hoxha: Tupanxhiu

E marte, 16.11.2010, 10:44 PM


SKËNDER R. HOXHA

 

T U P A N X H I U

 

(Me Din Mehmetin, në Gjakovë, në vitin 1979)

- E shkruar atëherë -

 

 

NË RRËMUJËN E STACIONIT1) TË QYTETIT

SHIKIMI THEHET NË RRUDHAT

E BALLIT TË BACLOKUT

TË TUPANXHIUT2) PLAK SI DUKAGJINI

ME KRAHUN E LËVARUR

E GISHTËRINJTË QË I DRIDHESHIN!

MË THA:

“U GËZOVA KUR T’PASHË -

(E MË SHTRËNGOI SI MIKUN QË S’HARROHET)

PAK JAM PLAKUR, BACLOK,

E PLEQËRISË S’I BESOHET,

PAK JAM SËMURË,

E KËSAJ EDHE LISI I RRËZOHET.”

I THASHË:

- JO, BACLOK, JO, SE

ENDE DUHET DUHET TA RRAHËSH

TUPANIN DUKAGJINIT,

ENDE DUHET DUHET T’I HAPËSH

FRËNGJITË E KULLAVE,

ENDE TË JESH STRALL

I ASHTIT TË STËRGJYSHËVE,

ENDE TË NDRIÇOJË FENERI YT

PËR ATA QË VIJNË,

ENDE DUHET TË JETË KRISMË EMRI YT!

____________

1) Fjala është për Stacionin e Autobusëve, të atëhershëm, në Gjakovë.

2) Në një vjershë të tij, poeti Din, e quajti veten Tupanxhiu i Dukagjinit, që ka kuptim të thellë figurativ.

/PS: Kjo vjershë, e frymëzuar nga ai takim i kahershëm me ish-profesorin tim dhe poetin e humanistn Din Mehmeti, i cili në atë kohë kishte qenë i sëmunrë, është botuar në gazeta, revista, libra e faqe interneti. Mirëpo, meqë më 12 nëntor 2010 Bacloku, siç i thoshte ai vetes dhe ne thërrisnim ashtu, ndërroi jetë, m’u duk mirë ta ribotoj, si evokim i së kaluarës dhe i respektit për të./



(Vota: 17 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx