E premte, 09.05.2025, 12:02 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Cikël me poezi erotike

E merkure, 17.11.2010, 08:39 PM


Bukuri,të marrtë "djalli!"

 

(cikël me poezi erotike)

 

Nga Përparim Hysi

 

 

1.   Vjeshtë

 

Vjeshtë në natyrë,vjeshtë e imja moshë

Ç'e ke atë fytyrë,o moj,që mos qofshë!

Si me qumësht larë,të duket fytyra

Sado kokëbardhë,sa s'më zë mynxyrra.

 

Se më ikën mëndja.më del nga burgjia

Ja,e tillë është gjëndja:luan dhe pleqëria

Faj  ka fytyra si me qumësht larë

Në më zu mynxyrra,nga ti,moj pulëbardhë"

 

 

2.Portret

 

Trupi yt i drejtë,si të jetë kavak

Seç më futi dreqtë,sado që jam plak

Vetulla jote spicë,si krahadallandyshe

Më shpoi me murriz,aq e bukur ishe!

 

Syri yt qe blu ,mu si kulumbri

E pashë ububu dhe më nuk mbyll sy

Buza jote shegë,mu si shegë në vjeshtë

Ta puth mua m'u tek,po digjem si eshkë.

 

Gjiri yt si gur ( a më duket mua?)

Për të rashë sëmurë,se aq,moj,e dua

Të gjitha nishanet bërë me porosi

  zunë alarmet,dëgjon,dashuri?!...

 

3.Çupa e kovaçit

 

Kovaçi punonte  në farkë dhe digjte atje qymyr

Por çupën e kishte si kartë,ta shihje,qe si yll!

Çupë e kovaçit në fshat,qe si  me yll në ballë

Mbeteshe si me gojëhaptë,djemtë i silleshin vërdall.

 

Kovaçi ishte i zi,ashtu siç është dhe qymyri

Por vajzën e kish si flori, e shihje dhe të ikte syri.

Çupa e kovaçit qe e bardhë,aq e bardhë sa është bora

Djemtë,pas saj,vërdall;pas saj,ngjitur si rrodhja.

 

Po ja:një ditë më s'e pamë;ç'u bëre,moj çupë e kovaçit

Fshatit me pash i ramë;u lodhën gjithë djemtë e fshatit

Oi,po ajo,ja:paska ikur;ka ikur me një djalë në qytet

Atë ditë të gjithë qemë mërzitur;diçka kishim humbur,vërtet...

 

 

4.Kur më shkruan

 

Kur më shkruan ti mua një letër

Ma largon,sakaq,mërzijten

Se tani unë bëhem tjetër

Se e kam të shtrenjtë unë,miken.

 

Se jam larg e  në fund të botës

E nuk kam më shokë a miq

Po më luan mua çargu i kokës

Mike,moj,pa ty:eksiq!

 

Sa do zgjasë "sëmundje e keqe"  *

As dhe vetë unë nuk e di

Por një gjë  e di:"kjo dreqe"

Gjen shërim në Shqipëri.

 

*mërgimi

 

 

5.Bukuri,të marrtë "djalli!"

 

Jam i verbër,s'shikoj fare

Rrugën bëj si i  kalmendur

Se kam malle,se kam malle

Kam aq malle,si i dehur.

 

S'jam i dehur nga rakia

Por jam dehur unë nga malli

Më ka dehur dashuria

Bukuri,të marrtë "djalli!"

 

Se dhe mua më djallose

Ja,tani,në moshë të tretë

Bukuri,ti më nxhindose

Si i dehur,në vjeshtë të tretë.

 

Vjeshta është duke dalë

Pas nëntorit,erdhi dimri

Mëndja mua më vjen vërdallë

Nga e bukura si panjëprilli.

 

 

6.Kur ma hape gjirin

 

Kur ma hape gjirin ti,

Unë thashë:është parajsa!

Dhe fillova që të "pi"

Aq e madhe më qe ngasa.

 

Piva,piva dhe u "deha"

Se "rakia" qe e fortë

Pak më poshtë dhe zhdeha

Qeshë goditur mu në kokë.

 

 

7.Dy lloj ngjyrash ka bëluza

 

Dy llloj ngyrash ka bëluza

Po ç'reflekse kanë nga dielli

Mua  zë e më ha buza

Aq më ha sa më mbyt "helmi"

 

Të dy gjysmat bëjnë një

Bëjnë një,po sa të shkojnë

Por unë mendoj  ç'fshihet nën të

Shiko mëndjen ku e çoj.

 

E çoj larg,e larg në kohë

Kur një gji dikur e thitha

Tash rënkoj e po bëj"oh"

Nepsi  hiç,moj, nuk m'u shqitka.

 

Ndaj dhe mëndja mbet atje

Se çfarë fshihet nën bëluzë

I mësuar jam nga "dje"

Ndaaj më kruhet imja buzë.

 

 

8.Ervehe !

 

Për një mike të herëshme

 

Ti nuk je Erveheja e Muhamet Kyçyk-Çamit

Por je Erveheja që më mbyte mallit.

Ishe si një tumbë me lule,e gjitha aromë

Apo qe si një lastare,lastare e njomë.

 

Në trupin tënd të brishtë,epo ku fshihej ai zjarr

Pa pritur,çuditërisht,u dogjëm në zjarrin-mall.

 

Nëntor   2010



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx