Kulturë
Beqir Cikaqi: “Enigma” e Sugarit të Mixhës Sylë!
E hene, 15.11.2010, 10:36 PM
Tregim
Nga Beqir Cikaqi
“Enigma” e Sugarit të Mixhës Sylë!
… Mixha Sylë ishte një burrë rreth të shtatëdhjetave në atë kohë. Kishte një popullaritet sepse ishte njeri i fjales, i dijes, besa edhe guximit! Ku shkonte ia jepnin fjalën, e plaku tregonte gjëra interesante, anektoda, ndodhi trimërie për kreshnikët,etj. Vetëm për pushtetin e Titos ishte i papërshtatshëm…
Dikur moti, kur dëgjoja që thonin se Titoja ishte i mirë për shqiptarët, çuditësha! Çudia është edhe ma e madhe kur akoma aty këtu ndëgjohet se në kohen e Titos a kan mirë , se shqiptarët gëzonin këtë e atë të drejtë, etj… Bile një konkludim të ngjajshëm e pohojnë edhe disa bashkombas nga Shqipëria kur jam takuar aty këtu në diasporë. Ndoshta këta të fundit për arsye se paten një regjim të egër komunist në kohën e diktaturës, e kan një llojë “arsyetimi”, por duhet ditur se ishte politka e Titos dhe titiste që ka ndikuar në një formë “dresimin” e veprimëve jonjerzore të komunistëve ndaj jo përkrahësve të tyre, gjat kohës sa mardhënjet ndërshetërore që i kishin shumë të mira Jugosllavia artificiale dhe Shqipëria e cunguar.
Ka shumë e shumë raste të veprimëve jonjerzore ndaj shqiptarëve në ish”...Sllavin”, që tregojnë se deri ku kan mbrri mënyra e dhunës, turturës dhe trusnisë sistematike të pa ndërprerë që i bëheshin njerzëve të cilët mendonin në identitet kombëtar e në të drejtat e tyre jetësore. Me qenëse kishte një sundim të gjatë,regjimi titist edhe në mjediset plotësisht shqiptare kishte krijuar njerzit e vet, apo sikur njifeshin në popull “argat-spiunët” e sistemit pushtues të shkinisë. Kishte të atill që edhe për ndonjë “gaz të liruar nga prapanica”, imagjinon trillimin se për inat të Titos e ka liruar, ose e ka permendur emrin e tij dhe ka liruar gazin nga pas,etj, etj. Dhe shkonin e lajmronin në komitetin e partisë, a në stacionin policor, vetëm e vetëm për ndonjë “kockë” që i jepnin për të “lepirë”!
…
Tradiat popullore shqiptare jan mbajur e ruajturnë të kaluaren edhe nëpër ndejat e organizuara në oda e kulla. Aty jan dhënë njoftime për luftëtarët, për betejat e lavdishme, për kreshnikët,…këndoheshin këngë folklorike e popullore … Aty flitej për traditat e popullit. Aty (në oda e kulla) zhvilloheshin edhe lojra zbavitëse, madje madje edhe enigma të cilat nga njëher ishin aq të koklavitura sa nuk mund të gjenin zgjidhje gjat. Një enigmë e “llojit” të vet është edhe ky që sot mund të jetë si tregim, por në të kaluaren ishte ndodhi e vërtet.
Edhepse jetonin në fshat, nuk posedonte çdo shtëpi odë të burrave, sepse populli kishte një varfëri të skajshme. Mirpo, megjithate kishte disa aty këty, ku u tuboheshinin pasdarkave, sidomos gjatë stinës së dimirit kur netët ishin të gjata. Një natë ishin tubuar te Mixha Sylë. Mixha Sylë ishte një burrë rreth të shtatëdhjetave në atë kohë. Kishte një popullaritet sepse ishte njeri i fjales, i dijes, besa edhe i guximit. Ku shkonte ia jepnin fjalen, e ai tregonte gjëra interesante, anektoda, ndodhi trimërie për kreshnikët, etj. Vetëm për pushtetin e Titos ishte i papërshtatshëm, e gjithashtu edhe plaku Sylë nuk e pëlqente atë regjim. E kishte si traditë që në konak të vetin mos me mbajt fjalën shumë, në mënyr që të tjerët t’i nderojë që të flasin. Përveq dy vëllëzërve, kishte edhe tre djem Mixha Sylë që jetonin në një bashkësi familjare.Të gjithë punonin e ndëgjonin mirë mixhen Sylë, si kryefamiljar që ishte. Prejashtim bënte më i vogli- Sugari, që ishte ma i lazdruar dhe më “llafazan” nga goja. E thirrte me këtë emër përgdhelës “Sugar” Mixha Sylë, sepse emrin e vërtetë e kishte të babës, dhe i vinte shumë vështirë t’ia përmendë emrin e babës. Gjithashtu ishte si traditë që fëmijët e fundit t’i thirrnin me kësi llojë emrash përgdhelës(sugarë a sugareshë)! Edhe shumë të tjerë e thirrnin ashtu Sugari i Mixhës Sylë.
Një natë oda e burrave ishte e mbushur e stërmbushur, madje të ulur edhe në “trapazan” që ka vendin te dera e odës. Zhvillohej njëllojë “muhabeti” që njeri fliste e të tjerët e ndëgjonin… Derisa njeri nga të pranishmit e publikoi një enigmë, nuk vonoi shumë dhe qëllua, do me than u zgjodh enigma. Fjalen e kërkoi Sugari i Mixhës Sylë, që ishte ulur në”trapazan” pran derës. Mixha Sylë që ishte i ulur në ballë, aty pran oxhakut, e vështroi me një shikim Sugarin duke ia tërhequr vërejtjen se duhet të heshtë!? E vërejti sygjerimin e plakut Sugari dhe për një moment u ndal. Por ishin të pranishmit që insistuan t’a shpreh mendimn edhe Sugari. Dhe nuk priti lutje shumë! Unë, tha Sugari kam një pytje për të gjithë, do me than ishte një enigmë, sipas Sugarit të Mixhës Sylë, që e bëri në form të pytjes:
-Kush e din se çka po ban tani Tita!?
. Mixha Sylë e uli kokën sepse nuk erdhi fare mirë kjo pytje-“enigmë”, sidomos kur e bëri i biri i tijë. E dinin të gjithë të pranishmit se Mixha Sylë ishte ndër ata që e urrenin “Marshallin”, se kishte qen në disa herë në polici, besa edhe i burgosur e i maltertuar në kohen e “otkupit”, në kohen a akcionit të pushkëve,etj. Kishte hequr të zit e ullirit nga “udëbëja” në lokalet e burgut të qarkut, kur e kishte përdorur flamurin kombëtar (ende pa u lejuar në ish Jugosllavi. d.m.th. para ’68-të) në dasmen e djali të madh…Por ja që “sugari” e bëri këtë “enigmë”, si duket jo për t’a provokuar plakun e vet, por për t’u paraqitur si”i ditur”! E në realitet kjo doli si provokim i pamenduar i Sugarit!
Filluan të japin ide, të ndryshme, që t‘a zgjedhin këtë “problem-enigmë”. Dikush epte përgjegjie,se:-po han darkë! Dikush, thoshte, se po flen! Madje dikush tha se e kam ndëgjuar ditën në radio se ka shku në Indi me u tatua me Nehrun e Naserin e Egjiptit! Tjetri reagoi, -jo se paske ndëgju mirë se kashku në Rusi! Një burrë rreth të të 50 tat,duke dashur që t’a injorojë këtë “enigmë”, e qoi pak më gjatë, tha se kishte rënë borë edhe në Beligrad, dhe në malin afër kishte dal në gjueti për derra, e kishte mbytur një “thi” e sonte po donin me e ba menze…! Tjetri, nga xhepi e nxorri oren dhe duke e shikuar, tha: “auuu, po paska ecur sahati, po ai është në shtrat me Jovanken tani…!”, etj. etj. Jepej llojë lojë përgjegjie. Ndërsa Sugari rrinte ulur në “trapazan”, herë pasë here ndonjërin e shërbente me nga një gotë ujë, dhe e luente kokën, në shenjë mohimi,pas çdo përgjegjie, duke pëshpërit: Jo! Jo! Jo!... Ndërsa Mixha Sylë zihej, për herët të parë ndihej keq në konakun e vet para gjith atyre njerzëve të pranishëm, për fajin e “lazdranit”-Sugarit. Dikur doli jashtë gjëja për nevojë, por nuk mund t’a duronte atë bised aq të gjatë në odën e tijë rreth një shkau. Si duket jashtë ode kishte nisë edhe të turbullohet nga ajo “pasdarke” dhe me shtagë kryle ishte kthyr në odë.
Kur Mixha Sylë hyri në odë të gjith u ngritën, si zakonisht. Iu bëri me dorë që të uleshin, e ky vet e mbylli derën e odës dhe i mbështetur në kryle(shtagëmbajtëse) iu drejtua Sugarit, i cili në ato çaste edhe një përgjigjeje i tha jo!
-Fol, bre bir, e tregona se shka është kah bënë ai shka i biri shkines (se emrin nuk ia përmendi)! Se sonte i lodhe të gjithë që janë këtu!- tha Mixha Sylë dhe nuk shkoi të ulej në vend. Atëherë, Sugari patjetër iu desh të e jep përgjegjien e “enigmes” që e kishte mendua.
- E ndashi me e ditë se shka poban Tita, po iu tregojë. Gati njëzëri shumica e të pranishmëve i than:
- Hajt pra tregona!?
Mixha Sylë ka mbetur në këmbë te dera , aty pran djalit të vogël i cili është ulur në “trapazan”. Priste të përgjegjet, si duket diçka i kishte “plas në barkë”, dhe gati e kishte humbur durimin!
- Në dashi me ditë, Tita , tani është kah merr frymë!- tha Sugari i Mixhes Sylë.
- Aiiiiii !!! - ishte një regim si i koordinuar i të pranishmëve. Ndërsa Mixha Sylë, derisa e lëshoi një ofsham nga thellësia e shpirtit. Të pranishmit heshtën, e ky iu drejtua djalit:
- Hej bir, iu nalt fryma ati edhe ty! A e njeve se çka të thashë: Ati edhe ty!- e përsëriti dy herë. E tha me plotë vetëdije këtë plaku, se në ato momente ishte i mbushur në birin e vet që e zinte në gojë shkaun. Se në birin e shkines ishte i mbushur që moti. I humbi edhe durimi Mixhes Sylë, pasi bëri “dua” që të iu ndalet fryma të dyve, e ngriti krrylen t’i bie Sugarit në kokë, por më i shpejt ishte Smajli, një kojshi i plakut rreth të pesëdhjetave, duke i thënë:”o me nore baca Sylë, bre!”. Plaku u ndal.E dinte çka do me thënë kur dikush në kësi raste! Mandej, ngadal shkoi te vendi ku zakonisht ulej. E ndezi një cigare dhe u qetësua.U krijua një heshtje e zakonshme , si zakonisht në kësi raste… Pas pak të gjithë të pranishmit u shpërndan nëpër shtëpit e veta. Ishte dimër, jasht kishte borë dhe bënte të ftohtë i vërtet.
….
Të nesërmen, jo shumë herët, si herave tjera, në derë të Mixhes Sylë, trokitën “milicët”-njerzit me uniforma. Nuk i dhan kurfar sqarimi plakut, vetëm i than se kemi urdhër me të marr! Ndonëse edhe Mixha Sylë nuk kërkoi sqarim nga ata! E dinte se diçka ka ndodhur, por nuk i shkoi mendja se do të jetë ajo “nama” që kishte bërë mbrëmë! Megjithate i doli, mu ajo, që “nemi” djalin e vet dhe duhet të jepte llogari . Por jo për djalin e vet , por për birin e shkinës!? Mjerishtë, që edhe në odën e Mixhes Sylë kishte pasur “argat” të udëbes, të cilët edhe në mot të ftohtë s’kishin pritu me shku disa kilaometra në këmbë me “spiunu” për Mixhen Sylë që e ka thënë se iu nalt fryma “Marshallit”. Kjo ishte një lloje koiçidence me atë të lirimt të “gazit” nga prapanica. Inspektorët e sigurimit si duket kishin mbet “pa punë”, se tre-katër e kishin prit në hyrje të Udëbes, që vetëm jeri prej tyre ishte shqiptar të cilin e njihte mirë plaku, se ishin “takuar” edhe tjera herë në ato locale famkeqe.
Në fillim si zakonisht e kishin marr në pytje. Kënd e ke pasë mbrëmë në odë? Çka ke thënë mbrëmë? Pse ke thënë iu nalt fryma Titos? Ai, nuk është i biri shkinës, po është Marshalli i jonë!... Po i thash iu nal fruma edhe djalit tem, bre- ishte munduar të përgjigjet mixhoku, pa e kundërshtuar se s’kishte thënë ashtu. Nuk është me rëndësi që i ke thënë djalit tënd ashtu. Ati, edhe shumë shqiptarëve. edhe me iu nal fryma s’ka kurfar problemi, po Titos , nuk ban me iu nal!-ishte njeri nga ata serbët që fliste një shqipe të “sakatosur”. Çka bëjmë ne kur Titos i ndalet fryma!-heej ishte çjerrur njeri nga ata, që si duket ishte nga raca e “magjupëve”-romëve. Si me than ashtu!-kishte ndërhyrë tjetri. T’i edhe në pleqëri po e vërteton se je kundër vëllazërim-bashkimit-ishte shprehur inspektori shqiptar… S’kishin lan fjalë banale pa i thënë Migjës Sylë. Mandej e kishin kërcnuar, duke e urdhëruar që të thotë: Rrnoftë Shoku Tito! S’kishte pranuar, se nuk ia donte shpirti e s’ia thoshte ashtu as goja! Së fundit iu kishte nënshtruar edhe dhunës. Detyrohet plaku të thotë në formë metamorfoze: Rrnoftë sa bora në male!- duke belbëzuar, pa e përmendur emrin e shkaut. Ishte ndal ushtrimi dhunës për një momen. U mendua se më në fund ia arriten qëllimit që plaku të thot rrnoftë T...! Njeri nga udëbashët e kuptoi se bora në male shkrihet në panverë, dhe mandej jep me kuptu se mos me jetu ma gjat Shoku Tito i tyre! Atëherë urdhroi të ushtrohet dhunë edhe ma ashpër. Ishte dhuna e fundit që e përjetoi Mixha Sylë, në lokalet e Udëbës. se pas asaj torture nuk jetoi gjat, vdiq. Sa ishte ma i ri e duronte dhunën e torturat, por tani nuk mudi t’a përballojë. Në lokalet e sigurimit nuk e mbajten ma tepër se njëzetë e katër orë, porë si duket udëbashët ishin çfyer mirë edhe një herë në Mixhen Sylë, të cilin familjarët e kthyen në shtëpi të shtrier në qerre të kuajve.
. . .
Sa u mendua që plaku Sylë do të këndellet e të shpëton edhe kësaj rradhe, pas disa javësh vdiq. Shkas ishte “enigma” e Sugarit. Ndërsa “egjelin” para kohe ia sollen udëbashët. Kështu ishte në kohen e regjimit të Titos, edhe mahit e enigmat merreshin si “provokime” për ushtrimin e një dhune çnjerzore sistematike ndaj shqiptarëve. E kishin vetëm si shkas një fjalë a veprim sa do të “pa përshtatshëm” për ta, që të tregojnë “partizanët” sllavo-komunist se çfar “pushteti popullor” janë!